Shqipëria Postuar më 25 Qershor 2025, 17:05

Rishikim ligjit të sektorit elektroenergjetik - Balluku: Së shpejti në konsultim. Kemi rritur perfomancën e sektorit, masa për sezonin turistik

Nga Ola Mitre

Rishikim ligjit të sektorit elektroenergjetik - Balluku: Së shpejti

Ligji “Për sektorin e energjisë elektrike” do të rishikohet”. Lajmi u bë me dije nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë tryezës mbi sistemin elektroenergjetik, arritjet, sfidat dhe masat e marra për menaxhimin e sezonit turistik, të zhvilluar me përfaqësues të institutioneve të sektorit.

“Duke hapur negociatat për anëtarësim, grupkapitullin nr. 4, i cili përfshin Axhendën e Gjelbër dhe ndërlidhjen e qëndrueshme, e gjithë kjo punë na vendos përpara një përgjegjësie shumë të madhe jo vetëm gjatë procesit të negocimit, por edhe për përmbushjen e angazhimeve të ndërmarra për të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore që duhen performuar. Siç është edhe rasti i ligjit “Për sektorin e energjisë elektrike”, i cili tahsmë është në draftin e tij final dhe ne planifikojmë që shumë shpejt ta hedhim për konsultim publik, të detajuar me gjithë grupet e interesit“, - tha ajo.

Balluku riktheu në vëmendje performancën e sektorit, që solli uljen e çmimit të energjisë elektrike për abonentët familjarë.

“OSHEE Group, një performancë të shkëlqyer, që gjatë vitit 2024 u kurorëzua me një fitim prej 7.3 mld lekësh, duke na dhënë kështu mundësinë, së bashku me performancën e mirë të OST dhe KESH, që të bënim një ulje të rëndësishme të çmimit“, - u shpreh Balluku

Duke theksuar rëndësinë që ka leximi i matësve, sipas skemës së tarifimit me fasha që aplikohet aktualisht, u bë me dije se ka vende vakante edhe për 60 lexues të tjerë. Ndërkaq, administratori i OSSH u ndal te investimet e kryera në rrjetin elektrik dhe masat për menaxhimin e sezonit turistik, duke marrë në konsideratë rritjen e ngarkesës në zona të caktuara. Ai përmendi investimet në zonat bregdetare, si dhe në zonat malore e specifikisht në Theth dhe në rajonin Koplik – Tamarë – Vermosh.

“Planifikimi i investimeve nuk bëhet më për të kaluar situatat emergjente, por bëhet duke parashikuar rritjet e vrullshme që ne do të kemi vit pas viti. Jo vetëm në vijën bregdetare, por edhe në zonat malore ne kemi filluar një seri investimesh që do t’i paraprijë zhvillimeve për disa dhjetra vite”, - tha Bledian Dalipi, administrator i OSSH. 

Aktualisht, po punohet edhe për identifikimin e zonës ku do ndërtohet nënstacioni elektrik i Shëngjinit, teksa në mbyllje të takimit Balluku solli në vëmendje luftën ndaj informalitetit në sektor, veçanërisht në disa rajone ku vjedhja e energjisë është më e madhe. 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat