“Shqipëria, më e lirë se rajoni” - Numbeo: Energjia dhe uji, paguajmë 8,550 lekë/muaj
Duke përfshirë energjinë elektrike, ujin e pijshëm, ngrohjen dhe ftohjen, shpenzimet mujore të një familjeje shqiptare arrijnë mesatarisht në 8,550 lekë ose rreth 85 euro.
Këto shpenzime, sipas raportit të publikuar nga Numbeo në fillim të vitit, e bëjnë Shqipërinë një nga vendet me kostot më të ulëta në rajon për këto shërbime, duke e renditur të dytën pas Kosovës, edhe pse diferenca me vendin fqinj është minimale, vetëm 2 euro.
Pas Kosovës dhe Shqipërisë, Mali i Zi renditet në vendin e tretë, me një diferencë prej rreth 25 euro më shumë në shpenzimet mujore për shërbimet bazike.
Më tej, lista vijon me Maqedoninë e Veriut, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Kroacinë, ku shpenzimet për këto shërbime arrijnë gati dyfishin e asaj që paguhet në Shqipëri.
Edhe pse aktualisht një familje mesatare shpenzon rreth 85 euro në muaj për këto shërbime, situata pritet të përmirësohet më tej.
Duke filluar nga muaji shkurt, çmimi i energjisë elektrike, që përbën pjesën më të madhe të këtyre shpenzimeve do të pësojë një ulje pas vendimit të fundit të Entit Rregullator të Energjisë.
Kjo ulje e çmimit e çon koston mujore totale nën 80 euro, sipas parashikimeve të reja. Kjo pritet të reflektohet edhe në raportet e ardhshme, duke e përmirësuar më tej pozicionin e Shqipërisë në krahasimet rajonale për kostot e jetesës.
Sondazh

“Duhen goma dimri e zinxhirë” - ARRSH, apel shoferëve: Akset ku duhet kujdes. MAS pezullon mësimin në 77 shkolla
Të gjitha segmentet rrugore kombëtare janë të hapura dhe të qarkullueshme, por në akset me prezencë dëbore rekomandohet përdorimi i gomave dimërore ose......

Kroaci, Milanoviç rifiton zgjedhjet - Presidenti aktual mori 75% të votave në balotazh
Presidenti aktual Zoran Milanoviç fitoi bindshëm balotazhin presidencial në Kroaci, duke mposhtur rivalin Dragan Primorac me një diferencë të dukshme, sipas......

Shkodër, rikthehet energjia në disa zona, akset të kalueshme
Reshjet e borës vazhdojnë të jenë prezente, ndërsa në zonat malore të territorit të Bashkisë Shkodër është shënuar ulje e ndjeshme e temperaturave. Sipas......

Moti i keq/ Et’hemaj: Nuk ka anulime fluturimesh, mund të ketë disa vonesa
Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë, nuk është shoqëruar me anulime fluturimesh. Drejtori i përgjithshëm i Aviacionit Civil Maksim Et’hemaj, ka thënë se......

Moti i keq/ MIE: Rrugët nacionale të hapura. Grupet e punës në terren për zonat që kanë probleme me energjinë
Në lidhje me situatën e motit të keq, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se rrugët nacionale janë të hapura dhe të qarkullueshme. Ministria......

Moti i keq, probleme me energjinë në zonat e thella- Miraka: Jemi në terren, po riparohen defektet
Si pasojë e motit të keq janë shënuar disa defekte në zonat e thella malore ku ka munguar energjia elektrike deri në riparimin dhe kthimin në normalitet.......

Përkeqësohet moti, në disa qarqe reshje shiu me intensitet të lartë e dëborë/ ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes!
Vijojnë reshjet me intensitet të lartë në vend. Gjatë natës kanë filluar reshjet e dëborës në zonën veriore dhe në zonën juglindore të vendit. Autoriteti......

“Energjia e erës në Evropë, e pamjaftueshme” - Përbën 20% të prodhimit total, larg objektivave klimatike të 2030
Energjia e erës siguroi 20% të energjisë elektrike të konsumuar në Evropë vitin e kaluar, por kapaciteti i ndërtuar gjatë vitit ishte më pak se gjysma e asaj......