Europa Postuar më 13 Janar 2025, 13:30

BERZH, investime rekord në 2024 - 16.6 miliardë euro financime, 26% më shumë se një vit më parë

Nga Kristi Ceta

BERZH, investime rekord në 2024 - 16.6 miliardë euro financime, 26%

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) arriti investime me vlerë rekord prej 16.6 miliardë eurosh në vitin 2024, një rritje 26 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Mobilizimi total, shuma e përgjithshme e investimeve që Banka zhbllokoi nga të gjitha burimet në vitin 2024, shkoi në 26.7 miliardë euro.

BERZH financoi një total rekord prej 584 projektesh, me 76 për qind të investimeve për sektorin privat, që korrespondon me një vëllim rekord prej 12.5 miliardë eurosh.

Në një periudhë 12-mujore të shënuar nga tensione gjeopolitike në mbarë globin, Banka raportoi gjithashtu aksione rekord të projekteve të gjelbra. Financimi i ekonomisë së gjelbër arriti në 58 për qind të vëllimit total për vitin 2024, me një rekord prej më shumë se 9.7 miliardë eurosh.

Disbursimet vjetore arritën një nivel rekord prej 10.6 miliardë eurosh. Portofoli i Bankës arriti në 61.9 miliardë euro, duke tejkaluar pikën historike të 60 miliardë eurove, ndërsa aktivet operative arritën në 42.1 miliardë euro, duke shkuar për herë të pare përtej 40 miliardë eurove.

Në vitin 2023, Banka realizoi 13.1 miliardë euro investime në të gjithë ekonomitë e saj, me 464 projekte të financuara, duke raportuar gjithashtu një volum dhe numër rekord investimesh, financime të gjelbra, disbursime dhe mbështetje për sektorin privat. Me shifrat e vitit 2024, Banka ka tejkaluar investimet para pandemisë me 60 për qind. Investimet e BERZH arritën në 10 miliardë euro për herë të parë në historinë e saj në 2019.

Presidenti i BERZH-it, Odile Renaud-Basso u shpreh se “Kërkesa për modelin unik të financimit të biznesit, e kombinuar me këshilla për politikat, rritet me çdo vit që kalon. Kapaciteti ynë për t'iu përgjigjur nevojave në zhvillim të klientëve tanë duhet të mbajë hapin me këto ndryshime”.

Përveç kësaj, Banka nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me Grupin e Bankës Botërore në një përpjekje për të përmirësuar bashkëpunimin e tyre dhe për t'iu përgjigjur sfidave globale në mënyrë më efektive së bashku.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 13 Janar Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan blihet sot me 95.4 lekë dhe shitet me 96.6 lekë nga dita e djeshme. Monedha europiane blihet ost me 97.8 lekë dhe shitet me 98.6......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat