Viti 2024, 11,7 milionë vizitorë të huaj në Shqipëri - Kumbaro: Shqipëria, në rrugë të mbarë për rritjen e qendrueshme të flukseve hyrëse
11,7 milionë vizitorë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2024, me një rritje prej 15,2% krahasuar me vitin 2023.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro bëri publike shifrat duke theksuar se Shqipëria është në rrugë të mbarë për sa i përket rritjes së qëndrueshme në nivel fluksesh hyrëse, si dhe ka konsoliduar një ofertë turistike dhe të diversifikuar.
Përtej rritjeve të hyrjeve turistike nga vendet e rajonit, viti 2024 ka konfirmuar rritje dhe qëndrueshmëri të tregjeve nga Evropa Perëndimore si Italia, Gjermania, Franca apo Britania e Madhe dhe ka zgjeruar hartën e tregjeve të largëta e ka afruar më shumë vizitorë prej tyre.
“Konsolidimi i tregjeve të Europës Perëndimore si Italia, Gjermania, Franca, Spanja apo Britania, përveç rritjeve nga vendet e rajonit dhe afrimi i vizitorëve nga tregjet e largëta aziatike dhe amerikane, shoqëruar me impaktin e jashtëzakonshëm në ekonomi siç janë 3,8 miliardë euro të gjeneruara nga turizmi vëtëm në 9 muajt e vitit 2024 apo rritja e standardeve të strukturave akomoduese janë treguesit më të mirë të vizionit që po bëhet realitet, promovimit prestigjoz dhe eksperiencave të mira të krijuara vit pas viti”, u shpreh ministrja Kumbaro.
Më herët, ministrja Kumbaro e kishte quajtur vitin 2024 si “prova e zjarrit”, për ruajtjen e suksesve të arritura në vitin 2023 në turizëm dhe sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për shifrat dhe Bankës së Shqipërisë për rritjen ekonomike, ky vit që shkoi shfaqi një rritje të qëndrueshme në të dy aspektet.
Sondazh

Pritet ulje e kostove për rrjetin 5G - MIE miraton udhëzimin nga BE. Synohet edhe nxitja e investimeve
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar një udhëzim të ri që synon lehtësimin dhe përshpejtimin e zhvillimit të rrjeteve të komunikimeve......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan blihet sot me 95.4 lekë dhe shitet me 96.6 lekë nga dita e djeshme. Monedha europiane blihet ost me 97.8 lekë dhe shitet me 98.6......

Hapet gara për kreun e Komisionit të Prokurimit Publik - Cilat janë kriteret që duhet të përmbushë kandidati?
Mandati i kryetarit aktual të Komisionit të Prokurimit Publik është drejt përfundimit, ndërsa Këshilli i Ministrave ka shpallur hapjen e garës për këtë post.......

“Shqipëria, më e lirë se rajoni” - Numbeo: Energjia dhe uji, paguajmë 8,550 lekë/muaj
Duke përfshirë energjinë elektrike, ujin e pijshëm, ngrohjen dhe ftohjen, shpenzimet mujore të një familjeje shqiptare arrijnë mesatarisht në 8,550 lekë ose......

“Duhen goma dimri e zinxhirë” - ARRSH, apel shoferëve: Akset ku duhet kujdes. MAS pezullon mësimin në 77 shkolla
Të gjitha segmentet rrugore kombëtare janë të hapura dhe të qarkullueshme, por në akset me prezencë dëbore rekomandohet përdorimi i gomave dimërore ose......

Kroaci, Milanoviç rifiton zgjedhjet - Presidenti aktual mori 75% të votave në balotazh
Presidenti aktual Zoran Milanoviç fitoi bindshëm balotazhin presidencial në Kroaci, duke mposhtur rivalin Dragan Primorac me një diferencë të dukshme, sipas......

Shkodër, rikthehet energjia në disa zona, akset të kalueshme
Reshjet e borës vazhdojnë të jenë prezente, ndërsa në zonat malore të territorit të Bashkisë Shkodër është shënuar ulje e ndjeshme e temperaturave. Sipas......

Moti i keq/ Et’hemaj: Nuk ka anulime fluturimesh, mund të ketë disa vonesa
Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë, nuk është shoqëruar me anulime fluturimesh. Drejtori i përgjithshëm i Aviacionit Civil Maksim Et’hemaj, ka thënë se......