Miliona euro dëm për buxhetin/ Prokuroria: “Bankers Petroleum” akuzohet për fshehje të të ardhurave
Prokuroria e Fierit ka lëshuar 14 masa sigurimi ndaj drejtuesve dhe ish-drejtuesve të kompanisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, pas hetimeve që zbuluan një skemë të dyshuar mashtrimi fiskal të zgjatur për mbi 20 vite. Nga këto masa, 9 janë ekzekutuar, ndërsa 5 shtetas, kryesisht të huaj, janë shpallur në kërkim.
Kompania akuzohet për “krijim skemash mashtruese me TVSH-në”, “fshehje të të ardhurave”, “pastrim parash”, si dhe “shpërdorim detyre” dhe “moskryerje të detyrave nga organet tatimore”, vepra të parashikuara nga nenet 144/a, 180/3, 287, 248 dhe 181/a të Kodit Penal.
“Hetimet mbi procedimin penal nr.2063, datë 30.12.2024 nisën pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe pas një hetimi 6-mujor edhe me metoda të hetimit proaktiv, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm se janë konsumuar elementet e figurave të veprave penale për të cilat është regjistruar ky procedim penal. Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fuer dhe Drejtorisë së Hetimit Tatimor, janë ushtruar kontrolle në disa ambiente të kompanisë si dhe në banesa private, nga ku janë sekuestruar sende që i përkasin veprave penale dhe u ekzekutuan 9 (nëntë) masa sigurimi personal me karakter shtrëngues ndërsa u shpallën në kërkim 5 (pesë) shtetas, kryesisht të huaj.” shkruhet në njoftimin zyrtar të prokurorisë.
Sipas prokurorisë, ndërhyrja në këtë fazë të hetimit, lidhet me rrezikun e prishjes së provave, ndërprerjen e mëtejshme të aktivitetit kriminal dhe shmangien e rrezikut të ikjes.
Nga hetimi i deritanishëm, shkruan më tej njoftimi, ka rezultuar se, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier.
“Është vërejtur se, shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë. Po ashtu, rezulton se shoqëria ka deklaruar shpenzime tatimore në vlera që tejkalojnë të ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dalë në çdo vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale për të gjitha periudhat është në shumën 11,691,799,688 lekë. Nga hetimi, dyshohet se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, përmes përfitimit të Tvsh-së, është në miliona euro.
Dyshohet se, gjatë gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e saj, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpezimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmejt skemave mashtruese, e ndihmuar dhe nga individë e shoqëri të tjera kontraktuese të saj, me objekte dhe veprimtari të ndryshme. Për arritjen e këtij qëllimi, nga shoqëria e punonjësit e saj dyshohet se janë falsifikuar dokumente të ndryshme dhe kryhen operacione financiare të natyrave të ndryshme me operatorë dhe individë të ndryshëm si brenda dhe jashtë Shqipërisë” vijon njoftimi.
Sipas prokurorisë, hetimet në kuadër të këtij procedimi penal vijojnë pasi dyshohen disa skema të ndyshme mashtrimi për TVSH-në, pastrim parash, etj, ku janë të implikuar dhe shumë individë dhe kompani të tjera.

Vlora dhe Saranda “boom” me hotele e njësi akomodimi/ Ja sa vendqëndrime ofron Shqipëria për turistët e huaj dhe vendas
Shqipëria është kthyer në një destinacion turistik gjatë viteve të fundit, duke sjellë bizneseve dhe ekonomisë një rritje të jashtëzakonshme. Një nga......

Nga krimi te shërbimi ndaj komunitetit – AAPSK hap thirrjen për projekt-ide sociale mbi pasuritë e konfiskuara!
Pasuritë e konfiskuara nga aktivitetet kriminale pritet të kthehen në instrumente për zhvillim dhe përfshirje sociale. Agjencia për Administrimin e Pasurive......

Siguria rrugore/ ARRSH: 19 punonjës të rinj ju bashkuan stafit të QKMT-së!
Autoriteti Rrugor shqiptar bën me dije se sot 19 punonjës të rinj ju bashkuan stafit të Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut Bashkimi i tyre me......

Standard europian për ruajtjen e të dhënave personale - Komisioneri Dervishi: Është detyrim ligjor për sektorin publik dhe privat
“Roli dhe detyrat e Nëpunësit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, ishte tema e aktivitetit të zhvilluar nga Zyra e Komisionerit për të drejtën e......

Tirana “nuk ngopet” me kredi - BSH: Rritje me 17% në kryeqytet. Vlora, më pak kërkesë për financim nga bankat
Kredia e marrë nga qytetarët e Tiranës ka shënuar një rekord të ri në tremujorin e parë të 2025. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se......

Perimet dhe vaji i ullirit në krye të inflacionit/ Kostot e prodhimeve bujqësore u rritën me 4.8% në vitin 2024
Në vitin 2024, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bujqësore arriti në 149.6 nga 142.8 që ishte në 2023, duke shënuar një rritje me 4.8%. Rritja më e......

Si po i tejkalon Kina gjigantët evropianë të makinave? - Markat kineze kanë shkurtuar ndjeshëm kohën e prodhimit dhe rimodelimit
Prodhuesit kinezë kanë ndryshuar rrënjësisht industrinë e automobilave, duke kontrolluar tregun global. Ata kanë gjetur mënyra për të zhvilluar modele të......

Qeveria, plan për uljen e çmimit të naftës - Opsionet / Nga përfshirja në import e shpërndarje, te ulja e taksave
Qeveria po planifikon të ndërhyjë të tregun e naftës, me qëllim uljen e çmimit për konsumatorët, sipas kryeministrit Edi Rama. “Kjo është diçka që e kemi......