Marrëveshje në bujqësi e financa, kryeministri Rama në ‘Java e Qëndrueshmërisë’, Abu Dhabi 2025
Kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, në kuadër të pjesëmarrjes në eventet e Javës së Qëndrueshmërisë së Abu Dhabit 2025, (Abu Dhabi Sustainability Ëeek (ADSË), një platformë globale, e mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe lideri i saj i energjisë së pastër, Masdar, për të adresuar sfidat më emergjente të qëndrueshmërisë në botë, përmes diskutimeve të përbashkëta mes vendeve, që përshpejtojnë zhvillimin e përgjegjshëm dhe nxisin përparimin gjithëpërfshirës ekonomik, social dhe mjedisor.
Për më shumë se 15 vjet, ADSË ka bërë bashkë vendimmarrës nga qeveritë, sektori privat dhe shoqëria civile për të çuar përpara axhendën globale të qëndrueshmërisë përmes dialogut, bashkëpunimit ndërsektorial dhe zgjidhjeve me ndikim.
Mbrëmjen e sotme, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në pritjen zyrtare të ADSË, me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve dhe liderëve botërorë, politikëbërësve të lartë dhe specialistëve të industrisë, dhe në mbrëmjen gala të Çmimit Zayed Sustainability, një çmim që nderon trashëgiminë humanitare dhe të qëndrueshme të babait themelues të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Zayed bin Sultan Al Nahyan, që u akordohet ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, organizatave jofitimprurëse dhe shkollave të mesme globale me zgjidhje të qëndrueshme ndikuese, inovative dhe frymëzuese. Deri më sot janë nderuar me këtë çmim 117 fitues, nëpërmjet të cilëve tyre është transformuar jeta e 384 milionë njerëzve.
Ndërsa nesër, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Sesionin plenar me temë “Fuqizimi i Progresit të Qëndrueshëm”, dhe më pas në ceremoninë e nënshkrimit të disa marrëveshjeve mes vendeve si: “Korniza e partneritetit strategjik trepalësh për energjinë dhe infrastrukturën” e lidhur ndërmjet, Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Qeverisë së Republikës Italiane dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe marrëveshje të tjera dypalëshe mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara, në fushën e bujqësisë dhe të financave.
Sondazh

Zjarret në Kaliforni “godasin” kompanitë e sigurimeve - Kostot mund të shkojnë rreth 30 miliardë dollarë
Zjarret shkatërruese që kanë prekur Kaliforninë Jugore gjatë javës së fundit mund të kenë shkaktuar kosto të siguracioneve deri në 30 miliardë dollarë, sipas......

Paketa e Maleve/ Cilat toka nuk mund të merren për 1 euro? - U refuzohet e drejta e investimit atyre që nuk plotësojnë 5 kushte të pronës
Projektligji “Për paketën e maleve” synon që të tërheqë investime në zonat malore përmes kalimit të pronësisë së pasurive shtetërore në këto zona për vetëm 1......

“Britania, superfuqi e IA” - Qeveria synon të rrisë produktivitetin me 47 mld paund në vit
Kryeministri britanik Keir Starmer tha se donte ta bënte Mbretërinë e Bashkuar një "superfuqi" të inteligjencës artificiale, duke premtuar se do të......

Qiratë u rritën me 3.2% në vitin 2024 - Ndikuan, përmirësimi i infrastrukturës dhe turizmi
Kërkesa e lartë, zhvillimi i zonave të reja me përmirësimin e infrastrukturës dhe rritja e turizmit kanë bërë që përgjatë vitit të shkuar qiratë të rriten me......

Gati skemat e mbështetjes së ndërmarrjeve për 2025 - Nga projektet e konkurrueshmërisë, tek artizanati. Sa do të financohen?
Në Fletoren Zyrtare, është botuar vendimi për caktimin e masës së përfitimit për kriteret dhe kushtet e veçanta për mbështetjen me fond për ndërmarrjet,......

Taksa e pasurisë, nuk do të ketë përjashtime - Grupet vulnerabël do të kompensohen në forma të tjera
Qeveria nuk do të aplikojë përjashtim nga taksa e pasurisë për grupet vulnerabël dhe kategoritë e tjera që deri më tani nuk kanë paguar. Në strategjinë......

Biokarburantet në Shqipëri, rreth 50% më lirë - Projektligji, në Kuvend: Do të përjashtohen nga taksat dhe tarifat
Të paktën 1% e karburantit të tregtuar gjatë vitit 2025 do të jetë bio. Projektligji “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve......

Sa potencial ka diaspora në zgjedhjet e 2025-ës? Deri tani, numri i aplikimeve i mjaftueshëm për të siguruar një mandat deputeti
Kurioziteti më i madh që do të sjellin zgjedhjet e vitit 2025, përveç rezultatit, lidhet me votën e diasporës. Kjo ndodh për dy arsye kryesore të cilat......