Shqipëria Postuar më 25 Qershor 2025, 12:52

Shqipëria “thërret” studentët e botës - Arsimi i Lartë 2030, vendi promovohet si destinacion studimi

Nga Hamit Yzeiraj

Shqipëria “thërret” studentët e botës - Arsimi i

Me synimin për të tërhequr studentë të huaj, Liga e Universiteteve “Gjon Durrahium” organizoi forumin “Arsimi i Lartë 2030”. Ky forum u zhvillua pas Vendimit të Këshillit të Ministrave më datë 21 maj të këtij viti, i cili lehtëson regjistrimin e studentëve të huaj në universitetet shqiptare.

“Unë besoj që ka ardhur koha që të kemi një strategji të integruar të ndërkombëtarizimit, një strategji që përfshin aspektin e promovimit të Shqipërisë si destinacion akademik. Sot ne kemi universitete që kanë hapur degët e tyre në Shqipëri. Kemi edhe Kolegjin e Europës, i cili organizoi për herë të parë vitin akademik në kampusin e Tiranës”, u shpreh ministrja Manastirliu.

Ky synim vjen në një kohë kur numri i regjistrimeve të studentëve vendas në arsimin e lartë po bie për shkak të emigracionit. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në pesë vitet e fundit numri i regjistrimeve në arsimin e lartë ka rënë me 8%. Ndërkohë, me formimin e Ligës së Universiteteve “Gjon Durrahium”në fund të vitit të kaluar, synohet përmirësimi i strukturave arsimore.

“Jam i bindur që pritshmëritë janë të jashtëzakonshme. Kjo ide ka lindur rreth vitit 2017, por mbeti thjesht një ide. Dhe me këtë forum të rëndësishëm i kemi dhënë jetë. Na ka bindur optimizmi se, duke bashkëpunuar, mund të bëjmë shumë më tepër për mësimdhënien në arsimin e lartë, siç janë ndërkombëtarizimi apo digjitalizimi”, u shpreh Ethem Ruka, kreu i bordit të “Gjon Durrahium”.

Në vendin tonë, për vitin akademik 2023–2024, totali i studentëve të huaj të regjistruar në arsimin e lartë përbënte rreth 2% të numrit të përgjithshëm të regjistrimeve. Një përqindje ende e ulët, që përmes këtij forumi synohet të rritet ndjeshëm.

 

 

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat