Qiratë u rritën me 3.2% në vitin 2024 - Ndikuan, përmirësimi i infrastrukturës dhe turizmi
Kërkesa e lartë, zhvillimi i zonave të reja me përmirësimin e infrastrukturës dhe rritja e turizmit kanë bërë që përgjatë vitit të shkuar qiratë të rriten me 3.2% në krahasim me vitin 2023.
Sipas Institutit të Statistikave, ndonëse për 5 muajt e fundit të vitit që lamë pas, norma e indeksit u ul ndjeshëm, duke u regjistruar nën nivelin e 1.6%, kjo rënie nuk pati ndikimin e pritur në uljen e çmimeve të qirave.
Normat më të larta të rritjes mujore të qirave u regjistruan në muajt e parë të vitit, ku nga janari deri në fund të prillit treguesi ka qenë konstant në 4.4% çdo muaj, sipas INSTAT. Nga ana tjetër, muaji i fundit ishte ai me rritjen më të lehtë në 2 vitet e fundit, ku u regjistrua në nivelin e 0.9%.
Një faktor ndikues që është përhapur përgjatë viteve të fundit dhe ka kontribuar në rritjen e çmimeve të qirave është “Airbnb”, ose qiratë ditore.
Rritja e numrit të turistëve, kryesisht gjatë sezonit veror, ndikon drejtpërdrejt në rritjen e kërkesës, duke rritur paralelisht edhe kërkesën nga ana e konsumatorëve.
Ky trend ka sjellë ndryshime të dukshme në tregun e qirave, duke e bërë më sfiduese gjetjen e banesave me qira afatgjata në qytetet kryesore.
Paralel me turizmin ka ndikuar dhe përmirësimi i infrastrukturës. Me zhvillimin e rrugëve zonat bëhen më të aksesueshme duke rritur dhe vlerën e pronës, çka bënë që dhe kërkesa për apartamente me qera të jetë me e lartë.
Sondazh

Gati skemat e mbështetjes së ndërmarrjeve për 2025 - Nga projektet e konkurrueshmërisë, tek artizanati. Sa do të financohen?
Në Fletoren Zyrtare, është botuar vendimi për caktimin e masës së përfitimit për kriteret dhe kushtet e veçanta për mbështetjen me fond për ndërmarrjet,......

Taksa e pasurisë, nuk do të ketë përjashtime - Grupet vulnerabël do të kompensohen në forma të tjera
Qeveria nuk do të aplikojë përjashtim nga taksa e pasurisë për grupet vulnerabël dhe kategoritë e tjera që deri më tani nuk kanë paguar. Në strategjinë......

Biokarburantet në Shqipëri, rreth 50% më lirë - Projektligji, në Kuvend: Do të përjashtohen nga taksat dhe tarifat
Të paktën 1% e karburantit të tregtuar gjatë vitit 2025 do të jetë bio. Projektligji “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve......

Sa potencial ka diaspora në zgjedhjet e 2025-ës? Deri tani, numri i aplikimeve i mjaftueshëm për të siguruar një mandat deputeti
Kurioziteti më i madh që do të sjellin zgjedhjet e vitit 2025, përveç rezultatit, lidhet me votën e diasporës. Kjo ndodh për dy arsye kryesore të cilat......

Sa e varur është Shqipëria nga importi? Vlera e ushqimeve nga jashtë arriti në 96 mld lekë në 11 muaj
Të dhënat e tregtisë së jashtme tregojnë se importet shqiptare të produkteve ushqimore gjatë 11-të muajve të vitit 2024 arritën në 96 miliardë lekë. Grupet......

Norvegjia, rekord eksportesh të gazit natyror - Prodhimi arriti 124 miliardë metra kub në vitin 2024
Norvegjia arriti një nivel rekord të eksporteve të gazit natyror në vitin 2024, me parashikimet e industrisë që tregojnë se këto shifra do të mbeten të......

Greqi, eksportet në rënie për të dytin vit radhazi - Varësia e lartë nga importet zgjeron deficitin tregtar
Eksportet greke parashikohen të kenë rënie për të dytin vit radhazi në 2024, duke reflektuar gjithashtu një zgjerim të deficitit tregtar. Edhe nëse një......

Hyn në treg një kompani e re sigurimi - Arrin në 5 numri i shoqërive të jetës. Kjo kategori sjell vetëm 8% të totalit të primeve
Një kompani e re e sigurimit të jetës është futur në tregun shqiptar. Në muajin dhjetor, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare miratoi kërkesën e shoqërisë......