Treni Tiranë-Durrës, miratohet kredia 40.7 mln euro - Muçaj: Do të përdoret për 8 stacionet dhe rritjen e kostove së materialeve
Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar kredinë shtesë prej 40.7 mln euro për projektin e hekurudhës Tiranë - Durrës dhe degëzimin e ri drejt aeroportit të Rinasit.
Huaja do merret nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërsa do të shërbejë për ndërtimin e tetë godinave të stacioneve hekurudhore si dhe për financimin e rritjes së kostove të kontratës ekzistuese.
Ndërkaq, Muçaj bëri me dije se ky nuk është financimi përfundimtar për këtë linjë hekurudhore, pasi do të nevojiten fonde shtesë edhe për projektin e elektrifikimit.
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka akorduar edhe një kredi tjetër për këtë projekt me vlerë 36.87 mln euro dhe së bashku me kredinë e re, vlera e huasë që do të merret nga BERZH arrin në 77.57 mln euro.
Projekti fillestar për rehabilititmin e kësaj linje hekurudhore, përveç kredisë së BERZH bashkëfinancohet nga një grant i Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor, në vlerën 35.44 mln euro dhe një granti të BERZH prej 1.1 mln euro.
Ndërkaq, qeveria ka deklaruar se është në kërkim të financimit edhe për ndërtimin e segmentit që do të risjellë stacionin e trenit në Tiranë.
Sondazh

Hotelet me 5 yje, përjashtohen edhe dy vite nga tatimi korporativ - Propozimi në Kuvend, Klosi: Kemi sjellë 22 brand-e në vend. Investime madhore
Resortet me pesë yje, me status special, që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”, do të përjashtohen......

Centrali i vetëm bërthamor lundrues në botë - Akademik Lomonosov gjeneron 1 miliard kWh përpara se të furnizohet
Akademik Lomonosov, një termocentral bërthamor lundrues që funksionon që nga maji 2020 në rajonin rus të Arktikut Chukotka, ka gjeneruar 1 miliard kilovatorë......

Cilët profesionistë kërkon tregu i punës? Ekonomistët, Inxhinierët dhe IT më të preferuarit. Juristët, të pa “punë"
Në vitet e fundit, shumë të rinj shqiptarë kanë zgjedhur të ndjekin studimet e larta, me një prirje të dukshme drejt degëve si teknologjia, inxhinieria,......

Viti 2024 “dobësoi” tregtinë e jashtme/ Eksportet jo vetëm vlejnë më pak, por edhe peshojnë më pak
Shifrat e tregtisë së jashtme kanë vijuar të jenë të prekura nga dinamikat e kursit të këmbimit përgjatë gjithë vitit 2024. Më herët “Scan Intel” analizoi......

Akti normativ/ Malaj: Rialokime për projektet rrugore me perfomancë të lartë
Rishikimi i fundit i buxhetit për vitin 2024, që u miratua nga Qeveria më 19 Dhjetor, në formën e një Akti Normativ reflekton në buxhetin vjetor disa......

Greqia, 18 miliardë euro nga BE - Fondet do të tërheqin investime të reja për infrastrukturën, digjitalizimin
Greqia ka marrë 18 miliardë euro grante dhe kredi nga Fondi i Rimëkëmbjes së Bashkimit Evropian që nga viti 2021, një shumë ekuivalente me rreth 8% të......

Inspektorati i Punës, 54 mln lekë gjoba bizneseve - Në vitin 2024 kontrollohen mbi 190 mijë vende pune
Inspektoriati Shtetëror i Punës, çdo muaj kryen inspektimet në subjekte me qëllim ndëshkimin e paligjshmërive, informalitetit, si dhe trajton......

Gjashtë kandidatura për kryetar bordi të AMF - Kush janë personat që duan të administrojnë veprimtarinë e Autoritetit?
Për pozicionin vakant të anëtarit të bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, i cili do të jetë në të njëjtën kohë edhe kryetar bordi, janë vetofruar......