Shqipëria Postuar më 13 Dhjetor 2024, 10:45

Falja e gjobave për ndërtimet pa leje në fshat - Krashi: Vlera e masave administrative, rreth 10 milionë euro

Nga SCAN TV

Falja e gjobave për ndërtimet pa leje në fshat - Krashi: Vlera e

Një grup deputetësh të Partisë Socialiste kanë ndërmarrë një nismë ligjore e cila është depozituar në Kuvend për amnistimin e gjobave për ato familje që kanë ndërtuar pa leje.

Konkretisht përmes këtij drafti, synohet të falën apo të fshihen të gjitha masat administrative te paekzekutuara, te vendosura nga data 1 janar 2015 deri ne 30 nentor 2024 ne zonat rurale të vendosura nga Inspektoriatet Vendore te Mbrojtjes se Territorit.

Deputeti I Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi, nga studio e emisionit Box to Box, tha se vlera e gjobave arrin në rreth 10 mln euro.

Drafti parashikohen të amnistohen  po ashtu të gjitha gjobat per subjektet qe merren me aktivitetin e prodhimit, perpunimit, ruajtjes, tregtimit te produkteve bujqesore dhe blegtorale ne zonat rurale, të vëna nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, si edhe  gobat për individet dhe subjektet qe nuk kane zbatuar rregullat e vendosura per administrimin e situates Covid-19 gjate periudhes se pandemise.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat