Shqipëria rrit kuotat e pjesmarrjes në FMN, Malaj: S’ka ndikim në buxhet
Kuvendi vendosi rritjen e kuotave të pjesmarrjes së Shqipërisë në FMN. Pas hapësirës së krijuar nga Bordi i FMN në dhjetor 2023, kotat rriten me 87 milionë euro, duke shkuar në total 261 milionë euro.
Në prezantimin e projektligjit përkatës në Kuvend, Ministri i Financave, Petrit Malaj tha se kjo rritje e kuotave nuk ka ndikim në buxhet, duke qenë se pagesat kryhen nga Banka e Shqipërisë. Sipas tij, rritja e pranisë shton hapësirat për përfitime të mundshme financiare nga FMN në kushtet e pasigurive globale.
Fjala e plotë e ministrit Malaj:
Sjellim sot para jush, projekligjin që parashikon rishikimin e kuotave sa i përket “Bordit të Guvernatorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar”, insitucion ku Shqipëria është anëtar me të drejta të plota.
Ky projekligj është në funksion të përmbushjeve të detyrimeve që shteti shqiptar ka kundrejt institucioneve financiare ndërkombëtare.
Bashkëpunimi ynë me Fondin Monetar Ndërkombëtar është thelbësor, veçanërisht në garantimin e stabilitetit makroekonomik, si edhe në forcimin e kuadrit të politikave monetare e fiskale.
Kjo mbështetje bazohet kryesisht në aspekte, si: mbikëqyrja, asistenca teknike dhe mbështetja financiare.
Sfidat e njëpasnjëshme që kaluam, si Tërmeti dhe Pandemia, treguan qartazi rëndësinë e të qenit jo vetëm anëtarë, por edhe të konsolidimit të pozitave të Shqipërisë kundrejt këtij insitucioni.
Mbështetja e menjëhershme që iu dha Shqipërisë pati një ndikim në zbutjen e efekteve negative që pësoi ekonomia jonë.
Prandaj, rritja e kuotave të Shqipërisë është një mesazh i fortë dhe i drejtëpërdrejtë sa i takon pozicionit në vendimmarrjen e FMN-së. Në kontekstin e pasigurive globale ekonomike, të tensioneve gjeopolitike dhe sfidave të ndryshimit klimatik, forcimi i marrëdhënieve me FMN-në përmes rritjes së kuotave është një investim i duhur në sigurinë tonë financiare dhe stabilitetin makroekonomik.
Më lejoni, t’ju njoh në mënyrë më të detajuar sa i takon projektligjit që po paraqesim për miratim.
Republika e Shqipërisë është anëtare në institucione të ndryshme financiare ndërkombëtare, përfshi këtu IBRD, IFC apo IDA, si dhe vend anëtar me të drejta të plota pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke zotëruar kuota në vlerën 139.3 milionë SDR ose rreth 174,1 milionë euro.
Si çdo vend anëtar pranë këtij organizimi financiar kemi pranuar kushtet dhe afatet e rezolutave që adoptohen nga ky insitucion.
Në dhjetor 2023, Bordi Drejtues i Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi Rezolutën 79-1 me objekt “Rishikimin e 16-të të përgjithshëm të kuotave”, duke i rritur kuotat e Republikës së Shqipërise me 69.7 milionë SDR ose 87.1 milionë Euro.
Kjo rritje do të quhet efektive pas kryerjes së pagesës përkatëse. Procedura parashikon pagesën e 25% të rritjes në SDR ose monedhë tjetër të specifikuar nga Fondi, dhe 75% të shumës në monedhën vendase me anë të një note premtimi të panegociueshme që nuk mbart interes, e cila mund të thirret për pagesë nga FMN ose jo. Në rritjen e fundit të kuotave në vitin 2012 (prej 79 milion SDR), është kryer e njëjta formë pagese dhe shuma në notë premtimi nuk u thirr për pagesë asnjëherë nga FMN gjatë këtyre viteve.
Banka e Shqipërisë do të kryejë me fondet e saj pagesat përkatëse pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar, si rrjedhim nuk parashikohen kosto në buxhetin e shtetit.
Pas nënshkrimit të rritjes së kapitalit vendi ynë do të zotërojë kuota në nivelin e 209 milionë SDR (ose 261.2 milionë euro).
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka akorduar dy kredi për mbështetje buxhetore, në vitet 2014 dhe 2020, me shumë totale 434.72 milion SDR (ose 543.4 milion Euro). Të dyja këto kredi janë disbursuar plotësisht dhe janë në fazën e ripagimit, në përputhje me kushtet e marrëveshjeve. Balanca e kredive (stoku) më 31.10.2024 ishte 100.97 milion SDR (ose 126.21 milion Euro) (rreth 23% e totalit te kredive).
Rritja e kuotave në FMN përbën një hap strategjik për forcimin e pozitës së Shqipërisë në fushën financiare në nivel ndërkombëtar, si dhe do të rrisin në mënyrë domethënëse kapacitetin e aksesit ndaj burime financiare në çdo rast të nevojshëm.
Sondazh

Tashmë në Amazon mund të blini edhe një makinë!
Duke supozuar se dëshironi një Hyundai të ri në mënyrë specifike, tani mund ta blini makinën në Amazon. Shitësi me pakicë në internet ka lançuar shërbimin e......

Zbulohet: Kush janë ligjvënësit që fitojnë më shumë në Parlamentin e ri Europian dhe nga vijnë ata?!
Rreth 30% e 720 ligjvënësve të Parlamentit Europian fitojnë kolektivisht të ardhura anësore prej mbi 6.3 milionë euro në vit, përveç pagës së tyre të......

Italia, me më shumë makina për frymë në BE - Nga 257 mln automjete në Bashkimin Evropian, 4,5 mln janë elektrike
Në vitin 2023, numri i makinave të pasagjerëve të regjistruara në BE arriti në pothuajse 257 milionë, që korrespondon me një rritje prej 6.7% krahasuar me......

Banka Qendrore Europiane jep uljen përfundimtare të normës së vitit!
Banka Qendrore Europiane (BQE) ka ulur normën e depozitave për herë të katërt këtë vit, me 25 pikë bazë në 3%. Kjo është norma për bankat për të bërë......

Hoteleri-Turizmi, shkollë me certifikim zviceran - Rama: Falë binjakëzimit me EHL, do jeni të shumëkërkuar në treg
Kryeministri Edi Rama së bashku me Ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri Ruth Huber, vizituan shkollën e Hoteleri-Turizmit e cila aktualisht po operon me......

Pritet rënie e çmimeve të sheqerit në 2025 - India, prodhuesi nr. 2 në botë, parashikon rritje rekord të prodhimit
India pritet të prodhojë një sasi rekord sheqeri në sezonin e ardhshëm të shitjeve, pasi miliona fermerë zgjeruan kultivimin e kallamsheqerit, të inkurajuar......

Rreth 190 mln euro fitim nga pagat jashtë vendit - Emigrantët shqiptarë regjistruan rekord të të ardhurave në korrik-shtator
Shqiptarët që kanë emigruar jashtë vendit kanë fituar rreth 190 milionë euro nga pagat e tyre përgjatë 3-mujorit të tretë të këtij viti. Ky është niveli më i......

Eksportet globale të qymyrit, në nivele rekord - Pavarësisht iniciativave të gjelbra, shumë vende vijojnë të rrisin prodhimin
Eksportet globale dhe përdorimi i qymyrit termik do të arrijnë nivelet më të larta të të gjitha kohërave në vitin 2024, pavarësisht prodhimit rekord të......