Kosova Postuar më 13 Dhjetor 2024, 10:48

Kosova, 2.7 mld euro ndaj ndryshmeve klimatike - Banka Botërore thekson nevojën për investime në sektorin energjetik

Nga Kristi Ceta

Kosova, 2.7 mld euro ndaj ndryshmeve klimatike - Banka Botërore thekson

Kosova do të duhet të investojë rreth 2.7 miliardë euro gjatë dekadës së ardhshme për të mbrojtur njerëzit dhe pronat nga ndikimet e dëmshme dhe përshkallëzuese të ndryshimeve klimatike, sipas Grupit të Bankës Botërore.

Në terma afatgjatë, investimet gjithëpërfshirëse të përshtatjes, që arrijnë në 1.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vit deri në 2050, janë të kushtueshme, por të papërfillshme krahasuar me kostot e larta të mosveprimit dhe përfitimet e rëndësishme të masave proaktive, thuhet në raportin e Grupit të Bankës Botërore për Klimën dhe Zhvillimin.

“Kosova ka bërë përmirësime të konsiderueshme në standardet e saj të jetesës në dekadën e fundit, por këto përfitime kanë ardhur me disa ndikime të padëshiruara mjedisore dhe shëndetësore”, janë shprehur burime zyrtare te departamentit përgjegjës për Kosovën dhe Maqedonine e Veriut.

Investimi në qëndrueshmërinë klimatike dhe kalimi në energjinë e ripërtëritshme do t'i mundësojë Kosovës të nxisë një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe të mbrojë qytetarët e saj nga rreziqet natyrore, thuhet në raport.

Përshpejtimi i tranzicionit energjetik do të kërkojë transformim rrënjësor dhe veprime të forta në nivel kombëtar dhe rajonal. Kjo përfshin heqjen graduale të termocentraleve të linjitit deri në vitin 2045, zgjerimin e energjisë së erës dhe diellit dhe nxitjen e bashkëpunimit me rajonin. Sipas Bankës Botërore, do të jetë sektori privat që do të nxisë inovacionin, investimet dhe partneritetet për një të ardhme të qëndrueshme.

Gjithashtu, Kosova do të duhet të zhvillojë kapacitete për të përballuar pasojat e ndryshimeve klimatike, si përmbytjet dhe thatësirat që mund të kenë ndikim në bujqësi dhe infrastrukturë. Kjo kërkon një qasje të integruar, duke përfshirë politikat e menaxhimit të ujërave, mbrojtjen e biodiversitetit dhe ndërtimin e infrastrukturës që mund të përballojë ndryshimet ekstreme të motit.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat