Shqipëria Postuar më 23 Shkurt 2025, 15:57

Presidenti i Emirateve, Mohamed bin Zayed Al Nayhan në Tiranë, shkëmbehen marrëveshjet e bashkëpunimit

Nga SCAN TV

Presidenti i Emirateve, Mohamed bin Zayed Al Nayhan në Tiranë,

Mbërrin në Tiranë Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Ai është pritur në aeroportin e Rinasit nga Kryeministri Edi Rama. Më tej, janë drejtuar tek Pallati i Brigadave, ku është zhvilluar edhe ceremonia zyrtare e pritjes.

Ne Pallatin e Brigadave u bë shkëmbimi i marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të bashkëpunimit midis Masdar, TAQA, KESH dhe OST. Po ashtu u bë dhe nënshkrimi i letrës së angazhimit për Projektin e Qytetit Inteligjent të Shqipërisë midis “Presight AI Ltd”.

Emiratet e Bashkuara kanjë një histori të gjatë bashkëpunimi me vendin tonë që nis nga ndërtimi i pistës së Aeroportit të Kukësit, nga ku ky vend solli sasi të mëdha ndihmash për shqiptarët e shpërngulur nga Kosovan ë vitin 1988. 

Aktualisht bashkëpunimi, pas financimit për rindërtimin e shtëpive nga tërmeti në Durrës, është i përqëndruar në energjetikë, ku spikat investimi për linjën nënujore me Italinë si edhe bashkëpunimi mes kompanive publike të energjisë. 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat