“Duhen goma dimri e zinxhirë” - ARRSH, apel shoferëve: Akset ku duhet kujdes. MAS pezullon mësimin në 77 shkolla
Të gjitha segmentet rrugore kombëtare janë të hapura dhe të qarkullueshme, por në akset me prezencë dëbore rekomandohet përdorimi i gomave dimërore ose zinxhirëve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka përditësuar situatën, pas vështirësive të krijuara në disa rrugë si pasojë e motit, duke theksuar se grupet e punës me mjetet borëpastruese kanë vijuar pa ndërprerje me pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.
ARRSH ka renditur disa akse në rajonin verior, qendor dhe në rajonin e Korçës ku rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve, ndërsa shton se mjetet me goma verore, krijojnë problematikë në qarkullimin e mjeteve, bllokojnë rrugën dhe kthehen në pengesë edhe për borëpastrueset.
Ndërkaq, Ministria e Arsimit dhe Sportit njoftoi pezullimin e përkohshëm të mësimit në 77 shkolla në disa zona të vendit për shkak të kushteve të rënduara të motit. Pezullimi do të zgjate deri në një njoftim të dytë.
Sipas MAS, problematike paraqitet situata në disa shkolla në zonat e Bulqizës, Matit, Dibrës, Krujës, Hasit, Kukësit, Mirditës, Kurbinit, Pukës, etj., ndërsa mëismi do zëvendësohet në javët në vijim.
“Ky vendim është marrë për të garantuar sigurinë e nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor në zonat më të prekura nga moti i keq”, - thuhet ndër të tjera në njoftimin e ministrisë.
Sondazh

Kroaci, Milanoviç rifiton zgjedhjet - Presidenti aktual mori 75% të votave në balotazh
Presidenti aktual Zoran Milanoviç fitoi bindshëm balotazhin presidencial në Kroaci, duke mposhtur rivalin Dragan Primorac me një diferencë të dukshme, sipas......

Shkodër, rikthehet energjia në disa zona, akset të kalueshme
Reshjet e borës vazhdojnë të jenë prezente, ndërsa në zonat malore të territorit të Bashkisë Shkodër është shënuar ulje e ndjeshme e temperaturave. Sipas......

Moti i keq/ Et’hemaj: Nuk ka anulime fluturimesh, mund të ketë disa vonesa
Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë, nuk është shoqëruar me anulime fluturimesh. Drejtori i përgjithshëm i Aviacionit Civil Maksim Et’hemaj, ka thënë se......

Moti i keq/ MIE: Rrugët nacionale të hapura. Grupet e punës në terren për zonat që kanë probleme me energjinë
Në lidhje me situatën e motit të keq, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se rrugët nacionale janë të hapura dhe të qarkullueshme. Ministria......

Moti i keq, probleme me energjinë në zonat e thella- Miraka: Jemi në terren, po riparohen defektet
Si pasojë e motit të keq janë shënuar disa defekte në zonat e thella malore ku ka munguar energjia elektrike deri në riparimin dhe kthimin në normalitet.......

Përkeqësohet moti, në disa qarqe reshje shiu me intensitet të lartë e dëborë/ ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes!
Vijojnë reshjet me intensitet të lartë në vend. Gjatë natës kanë filluar reshjet e dëborës në zonën veriore dhe në zonën juglindore të vendit. Autoriteti......

“Energjia e erës në Evropë, e pamjaftueshme” - Përbën 20% të prodhimit total, larg objektivave klimatike të 2030
Energjia e erës siguroi 20% të energjisë elektrike të konsumuar në Evropë vitin e kaluar, por kapaciteti i ndërtuar gjatë vitit ishte më pak se gjysma e asaj......

Nënshkruhet marrëveshja për rijetëzimin e Kalasë së Elbasanit - Rama: Projekti do shërbejë si motor zhvillimi, do të rritet vlera e pronës
Rijetëzimi i Kalasë së Elbasanit pritet të sjellë zhvillim për bizneset dhe qytetin. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverisë dhe AADF-së, ku morën......