Vendet e NATO-s miratojnë objektivin 5% - Anëtarët angazhohen për të rritur shpenzimet e mbrojtjes
Vendet e NATO-s miratuan rritjen e shpenzimeve ushtarake me 5% të PBB-së. Udhëheqësit gjithashtu ripohuan angazhimin ndaj mbrojtjes kolektive, në rast se sulmohet një shtet anëtar.
Udhëheqësit e NATO-s mbështetën një rritje të madhe të shpenzimeve të mbrojtjes dhe ripohuan angazhimin e tyre për të mbrojtur njëri-tjetrin nga sulmet pas një samiti të shkurtër, të krijuar posaçërisht për Presidentin e SHBA-së Donald Trump.
Në një deklaratë, aleanca miratoi një objektiv më të lartë të shpenzimeve të mbrojtjes prej 5% të PBB-së deri në vitin 2035, një përgjigje ndaj kërkesës së Trump dhe kërcënimit rus.
"Ne ripohojmë angazhimin tonë të palëkundur ndaj mbrojtjes kolektive, siç përcaktohet në Nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit, se një sulm ndaj njërit është një sulm ndaj të gjithëve", thuhet në deklaratë. Presidenti amerikan kishte shkaktuar shqetësime një ditë më pare, duke thënë se kishte "përkufizime të shumta" të klauzolës. Por pak para se të hapej samiti, Trump deklaroi se "ne jemi me ta deri në fund", duke iu referuar aleatëve të NATO-s.
Aleanca me 32 vende i kushtoi vëmendje thirrjes së liderit amerikan për të zvogëluar varësinë e NATO-s nga SHBA. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pranoi se nuk ishte e lehtë për vendet evropiane dhe Kanadanë të gjenin paratë shtesë, por shtoi se ishte jetik realizimi i këtij angazhimi.
"Ekziston bindja absolute me kolegët e mi se, duke pasur parasysh kërcënimin nga Rusia dhe situarën e sigurisë ndërkombëtare, nuk ka alternative tjetër", tha ish-kryeministri holandez në Hagë.
Objektivi i ri i shpenzimeve, që do të arrihet gjatë 10 viteve të ardhshme, reflekton një rritje me vlerë qindra miliarda dollarë në vit nga objektivi aktual prej 2% të Produktit të Brendshëm Bruto. Vendet do të shpenzojnë 3.5% të PBB-së për mbrojtjen thelbësore, si trupat dhe armët, dhe 1.5% për masa më të gjera, që përfshijnë sigurinë kibernetike, mbrojtjen e tubacioneve dhe përshtatjen e rrugëve për të përballuar automjete të rënda ushtarake.

Ibiza, ana tjetër e medaljes - Kriza e strehimit “rëndon” mbi banorët vendas
Nën plazhet e puthura nga dielli dhe jetën legjendare të natës në Ibiza qëndron një krizë e thellë strehimi, e përkeqësuar nga një “shpërthim” vizitorësh pas......

Egjipti, 30 mln USD për të “transformuar” piramidat - Rikonstruksioni i zonës përmirëson ndjeshëm përvojën turistike
Rreth 2.5 milionë njerëz vizitojnë Piramidat e Gizës çdo vit, me shpresën e një përvoje epike që i përshtatet njërës prej Shtatë Mrekullive të Botës. Por për......

Shqipëria në krye të Presidencës së ICIC – Komisioneri Dervishi: Besim që na nderon dhe na motivon
Berlin, 25 qershor 2025 – Në përfundim të punimeve tre-ditore të Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve për të Drejtën e Informimit (ICIC), të zhvilluar......

Evropë, shitjet e makinave elektrike rriten me 27% - Tesla regjistron rënie për të pestin muaj radhazi
Shitjet e makinave të reja Tesla në Evropë ranë me 27.9% në maj krahasuar me një vit më parë, edhe pse blerjet e automjeteve plotësisht elektrike në rajon u......

Gjurmët në rrjete sociale çojnë te llogaritë e fshehura - Treska: Kontratat online zbulojnë shumat e padeklaruara tek Tatimet
Për çdo euro apo dollar të fituar, qoftë në platformat online, organet ligjzbatuese në Shqipëri mund t’i monitorojnë këto të ardhura për të përcaktuar shumën......

“Vërshojnë” investimet turke në Shqipëri - BSH: 50 mln euro në tremujorin e parë 2025. Zbresin nga “froni” holandezët
Jo vetëm me të shkuarën historike, kulturën apo kinematografinë, por Turqia lidhet ngushtë me Shqipërinë edhe për sa i përket investimeve. Sipas të dhënave......

Shqipëria “thërret” studentët e botës - Arsimi i Lartë 2030, vendi promovohet si destinacion studimi
Me synimin për të tërhequr studentë të huaj, Liga e Universiteteve “Gjon Durrahium” organizoi forumin “Arsimi i Lartë 2030”. Ky forum u zhvillua pas Vendimit......

Ferma e dijes dhe agroturizmit të mollëve në Korçë - FSHZH hap tenderin mbi 236 mln lekë. Qendër për bujqësinë, edukimin e turizmin
Me një fond limit prej mbi 236 milionë lekësh, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për fazën e parë të projektit “Ferma e dijes dhe agroturizmit të......