Europa Postuar më 14 Janar 2025, 14:15

“Britania, superfuqi e IA” - Qeveria synon të rrisë produktivitetin me 47 mld paund në vit

Nga Kristi Ceta

“Britania, superfuqi e IA” - Qeveria synon të rrisë

Kryeministri britanik Keir Starmer tha se donte ta bënte Mbretërinë e Bashkuar një "superfuqi" të inteligjencës artificiale, duke premtuar se do të publikonte informacione për studiuesit dhe do të krijonte zona për qendrat e të dhënave.

Starmer, qeveria laburiste e të cilit pritet të shkurtojë shpenzimet, pasi kostot e huamarrjes janë rritur, tha se donte të vendoste inteligjencën artificiale në qendër të ambicies së tij për të rritur ekonominë.

Qeveria thotë se teknologjia mund të rrisë produktivitetin me 1.5% në vit, me vlerë 47 miliardë paund shtesë çdo vit gjatë një dekade.

“Britania do të jetë një nga superfuqitë e mëdha të inteligjencës artificiale”, tha Starmer, duke vënë në dukje se vendi ishte tashmë lider evropian për investimet në këtë sektor.

Ekonomia e gjashtë më e madhe në botë, Britania, renditet vetëm pas Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, kur bëhet fjalë për investimet në teknologjinë e re dhe patentat, sipas Universitetit Stanford.

Starmer tha se Britania do të hartojë një kurs "pro-rritjes dhe pro-novacionit" për rregulloret. "Unë e di se ka qasje të ndryshme në mbarë botën, por ne jemi tani në kontroll të regjimit tonë rregullator, kështu që do të ndjekim rrugën tonë," tha ai, duke iu referuar largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian në vitin 2020.

Britania do të vendosë të dhëna publike, të tilla si informacionet nga shërbimi i saj shëndetësor shtetëror, në një "Bibliotekë Kombëtare të të Dhënave", ku do të jenë të aksesueshme për studiuesit që u nënshtrohen rregullave të së drejtës së autorit, u shpreh Starmer.

Ai shtoi se inteligjenca artificiale ka fuqinë për të transformuar jetën e njerëzve, duke përfshirë përshpejtimin e konsultimeve të planifikimit, ndihmën ndaj bizneseve të vogla dhe reduktimin e barrës burokratike për mjekët dhe mësuesit.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat