Taksa e pasurisë, nuk do të ketë përjashtime - Grupet vulnerabël do të kompensohen në forma të tjera
Qeveria nuk do të aplikojë përjashtim nga taksa e pasurisë për grupet vulnerabël dhe kategoritë e tjera që deri më tani nuk kanë paguar.
Në strategjinë afatmesme të të ardhurave 2024-2027 thuhet se në vitin 2018 u miratuan ndryshimet në skemën e taksimit të pasurive të paluajtshme, ndërtesa, duke kaluar nga taksa me kuotë fikse për m2, në taksën ad valorem pra me përqindje mbi vlerën e pasurisë së paluajtshme-ndërtesë. Kjo reformë u shoqërua me krijimin e Kadastrës Tatimore dhe të Regjistrit të pasurive të paluajtshme ku evidentohen pasuritë e paluajtshme, pronarët, vendndodhja, vlera e pronës dhe të dhëna të tjera. Miratimi i ligjit u shoqërua me vendosjen e disa përjashtimeve nga pagesa e taksës.
Nga vlerësimet paraprake të bëra nga qeveria, vërehet se disa përjashtime duhet të eliminohen, si dhe ka hapësirë që të mund të rritet edhe norma e taksës së pronës.
Këto ndryshime do të reflektohen në ligjin e ri “Për taksën e pasurisë së paluajtshme”, po hartohet me asistencën e Agjencisë Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim (SIDA) dhe do jetë në proces konsultimi publik.
Në draft argumentohet se duke qenë se të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave të pushtetit vendor, është e nevojshme që përjashtimet të mbahen në nivele minimale dhe ndërkohë, lehtësirat tatimore për grupet vulnerabël duhet të ofrohen nëpërmjet mekanizmave dhe formave të tjera. Ndërsa planifikohet rishikimi në rritje tarifa e taksës.
Strategjia parashikon që në tremujorin e parë të vitit të bëhet finalizimi i Sistemit Informativ të Kadastrës Fiskale (SIKF), si dhe ndërveprimi i tij me sistemet e tjera dhe shtrirja në bashki.
Si dhe të bëhet pilotimi, ndërtimi i kapaciteteve dhe institucionalizimi i procedurave për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme, popullimin dhe mirëmbajtjen e të dhënave të pasurisë së paluajtshme në SIK. Sistemi i ri i taksimit do të nisë aplikimin nga 1 Janari 2026.
Aktualisht, taksa mbi pasuritë e paluajtshme në Shqipëri kontribuon në masën 0.3% të PBB-së, ndërkohë që të ardhurat mesatare që gjenerohen nga taksa e pronës në vendet e tjera të rajonit janë rreth 0.8% e PBB-së.
Sondazh

Biokarburantet në Shqipëri, rreth 50% më lirë - Projektligji, në Kuvend: Do të përjashtohen nga taksat dhe tarifat
Të paktën 1% e karburantit të tregtuar gjatë vitit 2025 do të jetë bio. Projektligji “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve......

Sa potencial ka diaspora në zgjedhjet e 2025-ës? Deri tani, numri i aplikimeve i mjaftueshëm për të siguruar një mandat deputeti
Kurioziteti më i madh që do të sjellin zgjedhjet e vitit 2025, përveç rezultatit, lidhet me votën e diasporës. Kjo ndodh për dy arsye kryesore të cilat......

Sa e varur është Shqipëria nga importi? Vlera e ushqimeve nga jashtë arriti në 96 mld lekë në 11 muaj
Të dhënat e tregtisë së jashtme tregojnë se importet shqiptare të produkteve ushqimore gjatë 11-të muajve të vitit 2024 arritën në 96 miliardë lekë. Grupet......

Norvegjia, rekord eksportesh të gazit natyror - Prodhimi arriti 124 miliardë metra kub në vitin 2024
Norvegjia arriti një nivel rekord të eksporteve të gazit natyror në vitin 2024, me parashikimet e industrisë që tregojnë se këto shifra do të mbeten të......

Greqi, eksportet në rënie për të dytin vit radhazi - Varësia e lartë nga importet zgjeron deficitin tregtar
Eksportet greke parashikohen të kenë rënie për të dytin vit radhazi në 2024, duke reflektuar gjithashtu një zgjerim të deficitit tregtar. Edhe nëse një......

Hyn në treg një kompani e re sigurimi - Arrin në 5 numri i shoqërive të jetës. Kjo kategori sjell vetëm 8% të totalit të primeve
Një kompani e re e sigurimit të jetës është futur në tregun shqiptar. Në muajin dhjetor, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare miratoi kërkesën e shoqërisë......

Përmirësohet situata nga moti i keq - Balluku: Rrugët e hapura, por në disa akse duhen zinxhirë
Rrugët kombëtare janë të hapura për qarkullimin e automjeteve, por në disa akse rekomandohet qarkullimi me zinxhirë dhe goma dimri. Ndërkohë që, furnizimi......

Me cilat shtete nuk paguajmë tatim të dyfishtë? - Lista/ Marrëveshje me 43 vende në botë, të ardhurat tatohen vetëm 1 herë
Tashmë është koha kur bizneset kanë filluar të mbyllin bilancet dhe të bëjnë deklarimet përkatëse. Po ashtu, edhe deklarimi i DIVA-s ka afat deri më datën 31......