Shqipëria Postuar më 22 Janar 2025, 13:41

Destinacionet më të “lakmuara” nga Aeroporti i Rinasit - Kryesisht ato italiane, Vathi: Interesi u rrit nga shtimi i linjave direkte

Nga Hamit Yzeiraj

Destinacionet më të “lakmuara” nga Aeroporti i Rinasit -

Kureshtja e shqiptarëve për qytete dhe vende të reja europiane, pushimet në vendet tradicionale apo edhe turistët e huaj, kanë rritur ndjeshëm numrin e fluturimeve nga Rinasi me rreth 35% vitin e shkuar.

Në total, në Aeroportin e Rinasit u kryen 68 mijë e 300 fluturime. Destinacionet më të spikatura mbetën kryesisht qytetet italiane si Roma, Milano dhe Bergamo, por nuk mbetën pas as Madridi, Viena apo Stokholmi, që kishte regjistruar një rritje prej 170% të fluturimeve me Rinasin.

“Nëse më përpara fluturimet kanë qënë të fokusuara drejt qyteteve të mëdha, tani ka ndryshuar shtrirja gjeografike e fluturimeve si pasojë e konkurrencës mes kompanive loë-cost duke krijuar linja të reja direkte me qytete që kanë patur rritje të numrit të fluturimeve nga Rinasi,” shprehet Besnik Vathi.

Zhvlerësimi i euros gjatë vitit 2024 dhe biletat loë-cost gjithnjë e më joshëse për shqiptarët kanë bërë që, sipas INSTAT, të numërohen deri në 6.43 milionë dalje të shtetasve shqiptarë për pushime, kryesisht gjatë muajve të verës, apo dhe për qëllime të tjera.

“Rënia e vlerës së euros ka ndikuar që shqiptarët të blejnë më shumë shërbime, por arsyeja kryesore në fakt e rritjes së interesit të qytetarëve për të bërë pushimet jashtë vendit lidhen më biletat loë-cost”, shprehet ndër të tjera Zoti Vathi.

Sipas të dhënave nga Aeroporti i Rinasit, janë regjistruar rreth 10.7 milionë hyrje në Shqipëri përmes transportit ajror, duke zënë rreth 90% të totalit të shtetasve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë gjatë vitit të shkuar.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat