13.86 mln euro për impiantin lundrues në Vaun e Dejës - Firmoset kontrata me konsorciumin kinezo-spanjoll
Projektimi, ndërtimi dhe operimi i impiantit diellor lundrues në Vaun e Dejës do të kushtojë 13.86 mln euro. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka njoftuar nënshkrimin e kontratës mes “SENA Solar Energy of Albania”, që zotërohet nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe sipërmarrjes së përbashkët kinezo – spanjolle Gamma – Sungrow.
Sipas detajeve të bëra të ditura më herët, kontrata përfshin projektin e detajuar, furnizimin, instalimin, testimin, si dhe periudhën e operimit dhe mirëmbajtjes për 2 vjet.
Sipas KESH kapaciteti i këtij impianti do të jetë 12.97 MWp dhe sipas përllogaritjeve, prodhimi i parashikuar në vitin e parë do të arrijë në 18,808 mWh, me një prodhim mesatar prej 17,822 mWh/vit gjatë gjithë jetës së tij.
Po ashtu, sipas KESH edhe pse impiantet fotovoltaikë lundrues konsiderohen ende një teknologji e re, sistemi i ankorimit të impiantit do të sigurojë operim normal edhe me luhatje deri në 15 metra të nivelit të ujit dhe rezistencë ndaj erës maksimale për 50 vitet e ardhshme.
Ndërtimi i impaintit diellor lundrues është një nga projektet e KESH, në kuadër të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë. Aktualisht kompania publike e prodhimit të energjisë zotëron vetëm një impiant diellor prej 5.14 MWp të pozicionuar në digën e Qyrsaqit, në Vaun e Dejës, ndërsa pjesja tjetër e aseteve gjeneruese përfshin 3 HEC-et e Kaskadës së Drinit.
Sondazh

Bonusi i pensionistëve, gati 63 milionë euro - Akti normativ 2024, Malaj: U mbështetën grupet vulnerabël
Përmes një akti normativ, në mbyllje të vitit 2024, qeveria rishpërndau rreth 50 miliardë lekë apo 500 milionë euro mes zërave të shpenzimeve buxhetore,......

Destinacionet më të “lakmuara” nga Aeroporti i Rinasit - Kryesisht ato italiane, Vathi: Interesi u rrit nga shtimi i linjave direkte
Kureshtja e shqiptarëve për qytete dhe vende të reja europiane, pushimet në vendet tradicionale apo edhe turistët e huaj, kanë rritur ndjeshëm numrin e......

Treni Tiranë-Durrës, miratohet kredia 40.7 mln euro - Muçaj: Do të përdoret për 8 stacionet dhe rritjen e kostove së materialeve
Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar kredinë shtesë prej 40.7 mln euro për projektin e hekurudhës Tiranë - Durrës dhe degëzimin e ri......

Hotelet me 5 yje, përjashtohen edhe dy vite nga tatimi korporativ - Propozimi në Kuvend, Klosi: Kemi sjellë 22 brand-e në vend. Investime madhore
Resortet me pesë yje, me status special, që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”, do të përjashtohen......

Centrali i vetëm bërthamor lundrues në botë - Akademik Lomonosov gjeneron 1 miliard kWh përpara se të furnizohet
Akademik Lomonosov, një termocentral bërthamor lundrues që funksionon që nga maji 2020 në rajonin rus të Arktikut Chukotka, ka gjeneruar 1 miliard kilovatorë......

Cilët profesionistë kërkon tregu i punës? Ekonomistët, Inxhinierët dhe IT më të preferuarit. Juristët, të pa “punë"
Në vitet e fundit, shumë të rinj shqiptarë kanë zgjedhur të ndjekin studimet e larta, me një prirje të dukshme drejt degëve si teknologjia, inxhinieria,......

Viti 2024 “dobësoi” tregtinë e jashtme/ Eksportet jo vetëm vlejnë më pak, por edhe peshojnë më pak
Shifrat e tregtisë së jashtme kanë vijuar të jenë të prekura nga dinamikat e kursit të këmbimit përgjatë gjithë vitit 2024. Më herët “Scan Intel” analizoi......

Akti normativ/ Malaj: Rialokime për projektet rrugore me perfomancë të lartë
Rishikimi i fundit i buxhetit për vitin 2024, që u miratua nga Qeveria më 19 Dhjetor, në formën e një Akti Normativ reflekton në buxhetin vjetor disa......