Bonusi i pensionistëve, gati 63 milionë euro - Akti normativ 2024, Malaj: U mbështetën grupet vulnerabël
Përmes një akti normativ, në mbyllje të vitit 2024, qeveria rishpërndau rreth 50 miliardë lekë apo 500 milionë euro mes zërave të shpenzimeve buxhetore, korente e kapitale, me synimin e realizimit sa më të plotë të shpenzimeve publike për vitin 2024, duke mbajtur të pandryshuar e të ardhurave buxhetore në nivel total.
Gjatë prezantimit të akti normativ në Komisionin e Ekonomisë, Ministri i Financave Petrit Malaj theksoi se u synua mbështetja e grupeve vulnerabël, sigurimi i bonusit të pranverës për pensionistët si dhe mbështetja e projekteve rrugore me ecuri pozitive.
“Nëpërmjet këtij Akti Normativ, u synua in-primis mbështetja për shtresat më vulnerabël të shoqërisë, nëpërmjet shpërndarjes së një pakete shpërblimesh të fundvitit me një kosto rreth 2.2 miliardë lekë, krahas krijimit të një llogarie speciale në Bankën e Shqipërisë për mbështetjen e pensionistëve me një transfertë fillestare prej rreth 6.3 miliardë lekë. Nga ana tjetër, në logjikën e viteve të mëparshme, ky rishikim i buxhetit 2024 materializoi gjithashtu edhe rialokimin e shpenzimeve buxhetore drejt atyre me ecuri më të lartë, duke realizuar në masë të konsiderueshme pagesën e detyrimeve”.
Deputetët e komisionit kanë ngritur shqetësimin e një niveli të lartë të mosrealizimit të investimeve deri në fund të vitit dhe për këtë, Ministri Malaj ka theksuar se për 2025 janë marrë masa.
“Për vitin 2025 po bëjmë një plan monitorimi për realizimin e shpenzimeve publike në kohë. Në bashkëpunim me BB kemi ndërmarrë trajnime për punonjësit e administratës. Kemi krijuar dhe paltformën e-transparency , gjithashtu gjatë 2025 do bëjmë takime për të trajnuar në baza mujore ecurinë e investimeve”.
Sipas ministrit, realizimi i investimeve me financim të brendshëm për vitin 2024 është në nivelin 92 % dhe investimet me financim të huaj 90 %.
Deficiti buxhetor aktualisht llogaritet në 10 miliardë lekë, ndërsa parashikohet që një pjesë e shpenzimeve të ndodhin deri në fund të muajit.
Sondazh

Destinacionet më të “lakmuara” nga Aeroporti i Rinasit - Kryesisht ato italiane, Vathi: Interesi u rrit nga shtimi i linjave direkte
Kureshtja e shqiptarëve për qytete dhe vende të reja europiane, pushimet në vendet tradicionale apo edhe turistët e huaj, kanë rritur ndjeshëm numrin e......

Treni Tiranë-Durrës, miratohet kredia 40.7 mln euro - Muçaj: Do të përdoret për 8 stacionet dhe rritjen e kostove së materialeve
Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar kredinë shtesë prej 40.7 mln euro për projektin e hekurudhës Tiranë - Durrës dhe degëzimin e ri......

Hotelet me 5 yje, përjashtohen edhe dy vite nga tatimi korporativ - Propozimi në Kuvend, Klosi: Kemi sjellë 22 brand-e në vend. Investime madhore
Resortet me pesë yje, me status special, që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”, do të përjashtohen......

Centrali i vetëm bërthamor lundrues në botë - Akademik Lomonosov gjeneron 1 miliard kWh përpara se të furnizohet
Akademik Lomonosov, një termocentral bërthamor lundrues që funksionon që nga maji 2020 në rajonin rus të Arktikut Chukotka, ka gjeneruar 1 miliard kilovatorë......

Cilët profesionistë kërkon tregu i punës? Ekonomistët, Inxhinierët dhe IT më të preferuarit. Juristët, të pa “punë"
Në vitet e fundit, shumë të rinj shqiptarë kanë zgjedhur të ndjekin studimet e larta, me një prirje të dukshme drejt degëve si teknologjia, inxhinieria,......

Viti 2024 “dobësoi” tregtinë e jashtme/ Eksportet jo vetëm vlejnë më pak, por edhe peshojnë më pak
Shifrat e tregtisë së jashtme kanë vijuar të jenë të prekura nga dinamikat e kursit të këmbimit përgjatë gjithë vitit 2024. Më herët “Scan Intel” analizoi......

Akti normativ/ Malaj: Rialokime për projektet rrugore me perfomancë të lartë
Rishikimi i fundit i buxhetit për vitin 2024, që u miratua nga Qeveria më 19 Dhjetor, në formën e një Akti Normativ reflekton në buxhetin vjetor disa......

Greqia, 18 miliardë euro nga BE - Fondet do të tërheqin investime të reja për infrastrukturën, digjitalizimin
Greqia ka marrë 18 miliardë euro grante dhe kredi nga Fondi i Rimëkëmbjes së Bashkimit Evropian që nga viti 2021, një shumë ekuivalente me rreth 8% të......