Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj vlerësohet midis 100 drejtuesve publikë më të suksesshëm të botës
Drejtoresha AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj është listuar nga "Apolitical" mes 100 drejtuesve publike me te suksesshem në bote, për inovacionin dhe zbatimin e Inteligjences Artificiale.
-Kreu i AKSHI-t mes TOP 100 drejtuesve publikë më të suksesshëm në botë për inovacionin dhe implementimin e Inteligjencës Artificiale në digjitalizim.
Vlerësimi për zonjën Mirlinda Karçanaj, në rolin e kreut të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për më shumë se 11 vjet, është bërë nga “Apolitical”, rrjeti global i nëpunësve publikë, që ka si mision ndërtimin e qeverive të shekullit të 21, qeveri që punojnë për njerëzit dhe planetin.
“Apolitical”, në një analizë të detajuar dhe rigoroze, vlerëson punën dhe e arritjet e nënpunësve publikë më me ndikim, të politikëbërësve dhe zyrtarëve që punojnë për avancimin e “AI” në qeverisje, në mbarë botën.
Në këtë listim, Karçanaj vlerësohet për angazhimin e saj dhe rezultatet e deritanishme në implementim dhe adoptimin e Inteligjencës Artificiale në procesin e digjitalizimit të shërbimeve publike në Shqipëri. Ajo pozicionohet krah kolegëve nga Estonia, një ndër vendet lider në botë për digjitalizimin, Francës, Kanadasë, Shteteve të Bashkuara, Italisë, Belgjikës, Suedisë, Singaporit, etj.
“Apolitical” nënvizon: “Nën drejtimin e Mirlinda Karçanaj, 95% e shërbimeve publike janë tani të aksesueshme online përmes portalit e-Albania, një arritje që është njohur në Indeksin e Zhvillimit të Qeverisjes Elektronike të Kombeve të Bashkuara. Karçanaj është duke avancuar adoptimin e Inteligjencës Artificiale për të përmirësuar shërbimet publike dhe për të përshpejtuar integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.”
Dalja e teknologjive të reja dhe nevoja për t'i implementuar ato në qeverisje, ka sjellë pas nevojën për t'i njohur këto mjete dhe për të gjetur mënyrat e duhura të implementimit të tyre me kujdes dhe etikë.
Nëpunësit publikë po ndërmarrin hapa për të shfrytëzuar potencialin e AI-së, për të ofruar shërbime publike më të shpejta, më inteligjente dhe gjithëpërfshirëse. Liderët e qeverive kanë rol kyç në mënyrën se si “AI” miratohet, rregullohet dhe përdoret, duke balancuar teknologjinë me sigurinë.
Aktualisht, Këshilli i Ministrave ka miratuar metodologjinë për përdorimin e Inteligjencës Artificiale, duke vendosur një bazë solide për zhvillimin dhe implementimin e teknologjive të “AI” në vend.
Po ashtu, jemi në fazën përfundimtare të hartimit të Strategjisë Kombëtare për Inteligjencën Artificiale, e cila do të udhëheqë zhvillimet në këtë fushë. Njëkohësisht, po punojmë për transpozimin e Aktit të Inteligjencës Artificiale të Bashkimit Evropian, duke harmonizuar kornizën tonë ligjore me standardet ndërkombëtare.
Sondazh

Shqipëria rrit kuotat e pjesmarrjes në FMN, Malaj: S’ka ndikim në buxhet
Kuvendi vendosi rritjen e kuotave të pjesmarrjes së Shqipërisë në FMN. Pas hapësirës së krijuar nga Bordi i FMN në dhjetor 2023, kotat rriten me 87 milionë......

Tashmë në Amazon mund të blini edhe një makinë!
Duke supozuar se dëshironi një Hyundai të ri në mënyrë specifike, tani mund ta blini makinën në Amazon. Shitësi me pakicë në internet ka lançuar shërbimin e......

Zbulohet: Kush janë ligjvënësit që fitojnë më shumë në Parlamentin e ri Europian dhe nga vijnë ata?!
Rreth 30% e 720 ligjvënësve të Parlamentit Europian fitojnë kolektivisht të ardhura anësore prej mbi 6.3 milionë euro në vit, përveç pagës së tyre të......

Italia, me më shumë makina për frymë në BE - Nga 257 mln automjete në Bashkimin Evropian, 4,5 mln janë elektrike
Në vitin 2023, numri i makinave të pasagjerëve të regjistruara në BE arriti në pothuajse 257 milionë, që korrespondon me një rritje prej 6.7% krahasuar me......

Banka Qendrore Europiane jep uljen përfundimtare të normës së vitit!
Banka Qendrore Europiane (BQE) ka ulur normën e depozitave për herë të katërt këtë vit, me 25 pikë bazë në 3%. Kjo është norma për bankat për të bërë......

Hoteleri-Turizmi, shkollë me certifikim zviceran - Rama: Falë binjakëzimit me EHL, do jeni të shumëkërkuar në treg
Kryeministri Edi Rama së bashku me Ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri Ruth Huber, vizituan shkollën e Hoteleri-Turizmit e cila aktualisht po operon me......

Pritet rënie e çmimeve të sheqerit në 2025 - India, prodhuesi nr. 2 në botë, parashikon rritje rekord të prodhimit
India pritet të prodhojë një sasi rekord sheqeri në sezonin e ardhshëm të shitjeve, pasi miliona fermerë zgjeruan kultivimin e kallamsheqerit, të inkurajuar......

Rreth 190 mln euro fitim nga pagat jashtë vendit - Emigrantët shqiptarë regjistruan rekord të të ardhurave në korrik-shtator
Shqiptarët që kanë emigruar jashtë vendit kanë fituar rreth 190 milionë euro nga pagat e tyre përgjatë 3-mujorit të tretë të këtij viti. Ky është niveli më i......