Deklarimi i të ardhurave, nga gjoba tek bllokimi i llogarive - Afati 31 Marsi/ Tatimet, masa për të “kapur” pagat e ulëta
Deri më 31 Mars individët me të ardhura vjetore mbi 1.2 milionë lekë do të duhet të plotësojnë deklaratën individuale të të ardhurave, në të kundërt gjobiten. Por për çfarë shërben plotësimi i kësaj deklarate?
Në strategjinë afatmesme të të ardhurave 2024-2027, thuhet se një nga arsyet është hetimi i shmangieve në pagesën e kontributeve. Për këtë arsye tatimet do të kryejnë analiza nga deklarata e DIVA-as, pasi kjo masë është kusht edhe e Planit të Rritjes.
Bazuar në Planin e Veprimit të DIVA-s, janë identifikuar 6708 individë të mospërputhshmërisë për DIVA 2023 dhe për ta janë dhënë sanksione sipas ligjit për procedurat tatimore si: bllokimi i llogarive bankare. Për shkak të këtyre masave janë paguar rreth 15 milionë lekë.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të ketë fokus të veçantë identifikimin e punonjësve jashtë listëpagesave të deklaruara në sistem. Administrata Tatimore do të identifikojë grupimet më të larta të punës së mundshme informale midis statistikave të fuqisë punëtore, që tregojnë aktivitetin e vërtetë ekonomik dhe numrin e punëtorëve.
Sipas dokumentit, përputhja sistematike e të dhënave me palët e treta, Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) dhe Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore (ISHPSHSH) është, gjithashtu, e nevojshme për të pasur efektivitet në identifikimin e tatimpaguesve të paregjistruar.
Grupimi i madh i të ardhurave të deklaruara në ose nën pagën minimale, gjithashtu, do të jetë pjesë e auditeve dhe do të hetohen duke përdorur teknika analitike.
Në këtë drejtim, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të përcaktojë dhe krijojë kontrolle në sistemin e deklarimit të listëpagesave që parandalojnë shmangien e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Do të krijojë dhe përditësojë kriteret e riskut në Modulin e Riskut që kanë të bëjnë me shmangien e pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore. Do të merren informacione nga planet sektoriale mbi të dhënat dhe analizat e kryera. Si dhe do të organizohen kontrolle bazuar në përfundimet që rezultojnë nga kryqëzimi i të dhënave.
Sondazh

Tregtia Kinë-Rusi, në nivele rekord - Vlera totale arriti 237 miliardë USD në vitin 2024
Vlera e importeve dhe eksporteve të Kinës me Rusinë arriti një rekord prej 237 miliardë dollarësh në vitin 2024, sipas të dhënave të doganës kineze. Totali u......

Nga e importon Shqipëria karburantin? Rreth 42% sigurohet nga Arabia Saudite, Greqia dhe Turqia
Në një ekonomi gjithnjë e më të ndërlidhur globalisht, importet luajnë një rol thelbësor në mbështetjen e industrive dhe në përmbushjen e nevojave të......

BERZH, investime rekord në 2024 - 16.6 miliardë euro financime, 26% më shumë se një vit më parë
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) arriti investime me vlerë rekord prej 16.6 miliardë eurosh në vitin 2024, një rritje 26 për qind krahasuar......

“Fatura” e turistëve italianë në Shqipëri/ Rekord hyrjesh në vitin 2024, mbi 400 milionë euro shpenzime
Bumi i turizmit shqiptar ka qenë kryefjala e kohëve të fundit për shkak të rekordeve që janë regjistruar muaj pas muaji, por edhe për shkak të ndikimit......

“Çmimet e litiumit do të stabilizohen në 2025” - Mbyllja e minierave, rritja e shitjeve të makinave elektrike do të ulin tepricën
Çmimet e litiumit priten të stabilizohen në vitin 2025 pas dy vitesh rënie të theksuar. Mbyllja e minierave dhe numri i lartë i shitjeve të automjeteve......

Viti 2024, 11,7 milionë vizitorë të huaj në Shqipëri - Kumbaro: Shqipëria, në rrugë të mbarë për rritjen e qendrueshme të flukseve hyrëse
11,7 milionë vizitorë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2024, me një rritje prej 15,2% krahasuar me vitin 2023. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit......

Pritet ulje e kostove për rrjetin 5G - MIE miraton udhëzimin nga BE. Synohet edhe nxitja e investimeve
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar një udhëzim të ri që synon lehtësimin dhe përshpejtimin e zhvillimit të rrjeteve të komunikimeve......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan blihet sot me 95.4 lekë dhe shitet me 96.6 lekë nga dita e djeshme. Monedha europiane blihet ost me 97.8 lekë dhe shitet me 98.6......