Nga e importon Shqipëria karburantin? Rreth 42% sigurohet nga Arabia Saudite, Greqia dhe Turqia
Në një ekonomi gjithnjë e më të ndërlidhur globalisht, importet luajnë një rol thelbësor në mbështetjen e industrive dhe në përmbushjen e nevojave të konsumatorëve. Të dhënat për vitin 2024 tregojnë një diversifikim të rëndësishëm të partnerëve tregtarë të Shqipërisë përsa i përket importit të lëndëve djegëse. Vlera e importeve totale gjatë periudhës Janar-Nëntor 2024 arriti në afro 72.84 miliardë lekë, ose 14.4% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar se cilat ishin shtetet kryesore nga të cilat Shqipëria importoi karburantet. Me një vlerë totale prej afro 17.2 miliardë lekë, Arabia Saudite renditet si partneri kryesor tregtar i Shqipërisë për importin e lëndëve djegëse. Në vendin e dytë renditet Greqia, nga e cila importuam 9.7 miliardë lekë lëndë djegëse. Ndërkohë, në vendin e tretë renditet Turqia , ku vlera e importeve arriti në 5.2 miliardë lekë. Nga ana tjetër, Algjeria ka kontribuar me importe lëndësh djegëse me një vlerë totale prej 5.21 miliardë lekë, ndërsa Kosova me 3.72 miliardë lekë.
Por sa peshë zë secili shtet në importet totale të realizuara gjatë 11-mujorit të vitit 2024?
Arabia Saudite, si një nga prodhuesit kryesorë të naftës në botë, zë pjesën më të madhe të importit të lëndëve djegëse në Shqipëri me 22.2% të totalit. Nga ana tjetër, Greqia zë 12.5%, Turqia 6.7% dhe Algjeria 6.6%. Ndërkohë, shtetet si Kosova, India, Italia, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara zënë më pak se 5% të totalit secila. Konkretisht, sipas të dhënave, pesha e tyre në importet totale të realizuara në periudhën 11-mujore të vitit 2024 ishte nga 3.6% minimalisht deri në 4.7% maksimalisht.
Pra, të dhënat e tregtisë së jashtme për importin e lëndëve djegëse tregojnë një varësi të konsiderueshme të Shqipërisë nga Arabia Saudite, Greqia dhe Turqia të cilat mbulojnë gati 42% të totalit.
Sondazh

BERZH, investime rekord në 2024 - 16.6 miliardë euro financime, 26% më shumë se një vit më parë
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) arriti investime me vlerë rekord prej 16.6 miliardë eurosh në vitin 2024, një rritje 26 për qind krahasuar......

“Fatura” e turistëve italianë në Shqipëri/ Rekord hyrjesh në vitin 2024, mbi 400 milionë euro shpenzime
Bumi i turizmit shqiptar ka qenë kryefjala e kohëve të fundit për shkak të rekordeve që janë regjistruar muaj pas muaji, por edhe për shkak të ndikimit......

“Çmimet e litiumit do të stabilizohen në 2025” - Mbyllja e minierave, rritja e shitjeve të makinave elektrike do të ulin tepricën
Çmimet e litiumit priten të stabilizohen në vitin 2025 pas dy vitesh rënie të theksuar. Mbyllja e minierave dhe numri i lartë i shitjeve të automjeteve......

Viti 2024, 11,7 milionë vizitorë të huaj në Shqipëri - Kumbaro: Shqipëria, në rrugë të mbarë për rritjen e qendrueshme të flukseve hyrëse
11,7 milionë vizitorë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2024, me një rritje prej 15,2% krahasuar me vitin 2023. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit......

Pritet ulje e kostove për rrjetin 5G - MIE miraton udhëzimin nga BE. Synohet edhe nxitja e investimeve
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar një udhëzim të ri që synon lehtësimin dhe përshpejtimin e zhvillimit të rrjeteve të komunikimeve......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan blihet sot me 95.4 lekë dhe shitet me 96.6 lekë nga dita e djeshme. Monedha europiane blihet ost me 97.8 lekë dhe shitet me 98.6......

Hapet gara për kreun e Komisionit të Prokurimit Publik - Cilat janë kriteret që duhet të përmbushë kandidati?
Mandati i kryetarit aktual të Komisionit të Prokurimit Publik është drejt përfundimit, ndërsa Këshilli i Ministrave ka shpallur hapjen e garës për këtë post.......

“Shqipëria, më e lirë se rajoni” - Numbeo: Energjia dhe uji, paguajmë 8,550 lekë/muaj
Duke përfshirë energjinë elektrike, ujin e pijshëm, ngrohjen dhe ftohjen, shpenzimet mujore të një familjeje shqiptare arrijnë mesatarisht në 8,550 lekë ose......