Sa potencial ka diaspora në zgjedhjet e 2025-ës? Deri tani, numri i aplikimeve i mjaftueshëm për të siguruar një mandat deputeti
Kurioziteti më i madh që do të sjellin zgjedhjet e vitit 2025, përveç rezultatit, lidhet me votën e diasporës. Kjo ndodh për dy arsye kryesore të cilat lidhen me potencialin që ka diaspora në zgjedhje dhe e dyta lidhet me numrin e diasporës.
Publikimi i fundit zyrtar nga “Instituti i Statistikave” mbi numrin e dipasorës shqiptare jashtë vendit i referohet vitit 2020. Theksojmë se matjet në këtë publikim janë kryer bazuar mbi regjistrin civil dhe censin e vtit 2011-të. Duke pasur parasysh se shqiptarët vendbanues nuk regjistrohen sistematikisht kur largohen nga vendi dhe duke qenë se ka pak stimuj që ata të regjistrojnë largimin tek autoritetet vendore, nuk ka matje të besueshme të numrit të individëve që janë larguar nga Shqipëria.
Megjithatë, sipas të dhënve të këtij publikimi, Diaspora e vlerësuar nga INSTAT përllogaritet 1.7 milionë individë jashtë territorit të Shqipërisë, ku 884,719 individë janë meshkuj dhe 799,416 janë femra. Duke marrë parasysh shifrat e migracionit neto në Shqipëri vitet e fundit që arrijnë në rreth mbi 80 mijë, mund të themi se minimalisht diaspora shqiptare vlerësohet në rreth 1.8 milionë. Sigurisht nga ata që janë larguar nuk mund të përjashtojmë faktin që disa prej tyre mund edhe të mund të mos e kenë mbajtur shtetësinë shqiptare. Prandaj mund të themi se çdo shifër që mund të marrim është e përafërt.
Por sa prej tyre kanë të drejtë vote, nëse marrim të mirëqenë që ata plotësojnë kushtet për të votuar? Nisur nga të dhënat e INSTAT mbi publikimin për diasporën, popullsia mbi 18 vjeç vlerësohet në gati 1.5 milionë.
Në shumë shtete, pjesëmarrja e diasporës në votim është përgjithësisht më e ulët se ajo e votuesve vendas, kryesisht për shkak të sfidave logjistike si dallimet në kohë, kostoja e votimit, mungesa e aksesit, mungesa e informacionit dhe ndjenja e shkëputjes nga politika lokale. Pjesëmarrja e diasporës vlerësohet shpesh të jetë ndër 10% deri në 30% në vendet që kanë sisteme të konsoliduara të votimit për diasporën.
Duke pasur një regjistër të paplotë votuesish dhe duke marrë si referencë Regjistrin e Gjendjes Civile, pjesëmarrja në zgjedhje nuk shpreh realisht pjesëmarrjen në raport me numrin e qytetarëve mbi 18 vjeç që jetojnë në Shqipëri dhe që kanë të drejtë vote. Votues të rregullt janë kryesisht 1.4 milionë zgjedhës, nga gati 3.6 milionë (bazuar në të dhënat zgjedhore të vitit 2021 dhe 2023), shifra që nuk përbëjnë më shumë se 40%-53% të totalit të regjistrit të qytetarëve me të drejtë vote. Ndërkohë, të dhënat e Censit të vitit 2023 tregojnë se popullsia me të drejtë vote vlerësohet në gati 1.9 milionë.
Në këto kushte mund të themi se vota e diasporës është po aq e rëndësishme sa vota e qytetarëve që jetojnë dhe banojnë në Shqipëri. Megjithatë, siç është theksuar edhe më lart, duke marrë në konsideratë normën e pjesëmarrjes së diasporës në votime në vende të ndryshme vlen për t’u parë në këtë rast se sa prej tyre do të shprehin vullnetin, pra sa do të aplikojnë për të votuar.
Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në datën 14 Janar kanë aplikuar rreth 12,700 individë dhe rreth 1,900 prej këtyre kërkesave janë miratuar. Pjesa më e madhe prej tyre janë meshkuj, me një peshë prej 69%. Pra, mund të themi se deri më tani numri i aplikimeve është i mjaftueshëm për të siguruar një mandat deputeti.
Sipas të dhënave, nga totali i kërkesave, rreth 2.3% e tyre janë refuzuar, 14% janë miratuar dhe 82% janë aktualisht në shqyrtim.
Po të analizojmë të dhënat sipas moshës së aplikantit shohim se rreth 31.2% të peshës e ka grupmosha 26-35 vjeç, pasuar nga 36-45 vjeç me 27.4%.
Interesi më i madh është shfaqur nga vendet ku ka edhe më shumë shqiptarë të diasporës, si Italia, Greqia, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, sipas të dhënave të KQZ janë edhe vende të tjera si Mbretëria e Bashkuar, Franca, Kanadaja, Suedia, Blegjika, Zvicra, Holanda, Malta, Spanja, Finlanda, Irlanda, Norvegjia, Luksemburgu, Austria, Danimarka, Çekia, Rumania, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Shën Helena, Polonia etj.
Këto të dhëna mbështeten edhe nga karakteristikat e popullsisë së diasporës shqiptare sipas të dhënave të INSTAT. Ndërkohë, po të analizojmë kërkesat sipas bashkisë, Tirana, Fieri, Durrësi dhe Shkodra kryesojnë.
Kliko këtu për të parë të dhënat e përditësuara
Sondazh

Sa e varur është Shqipëria nga importi? Vlera e ushqimeve nga jashtë arriti në 96 mld lekë në 11 muaj
Të dhënat e tregtisë së jashtme tregojnë se importet shqiptare të produkteve ushqimore gjatë 11-të muajve të vitit 2024 arritën në 96 miliardë lekë. Grupet......

Norvegjia, rekord eksportesh të gazit natyror - Prodhimi arriti 124 miliardë metra kub në vitin 2024
Norvegjia arriti një nivel rekord të eksporteve të gazit natyror në vitin 2024, me parashikimet e industrisë që tregojnë se këto shifra do të mbeten të......

Greqi, eksportet në rënie për të dytin vit radhazi - Varësia e lartë nga importet zgjeron deficitin tregtar
Eksportet greke parashikohen të kenë rënie për të dytin vit radhazi në 2024, duke reflektuar gjithashtu një zgjerim të deficitit tregtar. Edhe nëse një......

Hyn në treg një kompani e re sigurimi - Arrin në 5 numri i shoqërive të jetës. Kjo kategori sjell vetëm 8% të totalit të primeve
Një kompani e re e sigurimit të jetës është futur në tregun shqiptar. Në muajin dhjetor, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare miratoi kërkesën e shoqërisë......

Përmirësohet situata nga moti i keq - Balluku: Rrugët e hapura, por në disa akse duhen zinxhirë
Rrugët kombëtare janë të hapura për qarkullimin e automjeteve, por në disa akse rekomandohet qarkullimi me zinxhirë dhe goma dimri. Ndërkohë që, furnizimi......

Me cilat shtete nuk paguajmë tatim të dyfishtë? - Lista/ Marrëveshje me 43 vende në botë, të ardhurat tatohen vetëm 1 herë
Tashmë është koha kur bizneset kanë filluar të mbyllin bilancet dhe të bëjnë deklarimet përkatëse. Po ashtu, edhe deklarimi i DIVA-s ka afat deri më datën 31......

Rënie e ndjeshme për Dollarin dhe Frangën – Sa këmbehen sot Euro dhe Paundi?!
Dollari amerikan ka shënuar një rënie të ndjeshme të kuotës nga dita e djeshme pasi është blerë sot me 95 lekë dhe është shitur me 96.2 lekë sipas kursit të......

Zvicra neutrale do t'i bashkohet projektit të lëvizshmërisë ushtarake të BE-së!
Zvicra do t'i bashkohet projektit të lëvizshmërisë ushtarake të BE-së, i cili synon të sigurojë lëvizjen e shpejtë dhe të qetë të stafit ushtarak, pajisjeve......