Ndryshime për kreditë konsumatore - Projektligji: Të rishikohet vlerësimi i aftësisë paguese të qytetarëve
“Ndryshime në procedurat për dhënien e kredive konsumatore, me qëllim përmirësimin e sigurisë financiare të qytetarëve”. Ky është qëllimi i një projektligji të depozituar në Kuvend nga deputetja e Parisë Demokratike Jorida Tabaku. Sipas relacionit shoqërues, ligji i ri synon gjithashtu përmirësimin e përgjegjësisë së ofruesve të kredive konsumatore.
Në dokument parashikohet plotësimi i listës së detyrimeve për informacion që duhet të japin ofruesit e kredive konsumatore, si dhe të drejta të tjera të konsumatorëve. Këtu përfshihet informacioni detyrues për tabelën e kostove dhe detyrimeve të pagesës, për modifikimin e marrëveshjes së kredisë si dhe të drejtat dhe detyrimet në rastin e shlyerjes së kredisë konsumatore para afatit të maturimit.
Po ashtu, sipas propozimit do të ndalohet çdo lloj forme marketingu e kredisë konsumatore, që inkurajon konsumatorët të aplikojnë, duke sugjeruar se kredia do të përmirësonte gjendjen financiare të tyre. Dispozitat parashikojnë në mënyrë të hollësishme dhe procesin e vlerësimit të aftësisë paguese dhe gjendjes financiare të konsumatorit, ndërkohë që nëse ai bie dakord të ndryshojë shumë totale të kredisë, ofruesi duhet të kryejë një rivlerësim të aftësisë kreditore të konsumatorit para çdo rritjeje të konsideruehsme të kredisë.
Sipas Tabakut, efektet e zbatimit të ligjit pritet të jenë pozitive e të vendosin drejtësi dhe barazi ndërmjet palëve. Ligji parashikohet të zbatohet nga të gjithë ofruesit e kredie, përfshirë bankat, shoqëritë e huasë dhe çdo institucion financiar që ofron kredi për individë për qëllime personale, si dhe për çdo formë tjetër të kredisë konsumatore. Ndërkohë që, në rast të shklejeve parashikohen gjoba deri në 300 mijë lekë për institucionet kredituese.
Sondazh

Deklarimi i të ardhurave, nga gjoba tek bllokimi i llogarive - Afati 31 Marsi/ Tatimet, masa për të “kapur” pagat e ulëta
Deri më 31 Mars individët me të ardhura vjetore mbi 1.2 milionë lekë do të duhet të plotësojnë deklaratën individuale të të ardhurave, në të kundërt......

Tregtia Kinë-Rusi, në nivele rekord - Vlera totale arriti 237 miliardë USD në vitin 2024
Vlera e importeve dhe eksporteve të Kinës me Rusinë arriti një rekord prej 237 miliardë dollarësh në vitin 2024, sipas të dhënave të doganës kineze. Totali u......

Nga e importon Shqipëria karburantin? Rreth 42% sigurohet nga Arabia Saudite, Greqia dhe Turqia
Në një ekonomi gjithnjë e më të ndërlidhur globalisht, importet luajnë një rol thelbësor në mbështetjen e industrive dhe në përmbushjen e nevojave të......

BERZH, investime rekord në 2024 - 16.6 miliardë euro financime, 26% më shumë se një vit më parë
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) arriti investime me vlerë rekord prej 16.6 miliardë eurosh në vitin 2024, një rritje 26 për qind krahasuar......

“Fatura” e turistëve italianë në Shqipëri/ Rekord hyrjesh në vitin 2024, mbi 400 milionë euro shpenzime
Bumi i turizmit shqiptar ka qenë kryefjala e kohëve të fundit për shkak të rekordeve që janë regjistruar muaj pas muaji, por edhe për shkak të ndikimit......

“Çmimet e litiumit do të stabilizohen në 2025” - Mbyllja e minierave, rritja e shitjeve të makinave elektrike do të ulin tepricën
Çmimet e litiumit priten të stabilizohen në vitin 2025 pas dy vitesh rënie të theksuar. Mbyllja e minierave dhe numri i lartë i shitjeve të automjeteve......

Viti 2024, 11,7 milionë vizitorë të huaj në Shqipëri - Kumbaro: Shqipëria, në rrugë të mbarë për rritjen e qendrueshme të flukseve hyrëse
11,7 milionë vizitorë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2024, me një rritje prej 15,2% krahasuar me vitin 2023. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit......

Pritet ulje e kostove për rrjetin 5G - MIE miraton udhëzimin nga BE. Synohet edhe nxitja e investimeve
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar një udhëzim të ri që synon lehtësimin dhe përshpejtimin e zhvillimit të rrjeteve të komunikimeve......