Realizimi i projekteve për interes publik – IKMT njofton shkatërrimin e urës së Babrroit me shpërthim të kontrolluar!
Në kuadër të realizimit të projekteve për interes publik si projekti i “Unazës së Madhe” dhe "Ndërtimi i rrugëve kryesore të zonës për zhvillim, njësia administrative 4 dhe 8, zona "5 Maji" (Faza 3), IKMT në bashkëpunim me grupin e ekspertëve të xhenios ka planifikuar ditën e premte, datë 13.12.2024 ora 14:00, demolimin e urës ekzistuese (ura e Babrroit) e cila do të realizohet me shpërthim të kontrolluar.
Gjatë procesit të demolimit, do të ketë masa strikte sigurie dhe do të ndalohen kalimet këmbësorëve dhe mjeteve afër urës për të shmangur çdo rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Me qëllim realizimin e punimeve të demolimit të urës njoftojmë të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugëve se, për arsye sigurie, do të ndërpritet qarkullimi i këmbësorëve dhe mjeteve në këtë pjesë.
Gjatë kësaj periudhe, do të ndalohet kalimi në afërsi të urës për të shmangur çdo rrezik për jetën dhe sigurinë e qytetarëve.
Për çdo qytetar që ka nevojë për kalim në këtë zonë, mund të përdorë rrugët alternative.
I gjithë ky proces është i nevojshëm për të siguruar një infrastrukturë të re dhe më të qëndrueshme, duke garantuar sigurinë e lëvizjes në të ardhmen.
Autoritetet lokale dhe shërbimet e sigurisë do të jenë të pranishme në terren për t'u siguruar që të respektohen rregullat dhe për të udhëzuar qytetarët për çdo ndryshim në planin e qarkullimit.
Sondazh

Mbi 52 mijë fermerë marrin para’ cash për naftën - Skualifikohen vetëm 2 mijë aplikime. Fieri kryeson me numrin e përfituesve
Mbi 52 mijë fermerë në të gjithë vendin do të marrin para në dorë me qëllim mbulimin e shpenzimeve për naftën që përdorin në bujqësi. Sipas të dhënave nga......

Kosova, 2.7 mld euro ndaj ndryshmeve klimatike - Banka Botërore thekson nevojën për investime në sektorin energjetik
Kosova do të duhet të investojë rreth 2.7 miliardë euro gjatë dekadës së ardhshme për të mbrojtur njerëzit dhe pronat nga ndikimet e dëmshme dhe......

Falja e gjobave për ndërtimet pa leje në fshat - Krashi: Vlera e masave administrative, rreth 10 milionë euro
Një grup deputetësh të Partisë Socialiste kanë ndërmarrë një nismë ligjore e cila është depozituar në Kuvend për amnistimin e gjobave për ato familje që kanë......

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj vlerësohet midis 100 drejtuesve publikë më të suksesshëm të botës
Drejtoresha AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj është listuar nga "Apolitical" mes 100 drejtuesve publike me te suksesshem në bote, për inovacionin dhe zbatimin e......

Shqipëria rrit kuotat e pjesmarrjes në FMN, Malaj: S’ka ndikim në buxhet
Kuvendi vendosi rritjen e kuotave të pjesmarrjes së Shqipërisë në FMN. Pas hapësirës së krijuar nga Bordi i FMN në dhjetor 2023, kotat rriten me 87 milionë......

Tashmë në Amazon mund të blini edhe një makinë!
Duke supozuar se dëshironi një Hyundai të ri në mënyrë specifike, tani mund ta blini makinën në Amazon. Shitësi me pakicë në internet ka lançuar shërbimin e......

Zbulohet: Kush janë ligjvënësit që fitojnë më shumë në Parlamentin e ri Europian dhe nga vijnë ata?!
Rreth 30% e 720 ligjvënësve të Parlamentit Europian fitojnë kolektivisht të ardhura anësore prej mbi 6.3 milionë euro në vit, përveç pagës së tyre të......

Italia, me më shumë makina për frymë në BE - Nga 257 mln automjete në Bashkimin Evropian, 4,5 mln janë elektrike
Në vitin 2023, numri i makinave të pasagjerëve të regjistruara në BE arriti në pothuajse 257 milionë, që korrespondon me një rritje prej 6.7% krahasuar me......