Shqipëria Postuar më 3 Korrik 2025, 11:15

Cila do të jetë e ardhmja e Autoritetit të Ushqimit? - Pritet vendimi për pezullim/ Kalojnë në filtër burimet njerëzore

Nga Elisabeta Dosku

Cila do të jetë e ardhmja e Autoritetit të Ushqimit? - Pritet

“Duhet menjëherë të pezullohet veprimtaria e AKU. AKU është shqetësimi më i madh, në vend që të jetë partneri më i rëndësishëm, është shqetësimi më i madh i të gjithë sipërmarrësve që janë në sektorin e bujqësisë, por është shqetësim dhe për gjithë restorantet dhe për gjithë kafenetë e për të gjithë pikat e tregtimit sepse thashë dhe një herë, më shumë sesa bën mirë, bën dëm. Kështu që AKU ministre duhet nxjerrë urdhri i pezullimit të AKU-së, totalisht”.

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar një ditë më parë pezullimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, sipas të cili ndalimi i aktivitetit të këtij institucioni është urgjencë.

Por si do të bëhet shkrirja e këtij institucioni?

Qeveria do të marrë përsipër ngritjen e një duhet ngritur një komision i posaçëm për të marrë në analizë të gjithë burimet njerëzore të AKU-së dhe procesi i bashkimit të atyre inspektorateve të ndryshme që është vendosur tanimë me ligj do të kalojë nga një proces i seleksionimit të burimeve njerëzore, që do të merren me inspektimet.  

Në komision do të ftohet që të jetë pjesë Universiteti Bujqësor i Tiranës për të bërë një vlerësim serioz të burimeve njerëzore të AKU. Pas këtij procesi pritët të krijohet një institucion i ri më funksional për këtë qëllim.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri është krijuar në vitin 2008 me vendim të Këshillit të Ministrave, si një institucion publik përgjegjës për mbikëqyrjen dhe kontrollin e sigurisë ushqimore në të gjithë zinxhirin ushqimor nga ferma në tavolinë.

Baza ligjore për krijimin e këtij institucioni është në përputhje me standardet e Bashkimit Europian në fushën e sigurisë ushqimore.

Misioni i AKU ka qenë mbrojtja e shëndetit të konsumatorit shqiptar përmes garantimit të sigurisë dhe cilësisë së ushqimeve që konsumohen në vend.

Por pavarësisht se ka funksionuar prej kaq vitesh, për shkak të mungesë së burimeve njerëzore të trajnuara, politizimit dhe metodologjisë së përdorur, puna e këtij institucioni ka çeduar dhe problematikat e evidentuara me sigurinë ushqimore kanë qenë të larta.



Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat