Shqipëria Postuar më 13 Janar 2025, 11:24

Pritet ulje e kostove për rrjetin 5G - MIE miraton udhëzimin nga BE. Synohet edhe nxitja e investimeve

Nga Hamit Yzeiraj

Pritet ulje e kostove për rrjetin 5G - MIE miraton udhëzimin nga BE.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar një udhëzim të ri që synon lehtësimin dhe përshpejtimin e zhvillimit të rrjeteve të komunikimeve elektronike me shpejtësi të lartë dhe rrjeteve 5G. Ky udhëzim, i bazuar në një Toolbox të përbashkët të Bashkimit Evropian, synon të ulë kostot e vendosjes së rrjeteve dhe të nxisë një mjedis më miqësor për investimet.

Qëllimet e këtij udhëzimi janë ulja e kostove për ndërtimin e rrjeteve të shpejtësisë së lartë, lehtësimi i procedurave të dhënies së lejeve për ndërtimin e rrjeteve të reja dhe nxitja e investimeve në rrjetin 5G duke krijuar një mjedis më të favorshëm për zhvillim teknologjik.

Ministria do të bashkëpunojë me AKEP për të zhvilluar praktikat në përputhje me rekomandimet e BE-së. Deri në fund të vitit 2025, pritet të hartohet një Toolbox i përshtatur për nevojat e Shqipërisë, që do të ndihmojë në përshpejtimin e zhvillimit të infrastrukturës digjitale.

Për të garantuar transparencë, do të krijohet një pikë e vetme informacioni, ku operatorët do të mund të kenë akses në të dhënat e nevojshme për infrastrukturën ekzistuese. Kjo do të thjeshtojë procesin e aplikimit për leje dhe do të përmirësojë koordinimin ndërmjet institucioneve publike dhe operatorëve.

Në fund të nëntorit 2024 Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) dha autorizimin për përdorimin e frekuencave në brezin 3,5 GHz nga Vodafone dhe One Albania, duke i hapur rrugën zbatimit të teknologjisë 5G në vendin tonë.

Sipas kushteve të autorizimit, dy operatorët janë të detyruar që përmes këtyre frekuencave, të mbulojnë me shërbim 55% të popullsisë deri në fund të vitit 2027 dhe 85% të popullsisë deri në fund të vitit 2030.

Brenda vitit 2025, sipërmarrësit duhet të sigurojnë mbulimin e porteve, aeroporteve dhe disa hapësirave të tjera me rëndësi social-ekonomike, ndërsa përparësi për sa i takon mbulimit do të kenë edhe zonat e rëndësisë së veçantë, ku përfshihen zonat turistike, parqet kombëtare, rrugët, autostradat e tunelet dhe zona të përfshira në projekte zhvillimore të ndryshme.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 13 Janar Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan blihet sot me 95.4 lekë dhe shitet me 96.6 lekë nga dita e djeshme. Monedha europiane blihet ost me 97.8 lekë dhe shitet me 98.6......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat