Kryeministri Edi Rama dhe ministri Gonxhja inspektojnë punimet në Galerinë Kombëtare të Arteve-Gonxhja: Po punohet në konservim dhe restaurim
Në kantierin e Galerisë Kombëtare të Arteve, në kryeqytet, punimet janë tashmë në një fazë të avancuar. Ngrehina e vjetër, ndërtim i viteve’70 kishte probleme të rënda strukturore, dhe nuk përmbushte më asnjë lloj standardi për ekspozimin dhe ruajtjen e veprave të artit apo për zhvillimin e eventeve kulturore.
Me punimet e realizuara deri më tani, të konceptuara nga Studio projektuese “Atelier 4”, janë shumëfishuar në sipërfaqe, hapësira të rëndësishme si; salla e ekspozimit, e cila është dyfishuar; hapësira e ruajtjes së veprave dhe dixhitalizimit, që është trefishuar apo hapësira për aktivitete social-kulturore, e dhjetëfishuar. Veç tyre janë shtuar edhe salla të veçanta për skulpturë, pikturë, vizatime, qeramike etj, si edhe dhoma restaurimi me akses direkt nga ashensorët për vepra me përmasa të mëdha.
Për t’u njohur me ecurinë e deritanishme, ishte në kantier Kryeministri Rama, i shoqëruar nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja.
“Jemi në faza të avancuara punimesh. Është kryer rreth 40% e punimeve, por është pjesa më komplekse që është kryer dhe pjesa që në preventiv ka zënë një vend më të vogël. Pjesa që vjen tani, montohet më shpejt dhe zë një vend më të madh në preventiv. Jemi në një moment të kënaqshëm të ecurisë së punimeve. Po punohet në të dyja objektet, në objektin e vjetër dhe objektin e ri. Kanë mbaruar gjithë përforcimet. Godina ka pasur probleme të rënda strukturore, ndërtim i viteve ‘70, por me të vërtetë ndërtuar shumë pa cilësi. Shumë punë për riforcimin.
Sipërfaqja e eventeve dhe aktiviteteve nga projekti është dhjetëfishuar me çfarë ka pasur mundësi të bënte Galeria e Arteve dikur. Sipërfaqja ekzopozuese mbi gati trefishuar. Sipërfaqja arkiva, konservim katër-pesëfishuar.” – shpjegoi Ministri Gonxhja, teksa theksoi ndër të tjera se po punohet me konservimin dhe restaurimin.
“Deri tani janë kryer 784 restaurime veprash. Paralel punohet me gjithë inventarin në mënyrë që të jemi gati që dhe me grupin këshillimor që e diskutuam për muzeimin, linjën muzeale dhe për gjithë planin e menaxhimit të gjithë galerisë - tregoi ai.
Nga ana e tij, Kryeministri Rama u interesua për detajet teknike të projektit, i cili parashikon një komunikim mes dy objekteve të vjetrit dhe të riut.
“Objekti i ri u shtua duke respektuar objektin e vjetër dhe duke mbajtur këtë galerinë e xhamit. Vizita fillon që nga objekti ekzistues dhe pastaj nëpërmjet urave kalojnë paralel sipas kateve drejt objektit tjetër, ku ka hapësira të tjera të shtuara. Dallohen disa tipologji ndërhyrjesh këtu, duke filluar që nga përforcimi dhe pastaj gjithë instalimet me radhë. Do rikthejmë skylight-et të cilat me kalimin e kohës kanë qenë të improvizuara dhe të mbyllura.”- shpjegoi përfaqësuesi i studios projektuese.
Fundi i këtij viti, parashikohet të përmbyllë punimet në kantierin për Galerinë Kombëtare të Arteve.
Sondazh

Vizita, vjen në Tiranë Presidenti i Emirateve të Bashkuara Mohammed bin Zayed Al Nahyan
Nëser mbërrin në Tiranë, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë qeveritar, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Lajmin......

Në një dekadë, rreth 13 mijë bebe më pak-Gjirokastra, Berati dhe Korça, qarqet që “vuajtën” më shumë rënien
Popullsia e Shqipërisë po përballet me uljen e numrit të lindheve vit pas viti. Të dhënat demografike të publikuara nga “Instituti i Statistikave” tregojnë......

Energjia diellore, synimi: Të sigurojë 30% të prodhimit-Rama: Pagat në këtë sektor më të larta se në vendet europiane
Objektivi i Shqipërisë është që të prodhojë 30% të energjisë elektrike nga centralet diellore. Gjatë inspektimit të projektit "Blue 1" në Fier, Kryeministri......

Investimet në bujqësi, Rama ftesë emigrantëve për t’u kthyer në vend-Balluku: Investimet në qarkun e Fierit ndërlidhin bujqësinë, turizmin dhe energjitikën
Kryeministri Edi Rama i’u ka bërë thirrje emigrantëve që të kthehen për të investuar në vendlindje, pasi në çdo rast atyre iu del më mirë se kudo tjetër. Në......

Trump: Marrëveshja për mineralet e Ukrainës është afër-Zelensky e kundërshton: Ka nje numër çështjesh problematike
Sipas një burimi ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk është gati të pranojë një marrëveshje për mineralet me SHBA-në pasi Ukraina sheh një “një numër çështjesh......

Vota e diasporës, më të “interesuarit” emigrantët nga Italia-Deri tani në platformën e regjistrimit mbi 250 mijë kërkesa
Kur kanë ngelur vetëm dy javë nga mbyllja e afatit për shqiptarët të cilët jetojnë jashtë vendit për të votuar në platformën përkatëse janë regjistruar mbi......

Nisin punimet për rikonstruksionin e Rrugës së Komanit-Rama e Balluku: Do t’i japë hov zhvillimit të turizmit në këtë zonë
Rruga e Komanit, një aks i rëndësishëm prej 31 km që lidh hidrocentralin e Vaut të Dejës dhe atë të Komanit i është nënshtruar rikonstruksionit total, për......

Shqipëria, mundësi për zhvillimin e industrisë së filmit-Rama: Kthyem ish-Kinostudion në rezidencë për artistët
Shqipëria gjithnjë e më shumë po bën hapa në përqasjen e ideve inovative dhe atyre kulturore. Në serinë e podcast-it “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, ku......