Hapet gara për kreun e Komisionit të Prokurimit Publik - Cilat janë kriteret që duhet të përmbushë kandidati?
Mandati i kryetarit aktual të Komisionit të Prokurimit Publik është drejt përfundimit, ndërsa Këshilli i Ministrave ka shpallur hapjen e garës për këtë post. Por, cilat janë kriteret që aplikanti duhet të plotësojë për të aplikuar në këtë post drejtues?
Referuar njoftimit, aplikanti duhet të jetë shtetas shqiptar, me arsim të lartë për drejtësi, si dhe të ketë një periudhë 8-vjeçare përvoje punë, nga ku, tre vite t’i ketë në fushën e prokurimeve dhe dy vite pozicione drejtuese.
Ndër të tjera, aplikanti të mos jetë i dënuar për kryerjen e ndonjë vepre penale, si dhe të mos jetë larguar nga puna apo shërbimi civil me masë disiplinore.
Por pas vlerësimit të jetëshkrimit, aplikantët do t’i nënshtrohen intervistës së strukturuar me gojë dhe lista e kandidatëve, do të renditet sipas pikëve të marra.
Që prej vitit 2020, postin e kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik e mban Jonaid Myzyri. Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është organi më i lartë administrativ në fushën e prokurimeve që shqyrton ankesat për procedurat e prokurimit publik, koncesioneve/partneritetit publik privat, ankandeve publike dhe procedurave konkurruese të dhënies së lejeve minerare.
Komisioni i Prokurimit Publik është një organ kolegjial i përbërë nga 5 anëtarë, nga të cilët një Kryetar dhe një Nënkryetar. Kryetari dhe anëtarët e Komisionit të Prokurimit Publik emërohen nga Kuvendi me propozim të Këshillit të Ministrave për një mandat 5-vjeçar me të drejtë rizgjedhje vetëm një herë. Komisioni ka statusin e një institucioni të pavarur, i cili financohet nga buxheti i shtetit.
Bazuar në të dhënat e fundit të publikuara, për periudhën 11 mujore janar-nëntor të vitit që sapo lamë pas, ky komision ka regjistruar në total 1062 ankesa nga operatorët ekonomikë, për procedurat tenderuese. Ndërkohë, të arkëtuara në buxhetin e shtetit në total janë 53.3 milionë lekë në 11 muaj, tarifa financiare pas përfundimit të shqyrtimit të procedurave tenderuese.
Sondazh

“Shqipëria, më e lirë se rajoni” - Numbeo: Energjia dhe uji, paguajmë 8,550 lekë/muaj
Duke përfshirë energjinë elektrike, ujin e pijshëm, ngrohjen dhe ftohjen, shpenzimet mujore të një familjeje shqiptare arrijnë mesatarisht në 8,550 lekë ose......

“Duhen goma dimri e zinxhirë” - ARRSH, apel shoferëve: Akset ku duhet kujdes. MAS pezullon mësimin në 77 shkolla
Të gjitha segmentet rrugore kombëtare janë të hapura dhe të qarkullueshme, por në akset me prezencë dëbore rekomandohet përdorimi i gomave dimërore ose......

Kroaci, Milanoviç rifiton zgjedhjet - Presidenti aktual mori 75% të votave në balotazh
Presidenti aktual Zoran Milanoviç fitoi bindshëm balotazhin presidencial në Kroaci, duke mposhtur rivalin Dragan Primorac me një diferencë të dukshme, sipas......

Shkodër, rikthehet energjia në disa zona, akset të kalueshme
Reshjet e borës vazhdojnë të jenë prezente, ndërsa në zonat malore të territorit të Bashkisë Shkodër është shënuar ulje e ndjeshme e temperaturave. Sipas......

Moti i keq/ Et’hemaj: Nuk ka anulime fluturimesh, mund të ketë disa vonesa
Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë, nuk është shoqëruar me anulime fluturimesh. Drejtori i përgjithshëm i Aviacionit Civil Maksim Et’hemaj, ka thënë se......

Moti i keq/ MIE: Rrugët nacionale të hapura. Grupet e punës në terren për zonat që kanë probleme me energjinë
Në lidhje me situatën e motit të keq, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se rrugët nacionale janë të hapura dhe të qarkullueshme. Ministria......

Moti i keq, probleme me energjinë në zonat e thella- Miraka: Jemi në terren, po riparohen defektet
Si pasojë e motit të keq janë shënuar disa defekte në zonat e thella malore ku ka munguar energjia elektrike deri në riparimin dhe kthimin në normalitet.......

Përkeqësohet moti, në disa qarqe reshje shiu me intensitet të lartë e dëborë/ ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes!
Vijojnë reshjet me intensitet të lartë në vend. Gjatë natës kanë filluar reshjet e dëborës në zonën veriore dhe në zonën juglindore të vendit. Autoriteti......