Shqipëria Postuar më 25 Qershor 2025, 13:11

Gjurmët në rrjete sociale çojnë te llogaritë e fshehura - Treska: Kontratat online zbulojnë shumat e padeklaruara tek Tatimet

Nga Hamit Yzeiraj

Gjurmët në rrjete sociale çojnë te llogaritë e

Për çdo euro apo dollar të fituar, qoftë në platformat online, organet ligjzbatuese në Shqipëri mund t’i monitorojnë këto të ardhura për të përcaktuar shumën që duhet të deklarohet. E njëjta qasje ndiqet nga Drejtoria e Tatimeve: përmes kontratave online që nënshkruhen midis krijuesit dhe platformës, matet detyrimi për deklarim brenda vendit, si në rastin e nisjes së hetimit për rreth 33 milionë euro të padeklaruara nga rrjetet sociale.

“Këto të ardhura që vijnë nga rrjetet sociale normalisht taksohen menjëherë; nëse flasim për pjesën e Google, bëhet një kontratë online që tregon se përfshihen reklamat dhe taksa e Google-it. Kështu, në fund të ditës, bëhet një akordim midis taksimit të aplikuar jashtë vendit dhe atij që duhet të paguhet në Shqipëri,” shprehet kontabilistja Etleva Treska.

Nga njoftimi i Tatimeve, mesatarisht një person që fiton para nga rrjetet sociale akuzohet për mosdeklarimin e të ardhurave në vlerën prej rreth 330 mijë eurosh; nëse hetimet nga Drejtoria e Tatimeve arrijnë t’i vërtetojnë ato, dëmi mund të jetë i dyfishtë.

“Ligji për tatimin mbi të ardhurat parashikon 15% si fazë të parë për t’u taksuar, por më pas ka pasojat e veta: në këtë moment rishikohet detyrimi fillestar. Nëse ke 10 mijë lekë detyrim, shteti mund të bëjë rivlerësim, dhe tatimpaguesi duhet të paguajë edhe një shumë shtesë,” tregon zonja Treska.

Administrata Tatimore ka marrë një sërë masash për fitimin e parave online, përfshirë edhe fitimet nga kriptomonedhat, duke ndjekur praktikat e vendeve të zhvilluara si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe apo Kanadaja.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat