Takimi i Kolegjit të Mbikëqyrësve organizuar nga BQE, mikpritur nga Banka e Shqipërisë!
Në datat 25-26 qershor 2025 u zhvillua takimi i Kolegjit të Mbikëqyrësve, i organizuar nga Banka Qëndrore Evropiane (BQE) dhe i mikpritur nga Banka e Shqipërisë.
Ky Kolegj zhvillohet çdo vit nga Banka Qendrore Evropiane (BQE), me qëllim vlerësimin e përbashkët të riskut për çdo grup bankar që mbikëqyret nga BQE-ja dhe për herë të parë një takim i tillë u mbajt në Shqipëri.
Gjatë këtij takimi prezantohen vlerësimet e përbashkëta të mbikëqyrjes së rrezikut për vitin 2024, i njohur si Procesi i Rishikimit dhe Vlerësimit të Mbikëqyrjes (SREP) nga ana e grupit të përbashkët mbikëqyrës të BQE-së. SREP-ja përbën një element kyç të mbikëqyrjes bankare në Bashkimin Evropian dhe zbatohet nga BQE-ja, në bashkëpunim me autoritetet kombëtare mbikëqyrëse. Qëllimi i tij është të sigurojë që bankat të kenë kapital dhe likuiditet të mjaftueshëm për të përballuar rreziqet potenciale, si dhe të vlerësojë efektivitetin e menaxhimit të brendshëm të rrezikut dhe strukturës së qeverisjes.
Në fokus të këtij takimi janë edhe çështjet që lidhen me menaxhimin e riskut gjeopolitik në vitin 2025, si dhe një përmbledhje mbi vlerësimet mbikëqyrëse në terren.
Pjesëmarrësit në takim ishin përfaqësues nga BQE-ja, Autoriteti Bankar Evropian (EBA), Banka Qendrore e Austrisë, si dhe nga autoritetet mbikëqyrëse.
Aktiviteti u çel me fjalën përshëndetëse të Zëvendësguvernatores së Dytë të Bankës së Shqipërisë, zj. Natasha Ahmetaj. Në krye të fjalës, zj. Ahmetaj falënderoi BQE-në për organizmin e këtij aktiviteti në Tiranë, në këtë vit që përkon edhe me 100-vjetorin e krijimit të bankës tonë qendrore.
Ajo theksoi se qëllimi i takimeve të tilla mbetet tepër i rëndësishëm, pasi shëndeti i çdo banke në veçanti, dhe i sistemit financiar, në tërësi, është parakusht për rritjen ekonomike të vendit.
Zëvendësguvernatorja Ahmetaj u shpreh se zhvillimet e vrulleshme gjeopolitike në ditët tona, me një kombinim faktorësh dhe aktorësh të panjohur më parë, sjellin pasiguri dhe paqartësi, ndaj ruajtja e stabilitetit financiar mbetet detyrë parësore për garantimin e zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë së vendit. Vetëm mbi bazën e një sistemi financiar të qëndrueshëm, ne mund të synojmë alokimin eficent të burimeve, punësimin afër normës natyrore të ekonomisë, apo stabilitet të çmimeve. Vlera e vërtetë e stabilitetit financiar kuptohet më mirë në destabilitet. Gjatë turbulencave financiare, ne jemi dëshmitarë se si bankat hezitojnë të kreditojnë ekonominë, bursat tronditen dhe lajmet për falimente bankash bëhen titujt kryesorë.
Ajo shtoi se një regjim rregullues dhe mbikëqyrës, sado i përkryer, nuk mund të garantojë një sektor bankar të qëndrueshëm, nëse vetë bankat nuk përshtasin dhe modernizojnë qeverisjen dhe praktikat e tyre të menaxhimit të riskut. Stabiliteti i sektorit bankar mbi të gjitha është çështje e sjelljes së duhur, të njëkohshme, kolektive dhe sipas një qëllimi konvergues: qëndrueshmërisë afatgjatë.
Në Shqipëri, të dhënat tregojnë për një rritje të qëndrueshme ekonomike, përmirësim të dukshëm në treguesit fiskalë, ulje të deficitit tregtar, kryesisht të financuar nga investimet e huaja direkte, inflacion të ulët, performancë pozitive të sistemit financiar, një kuadër mbikëqyrës të përafruar me atë të BE-së, si edhe pozicion të mirë financiar të bizneseve dhe familjeve.
Si autoritet rregullator dhe mbikëqyrës, BSH-ja ka punuar për përmirësimin e kuadrit rregullativ, duke përfshirë në të kërkesa të reja për administrimin e rreziqeve, të tilla si ekspozimi ndaj sulmeve kibernetike dhe ndryshimeve të klimës.
“Të gjitha këto sugjerojnë se bankat në Shqipëri operojnë në një ambient rregullativ të formatuar sipas modeleve më të mira për të mundësuar qëndrueshmëri dhe efektivitet në afat të gjatë. Prezenca e bankave me kapital nga vendet e BE-së e mbështet fort këtë qellim, duke siguruar që modelet e mira t’i kemi mes nesh. Dhe modele të tilla nuk rreshtin së qeni një burim dijesh dhe besimi për publikun shqiptar.”- theksoi Zëvendësguvernatorja Ahmetaj.
Në vijim të këtij takimi dy ditor, do të diskutohen çështje të rëndësishme mbi prioritetet mbikëqyrëse dhe ato të menaxhimit të rreziqeve me të cilat përballet sektori bankar.

Ibiza, ana tjetër e medaljes - Kriza e strehimit “rëndon” mbi banorët vendas
Nën plazhet e puthura nga dielli dhe jetën legjendare të natës në Ibiza qëndron një krizë e thellë strehimi, e përkeqësuar nga një “shpërthim” vizitorësh pas......

Egjipti, 30 mln USD për të “transformuar” piramidat - Rikonstruksioni i zonës përmirëson ndjeshëm përvojën turistike
Rreth 2.5 milionë njerëz vizitojnë Piramidat e Gizës çdo vit, me shpresën e një përvoje epike që i përshtatet njërës prej Shtatë Mrekullive të Botës. Por për......

Shqipëria në krye të Presidencës së ICIC – Komisioneri Dervishi: Besim që na nderon dhe na motivon
Berlin, 25 qershor 2025 – Në përfundim të punimeve tre-ditore të Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve për të Drejtën e Informimit (ICIC), të zhvilluar......

Evropë, shitjet e makinave elektrike rriten me 27% - Tesla regjistron rënie për të pestin muaj radhazi
Shitjet e makinave të reja Tesla në Evropë ranë me 27.9% në maj krahasuar me një vit më parë, edhe pse blerjet e automjeteve plotësisht elektrike në rajon u......

Gjurmët në rrjete sociale çojnë te llogaritë e fshehura - Treska: Kontratat online zbulojnë shumat e padeklaruara tek Tatimet
Për çdo euro apo dollar të fituar, qoftë në platformat online, organet ligjzbatuese në Shqipëri mund t’i monitorojnë këto të ardhura për të përcaktuar shumën......

“Vërshojnë” investimet turke në Shqipëri - BSH: 50 mln euro në tremujorin e parë 2025. Zbresin nga “froni” holandezët
Jo vetëm me të shkuarën historike, kulturën apo kinematografinë, por Turqia lidhet ngushtë me Shqipërinë edhe për sa i përket investimeve. Sipas të dhënave......

Shqipëria “thërret” studentët e botës - Arsimi i Lartë 2030, vendi promovohet si destinacion studimi
Me synimin për të tërhequr studentë të huaj, Liga e Universiteteve “Gjon Durrahium” organizoi forumin “Arsimi i Lartë 2030”. Ky forum u zhvillua pas Vendimit......

Ferma e dijes dhe agroturizmit të mollëve në Korçë - FSHZH hap tenderin mbi 236 mln lekë. Qendër për bujqësinë, edukimin e turizmin
Me një fond limit prej mbi 236 milionë lekësh, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për fazën e parë të projektit “Ferma e dijes dhe agroturizmit të......