Ferma e dijes dhe agroturizmit të mollëve në Korçë - FSHZH hap tenderin mbi 236 mln lekë. Qendër për bujqësinë, edukimin e turizmin
Me një fond limit prej mbi 236 milionë lekësh, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për fazën e parë të projektit “Ferma e dijes dhe agroturizmit të mollëve, Korçë”. Nisma vjen në kuadër të mbështetjes për ngritjen e poleve të zhvillimit të integruar rural, në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe aktorë të tjerë lokalë e qendrorë.
Sipas dokumenteve të tenderit, projekti synon ngritjen e një ferme moderne të prodhimit dhe promovimit të mollës, që do të shërbejë si një qendër multifunksionale për bujqësinë, edukimin, turizmin dhe ekonominë lokale. E konceptuar si një “fermë e dijes”, ajo do të ndërtohet në afërsi të fshatit Qatrom, vetëm 5.4 kilometra nga qyteti i Korçës, në një zonë me tokë pjellore, topografi të lehtë dhe burime të përshtatshme uji. Aktualisht, zona është e pandërtuar dhe e paaksesueshme me infrastrukturë moderne rrugore, ndaj projekti parashikon ndërhyrje edhe në këtë drejtim.
Ferma është menduar si një hapësirë e hapur, ku për fermerët, do të jetë një pikë takimi dhe shkëmbimi për teknikat e reja të bujqësisë; për konsumatorët, një burim prodhimesh të freskëta dhe cilësore nga burime të certifikuara vendore, ndërsa për vizitorët, një destinacion turistik i kombinuar me eksperienca edukative dhe rekreative.
Përmes kësaj nisme, synohet të vihet në eficiencë një territor i pashfrytëzuar dhe të krijohet një pikë referimi për zhvillimin e agroturizmit dhe formave të reja të sipërmarrjes rurale.
Në afatgjatë, synimi është që “Ferma e Mollëve” të shndërrohet në një markë lokale, ku ndërthuren aktorët publikë, privatë dhe kërkimorë, për të krijuar një model bashkëpunimi që fuqizon ekonominë rurale, nxit inovacionin dhe promovon qasjen e hapur ndaj dijes dhe shërbimeve.

Rrjeta kapi më pak peshq në vitin 2024! Sasia u ul me 14.9%. Akuakultura vijon të jetë burimi kryesor i peshkut të zënë
Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar të dhënat më të fundit mbi aktivitetin e peshkimit në Shqipëri gjatë vitit 2024. Sipas raportit, sasia totale......

“Paketa e Maleve” nis zbatimin - Bashkitë do të identifikojnë zonat prioritare për zhvillim ekonomik
Është botuar në Fletoren Zyrtare, udhëzimi për përcaktimin e rregullave të hollësishme për dokumentacionin dhe procedurën e shpalljes së zonës me përparësi......

BE lehtëson rregullat e magazinimit të gazit - Objektivi, shmangia e rritjes së çmimeve të energjisë para dimrit
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje me Parlamentin e BE-së për të lehtësuar rregullat e BE-së që lidhen me mbushjen e......

Bashkitë nisin vitin me borxhe në rritje - Stoku i detyrimeve arrin në 42 milionë euro. Si renditen në listë?
61 bashkitë në vend kanë akumuluar një stok detyrimesh ndaj bizneseve dhe qytetarëve në vlerën e 4.2 miliardë lekëve apo 42 milionë eurosh deri në Mars të......

“Zbehet” interesi i investitorëve të huaj? - BSH: Investimet ranë me 14% në krahasim me fundin e vitit 2024
Duket se në tremujorin e parë të këtij viti, Shqipëria ka qenë më pak tërheqëse për investitorët e huaj. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë......

Shqiptarët, nuk “ndahen” nga kafeja/ Importi i produktit në muajin Maj arriti rekord historik
Në një moment kur tregjet globale përballen me sfida të shumta, importi i kapitullit “Kafe, çaj dhe erëza” në Shqipëri ka shënuar një rekord historik në......

Amazon, 54 miliardë USD investime në Britani - Ndërtimi i qendrave të reja të kompanisë do të krijojë mijëra vende pune
Amazon ka shtuar angazhimet në Britaninë e Madhe, me gjigantin e tregtisë elektronike që planifikon të investojë 54 miliardë dollarë gjatë tre viteve të......

Fitime nga tiktok dhe facebook? - Tatimet nisin hetimin për 100 individë. Fituan 33 mln euro të padeklaruara
Individët që përfitojnë të ardhura përmes platformave të ndryshme online, kanë detyrim ligjor të deklarojnë çdo cent pranë organeve tatimore. Drejtoria e......