Fluksi në sezonin veror, Beja inspektim në Qafë Botë dhe Tre Urat/ “Shërbim sa më efikas për udhëtarët dhe bizneset”

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, vijoi vizitat në terren me inspektimin e Degëve Doganore Qafë Botë dhe Tre Urat, me fokus të veçantë te organizimi i punës dhe përballimi i fluksit të sezonit veror.
Gjatë vizitave, Drejtori Beja vlerësoi nga afër menaxhimin e lëvizjeve, koordinimin e punës dhe respektimin e procedurave doganore, me synim ofrimin e një shërbimi sa më efikas për udhëtarët dhe bizneset.
Në takimet me punonjësit doganorë, ai theksoi rëndësinë e komunikimit profesional, korrektësisë në shërbim dhe përgjegjësisë në çdo hallkë të procesit, veçanërisht në periudhat me ngarkesë të shtuar.
Vizitat në pikat doganore vijojnë, si pjesë e një qasjeje të vazhdueshme për të qenë pranë strukturave në terren, për të identifikuar nevojat konkrete dhe për të forcuar standardet e shërbimit doganor.

“Mbledhje e të dhënave personale të fëmijëve”/ TikTok paguan 400 mln dollarë për të zgjidhur akuzat e SHBA-së
Platforma TikTok ka rënë dakord të paguajë 400 milionë dollarë për të zgjidhur akuzat e SHBA-së mbi mbledhjen e të dhënave personale të fëmijëve. Por,......
Rrugë tregtare në Arktik me shqetësimeve perëndimore/ Anija e Koresë së jugut do të provojë transportin detar drejt Evropës
Koreja e Jugut nisi anijen e saj të parë kontejnerë “PanStar Acro” nga porti Busan për të testuar Rrugën Detare Veriore të Arktikut drejt Evropës. Ky udhëtim......
Interes për kalimin e pronësisë së shtëpive para vitit 1991/ Regjistrim online me 5000 lekë, gjenerohen dhe dokumentet shoqëruese
Qytetarët që kërkojnë të kalojnë pronësinë e shtëpive të vjetra të ndërtuara para vitit 1991, oborreve në përdorim apo trojeve funksionale, mund ta......
Çfarë solli reforma administrativo-territoriale? Analiza/ Problemet financiare që prodhoi ndryshimi i hartës në vitin 2014
Pavarësisht progresit dhe suksesit të reformës administrativo- territoriale të vitit 2014, janë identifikuar disa probleme të rëndësishme, të cilat sugjerohen......
“Dollar për dollar”, SHBA vendos tarifën 50%/ Kanadaja përgjigjet: Në pikëpyetje çdo marrëveshje mes nesh
Valë e re tarifash amerikane ndaj një game të gjerë mallrash kanadeze ka hyrë në fuqi, pasi negociatat tregtare mes SHBA-së dhe Kanadasë dështuan në minutat......
Saranda e kroçerave dhe kombinimi me trashëgiminë historike/ Çipa: Konsolidim i industrisë turistike, të mos abuzohet me çmimet
Me fluks në rritje të turistëve vendas dhe të huaj, muaji Gusht, mbetet piku i sezonit turistik në Sarandë. Porti është bërë tashmë ndalesa e dhjetëra......
QSUNT, spitali më i ngarkuar/ Në Shkodër dhe Lezhë përdoret vetëm një e treta e shtretërve
Autonomia spitalore ka sjellë një dinamikë të ndryshme në përdorimin e kapaciteteve shëndetësore, por të dhënat tregojnë se diferencat mes spitaleve......
8 vatra zjarri aktive në vend/ Puka dhe Mirdita, më të rrezikuarat
Flakët vijojnë të mbajnë në alarm disa zona të vendit. Situata më e vështirë gjatë orëve të fundit është regjistruar në Pukë dhe Mirditë, ku zjarret kanë......

