“Valët e nxehtësisë mund të ulin PBB-në evropiane” - Raporti: Temperaturat ekstreme do të sjellin pasoja ekonomike
Valët e nxehtësisë në Evropë priten të ngadalësojnë rritjen ekonomike me 0.5 pikë përqindjeje në vitin 2025. Temperaturat ekstreme gjithashtu mund të ulin produktivitetin e vendeve të punës, nëse nuk merren masat e nevojshme.
Valët e nxehtësisë në Evropë mund të ngadalësojnë rritjen ekonomike në Europë me gjysmë pikë përqindjeje në vitin 2025, sipas një raporti të Allianz Research. Të dhënat e krahasojnë një ditë me temperatura mbi 32 gradë Celsius me gjysmën e një dite grevë.
Në Evropë, humbjet në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) variojnë nga 0.1 pikë përqindjeje në Gjermani deri në 1.4 pikë përqindjeje në Spanjë, ku temperaturat në verë janë rreth dhjetë gradë më të larta.
Ndryshimet klimatike po rrisin frekuencën dhe intensitetin e valëve të nxehtësisë, thatësirave dhe zjarreve, me pasoja të gjera ekonomike.
Në nivel global, valët e nxehtësisë do të përkthehen në një ulje të PBB-së prej 0.6 pikë përqindjeje gjatë këtij viti, sipas Allianz Research.
Kina, Spanja, Italia dhe Greqia mund të pësojnë humbje të PBB-së afërsisht një pikë përqindjeje për shkak të valëve aktuale të nxehtësisë, thuhet në raport, ndërsa Shtetet e Bashkuara mund të përballen me një rënie prej rreth 0.6 pikësh dhe Franca deri në një të tretën e një pike.
Temperaturat ekstreme reduktojnë gjithashtu produktivitetin e punës, me Organizatën Ndërkombëtare të Punës që parashikon se stresi nga nxehtësia do të ulë totalin e orëve potenciale të punës në mbarë botën me 2.2% deri në vitin 2030.
Humbjet në produktivitet për shkak të nxehtësisë mund të zbuten, thotë Allianz Research, duke kërkuar masa strukturore për përgatitjen e qyteteve dhe përshtatjen e vendeve të punës.

BE, buxheti i ardhshëm “përçan” anëtarët - 14 shtete kundërshtojnë centralizimin e fondeve
Katërmbëdhjetë vende anëtare të BE-së kundërshtojnë planet e Komisionit Evropian për buxhetin e ardhshëm. Sipas tyre, reforma centralizon menaxhimin dhe......

Blerja e mallrave, si do mbrohen konsumatorët? - Projektligji/ Masa administrative për tregtarët deri në 6 mijë euro
Konsumtarorët shqiptarët do të jenë më të mbrojtur sa i takon blerjeve të produkteve të ndryshme, duke pasur më shumë të drejta në raport me......

Fermerët e Kosovës në protestë për çmimin e grurit - “S’e duan prodhimin tonë, Serbia mbush tregun me grurë të vjetër”
Dhjetëra fermerë kosovarë, prodhues të grurit kanë protestuar në Prishtinë. Arsyeja e protestës është Çmimi i ulët, vetëm 17-18 centë për kilogram grurë, që......

Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Çfarë po ndodh me Dollarin amerikan?
Dollari amerikan e nisur edhe këtë të enjte në vlera të trazuara duke regjistruar sërish zbritje të kuotës në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me......

Rama: Ina Majko, prurja e parë në vijim të rrugës drejt Shqipërisë 2030 në BE
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, “Ina Majko është prurja e parë, ndër shumë të tjera në vijim të rrugës së re që hapi 11 maji, drejt Shqipërisë 2030 në......

Rama paralajmëron uljen e çmimit të karburanteve për konsumatorët, qeveria pjesë në importin e naftës
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar uljen e çmimit të karburanteve për konsumatorët. Ai njoftoi se qeveria do të jetë pjesë në importin e naftës. Në......

Kryeministri Rama vendos pezullimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit
Në mbylljen e Ditës së Parë të DIALOGUT për Bujqësinë dhe Zhvillimin, Kryeministri Edi Rama vendosi mbylljen e AKU-së. Sipas tij ky institucion është rreziku......

Qeveria miraton propozimin për ratifikimin e marrëveshjes me BEI për hekurudhën e Korridorit VIII
Këshilli i Ministrave ka miratuar propozimin e projektligjit për ratifikimin e kontratës financiare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane......