Gati skemat e mbështetjes së ndërmarrjeve për 2025 - Nga projektet e konkurrueshmërisë, tek artizanati. Sa do të financohen?
Në Fletoren Zyrtare, është botuar vendimi për caktimin e masës së përfitimit për kriteret dhe kushtet e veçanta për mbështetjen me fond për ndërmarrjet, mikro, të vogla dhe të mesme për vitin 2025 me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Këshillit të Ministrave. Por, cilat janë masat financiare dhe cilat ndërmarrje nuk përfitojnë?
Si fillim, nga ky fond, nuk përfitojnë ato ndërmarrje të cilat kanë përfituar burime financimi nga donatorë apo institucione financiare kombëtare dhe ndërkombëtare.
Por, referuar vendimit, skema e mbështetjes financiare për shpenzimet korrente për programin e mbështetjes për zhvillimin ekonomik, është në vlerën e 100 000 000 lekë, fond i cili mbulon 100% të kostove të miratuara, por jo më shumë se 2 500 000 lekë.
Ndërkohë, mbështetje financiare për zërin “shpenzime Kapitale”, është në vlerën e 31 830 000 lekë. Nga ky fond ndahen në vlerën e 21 830 000 lekë për projekte për konkurrueshmërinë të cilat mbulojnë 100% të kostove të miratuara, por jo më shumë se 1 500 000 lekë si dhe në vlerën 10 000 000 lekë, projekte në mbështetje të artizanatit, të cilat mbulojnë kostot 100%, por pa kaluar vlerën e 1 000 000 lekëve.
Aplikuesit për përfitimin e fondit, duhet të plotësojnë kriteret e përgjithshme duke pasur në fokus nxitjen drejt eksportit dhe forcimin e aftësive për shërbimet dhe produktet për një treg të qëndrueshëm.
Fokusi i këtij vendimi, është rritja e konkurrueshmërisë për zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve, rritjen e biznesit kreativ, mbështetjen e grave sipërmarrëse, impelentimin e teknologjive të reja dhe inovacionit etj.
Sondazh

Taksa e pasurisë, nuk do të ketë përjashtime - Grupet vulnerabël do të kompensohen në forma të tjera
Qeveria nuk do të aplikojë përjashtim nga taksa e pasurisë për grupet vulnerabël dhe kategoritë e tjera që deri më tani nuk kanë paguar. Në strategjinë......

Biokarburantet në Shqipëri, rreth 50% më lirë - Projektligji, në Kuvend: Do të përjashtohen nga taksat dhe tarifat
Të paktën 1% e karburantit të tregtuar gjatë vitit 2025 do të jetë bio. Projektligji “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve......

Sa potencial ka diaspora në zgjedhjet e 2025-ës? Deri tani, numri i aplikimeve i mjaftueshëm për të siguruar një mandat deputeti
Kurioziteti më i madh që do të sjellin zgjedhjet e vitit 2025, përveç rezultatit, lidhet me votën e diasporës. Kjo ndodh për dy arsye kryesore të cilat......

Sa e varur është Shqipëria nga importi? Vlera e ushqimeve nga jashtë arriti në 96 mld lekë në 11 muaj
Të dhënat e tregtisë së jashtme tregojnë se importet shqiptare të produkteve ushqimore gjatë 11-të muajve të vitit 2024 arritën në 96 miliardë lekë. Grupet......

Norvegjia, rekord eksportesh të gazit natyror - Prodhimi arriti 124 miliardë metra kub në vitin 2024
Norvegjia arriti një nivel rekord të eksporteve të gazit natyror në vitin 2024, me parashikimet e industrisë që tregojnë se këto shifra do të mbeten të......

Greqi, eksportet në rënie për të dytin vit radhazi - Varësia e lartë nga importet zgjeron deficitin tregtar
Eksportet greke parashikohen të kenë rënie për të dytin vit radhazi në 2024, duke reflektuar gjithashtu një zgjerim të deficitit tregtar. Edhe nëse një......

Hyn në treg një kompani e re sigurimi - Arrin në 5 numri i shoqërive të jetës. Kjo kategori sjell vetëm 8% të totalit të primeve
Një kompani e re e sigurimit të jetës është futur në tregun shqiptar. Në muajin dhjetor, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare miratoi kërkesën e shoqërisë......

Përmirësohet situata nga moti i keq - Balluku: Rrugët e hapura, por në disa akse duhen zinxhirë
Rrugët kombëtare janë të hapura për qarkullimin e automjeteve, por në disa akse rekomandohet qarkullimi me zinxhirë dhe goma dimri. Ndërkohë që, furnizimi......