Fermerët e Kosovës në protestë për çmimin e grurit - “S’e duan prodhimin tonë, Serbia mbush tregun me grurë të vjetër”
Dhjetëra fermerë kosovarë, prodhues të grurit kanë protestuar në Prishtinë. Arsyeja e protestës është Çmimi i ulët, vetëm 17-18 centë për kilogram grurë, që sipas tyre, u është caktuar nga fabrikat e miellit që janë blerësit kryesorë të prodhimit të tyre. Sipas protestuesve kjo ka lidhje me importin e “grurit të vjetër” nga Serbia, që e ndikon negativisht në tregun vendas.
Të dhënat nga Dogana e Kosovës konfirmojnë se Serbia është një prej vendeve kryesore prej nga importohet gruri në Kosovë. Në periudhën janar-maj të këtij viti u importua grurë në vlerë prej rreth 7.9 milionë eurosh. Pjesa më e madhe – mbi 7.2 milionë euro – u importua nga Serbia, ndërsa të tjerat nga Hungaria dhe Kroacia.
Kosova nuk ka një bursë për çmimin e grurit, prandaj fabrikat e miellit bazohen në çmimet rajonale për blerjen e produktit. Sipas shoqatës së fabrikave të miellit çmimi për 1 ton grurë në rajon është më i ulët se në Kosovë, ndaj edhe ata nxiten për të improtuar.
Çmimi i grurit përcaktohet kryesisht nga cilësia, që lidhet ngushtë me pastërtinë e tij. Sipas shoqatës ndodh shpesh që gruri i fermerëve kosovarë, nuk është i pastër, kjo për shkak se shumë kombajna janë të vjetruara.
Nga raportimet e mëparshme Kosova ka nevojë për rreth 400 mijë tonë grurë në vit, por prodhimi vendor mbulon pak më shumë se 60 për qind të kësaj sasie. Gruri, si lëndë e parë për prodhimin e miellit, konsiderohet një produkt strategjik për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Çfarë po ndodh me Dollarin amerikan?
Dollari amerikan e nisur edhe këtë të enjte në vlera të trazuara duke regjistruar sërish zbritje të kuotës në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me......

Rama: Ina Majko, prurja e parë në vijim të rrugës drejt Shqipërisë 2030 në BE
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, “Ina Majko është prurja e parë, ndër shumë të tjera në vijim të rrugës së re që hapi 11 maji, drejt Shqipërisë 2030 në......

Rama paralajmëron uljen e çmimit të karburanteve për konsumatorët, qeveria pjesë në importin e naftës
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar uljen e çmimit të karburanteve për konsumatorët. Ai njoftoi se qeveria do të jetë pjesë në importin e naftës. Në......

Kryeministri Rama vendos pezullimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit
Në mbylljen e Ditës së Parë të DIALOGUT për Bujqësinë dhe Zhvillimin, Kryeministri Edi Rama vendosi mbylljen e AKU-së. Sipas tij ky institucion është rreziku......

Qeveria miraton propozimin për ratifikimin e marrëveshjes me BEI për hekurudhën e Korridorit VIII
Këshilli i Ministrave ka miratuar propozimin e projektligjit për ratifikimin e kontratës financiare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane......

Ndryshime në qeveri - Ina Majko emërohet zv.Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale
Aktivistja dhe ish-kandidatja për deputete në radhët e Partisë Socialiste, Ina Majko është emëruar zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale. Vendimi......

Rreziku nga tërmetet, Shqipëria e treta në Evropë - Hajdarmataj: Vetëm 3% e pronave në vend janë të siguruara nga fatkeqësitë natyrore
Shqipëria renditet e treta në Evropë nga EFEHR (The European Facilities for Earthquake Hazard and Risk), për rrezikun nga tërmetet. Megjithëse vendi ynë......

Lirohen kreditë, ulet me 0.25% norma bazë e interesit - Lëhtësimi i politikës monetare, Sejko: Shkon në 2.5%, kontroll për goditjet mbi inflacionin
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë normën bazë të interesit në 2.5%, nga 2.75 % që ishte deri më tani. Vendimi u njoftua nga......