Bota Postuar më 13 Janar 2025, 12:10

“Çmimet e litiumit do të stabilizohen në 2025” - Mbyllja e minierave, rritja e shitjeve të makinave elektrike do të ulin tepricën

Nga Kristi Ceta

“Çmimet e litiumit do të stabilizohen në 2025” -

Çmimet e litiumit priten të stabilizohen në vitin 2025 pas dy vitesh rënie të theksuar. Mbyllja e minierave dhe numri i lartë i shitjeve të automjeteve elektrike në Kinë do të ndihmojë në uljen e tepricës, por rihapja e minierave mund të parandalojë rritjen e tepërt të çmimeve, thonë analistët dhe tregtarët.

Një rënie prej gati 86% në çmimet e metalit gjatë dy viteve të fundit nga kulmi i tij në nëntor 2022 i detyroi kompanitë të mbyllnin miniera në të gjithë botën. Sipas ekspertëve, këto mbyllje nënkuptojnë se kërkesa e rritur duhet të kalojë ofertën këtë vit pasi Kina intensifikon mbështetjen e politikave për të rritur shitjet në tregun më të madh në botë të makinave elektrike.

Teprica globale e furnizimit me litium parashikohet të tkurret përgjysmë në rreth 80,000 tonë ekuivalentë të karbonatit të litiumit nga gati 150,000 vitin e kaluar, sipas Antaike, ofruesi shtetëror i të dhënave të mallrave në Kinë.

Subvencionet e Kinës për makinat elektrike kontribuuan në një rritje të çmimeve të litiumit në fund të vitit të kaluar dhe duhet të vazhdojnë të mbështesin çmimet në vitin 2025, thanë analistët.

Project Blue pret që çmimet të stabilizohen në një mesatare prej rreth 11092 dollarësh për ton metrik në vitin 2025.

Ekspertët, megjithatë, paralajmëruan se çdo rritje e konsiderueshme e çmimeve këtë vit ka të ngjarë të kufizohet pasi prodhimi mund të rritet me shpejtësi në shumë miniera të mbyllura nëse rezulton fitimprurës.

Ndryshimet e mundshme të politikës së SHBA-së nën administratën e ardhshme të Trump, duke përfshirë tarifat e reja për importet e baterive nga Kina apo ulja e stimujve vendas për makinat elektrike, mund të paraqesin gjithashtu rreziqe në kërkesën për litium.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 13 Janar Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan blihet sot me 95.4 lekë dhe shitet me 96.6 lekë nga dita e djeshme. Monedha europiane blihet ost me 97.8 lekë dhe shitet me 98.6......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat