303 pika të këmbimit valutor vetëm në Tiranë - BSH: Në 2024 u hoqën 24 licenca, por u shtuan 13% më pak krahasuar me vitin 2023!
Në 2024 është shtuar numri i pikave të këmbimit valutor në të gjithë vendin, por nga ana tjetër është rritur edhe numri i subjekteve, të cilëve i është hequr licenca nga Banka e Shqipërisë.
Të dhënat më të fundit tregojnë se gjatë vitit 2024 janë licencuar 46 pika të reja të këmbimit valutor, 13% më pak se në vitin pararendës. Aktualisht, në Shqipëri numërohen gjithsej 640 zyra të këmbimit valutor. Nga statistikat zyrtare të Bankës Qendrore rezuton se rreth 303 pika të këmbimit valutor gjenden vetëm në Tiranë, 42 në Durrës ndërsa pjesa e mbetur është e shpërndarë në qytetet e tjera të vendit.
Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë ka hequr licencën e 24 zyrave të këmbimit valutor. Ndërsa në 2023 iu ndalua që të ushtronin veprimtarinë 14 pikave të këmbimit valutor, vitin e kaluar rezulton të jenë hequr 10 licenca më shumë, pjesa më e madhe e të cilave në Tiranë.
Banka e Shqipërisë kryen inspektime të vazhdueshme pranë pikave të këmbimit valutor. Arsyet kryesore të revokimit të licencave kanë të bëjnë me moszbatimin e detyrimeve ligjore dhe rregullatore lidhur me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit nga ana e zyrave të këmbimit valutor. Në raportin e ardhshëm të mbikëqyrjes financiare të Bankës së Shqipërisë, pritet të publikohen edhe më tepër detaje mbi arsyet e revokimeve.
Gjithashtu, në 15 ditët e para të muajit aktual rezulton të jenë revokuar edhe 2 licenca të tjera të pikave të këmbimit valutor.
Sondazh

13.86 mln euro për impiantin lundrues në Vaun e Dejës - Firmoset kontrata me konsorciumin kinezo-spanjoll
Projektimi, ndërtimi dhe operimi i impiantit diellor lundrues në Vaun e Dejës do të kushtojë 13.86 mln euro. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka......

Bonusi i pensionistëve, gati 63 milionë euro - Akti normativ 2024, Malaj: U mbështetën grupet vulnerabël
Përmes një akti normativ, në mbyllje të vitit 2024, qeveria rishpërndau rreth 50 miliardë lekë apo 500 milionë euro mes zërave të shpenzimeve buxhetore,......

Destinacionet më të “lakmuara” nga Aeroporti i Rinasit - Kryesisht ato italiane, Vathi: Interesi u rrit nga shtimi i linjave direkte
Kureshtja e shqiptarëve për qytete dhe vende të reja europiane, pushimet në vendet tradicionale apo edhe turistët e huaj, kanë rritur ndjeshëm numrin e......

Treni Tiranë-Durrës, miratohet kredia 40.7 mln euro - Muçaj: Do të përdoret për 8 stacionet dhe rritjen e kostove së materialeve
Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar kredinë shtesë prej 40.7 mln euro për projektin e hekurudhës Tiranë - Durrës dhe degëzimin e ri......

Hotelet me 5 yje, përjashtohen edhe dy vite nga tatimi korporativ - Propozimi në Kuvend, Klosi: Kemi sjellë 22 brand-e në vend. Investime madhore
Resortet me pesë yje, me status special, që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”, do të përjashtohen......

Centrali i vetëm bërthamor lundrues në botë - Akademik Lomonosov gjeneron 1 miliard kWh përpara se të furnizohet
Akademik Lomonosov, një termocentral bërthamor lundrues që funksionon që nga maji 2020 në rajonin rus të Arktikut Chukotka, ka gjeneruar 1 miliard kilovatorë......

Cilët profesionistë kërkon tregu i punës? Ekonomistët, Inxhinierët dhe IT më të preferuarit. Juristët, të pa “punë"
Në vitet e fundit, shumë të rinj shqiptarë kanë zgjedhur të ndjekin studimet e larta, me një prirje të dukshme drejt degëve si teknologjia, inxhinieria,......

Viti 2024 “dobësoi” tregtinë e jashtme/ Eksportet jo vetëm vlejnë më pak, por edhe peshojnë më pak
Shifrat e tregtisë së jashtme kanë vijuar të jenë të prekura nga dinamikat e kursit të këmbimit përgjatë gjithë vitit 2024. Më herët “Scan Intel” analizoi......