Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaratë për media: Votoni sa më shumë, votoni për të ardhmen tuaj
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaratë për media:
Të gjithë qytetarët që kanë votuar kanë kryer një detyrim madhor ndaj familjes, vetes, shoqërisë dhe kombit. Thirrja ime është për çdo shqiptar, voto për të adhmen e fëmijëve, për pensionet, për bizneset. Votoni për interesat e çdo qytetari.
Çdokush që shkel ligjin do bëhet përgjegjës në mënyrë absolute. Sovrani sot do të japë një verdikt historik.
Berisha falënderon qytetarët që kanë votuar deri tani dhe bën thirrje: "Votoni sa më shumë, votoni për të ardhmen tuaj".
Falënderoj ata qytetarë që gjer tani kanë hedhur votën e tyre, kanë votuar duke kryer kështu një detyrim madhor të çdo shqiptari mbi moshën 18-vjeçare.
Detyrim madhor ndaj vetes, familjes, shoqërisë, Shqipërisë dhe kombit.
Një falënderim i veçantë dhe mirënjohje e pakufishme për ata mijëra e mijëra shqiptare dhe shqiptarë që nuk u regjistruan dot për shkak të burokracirave dhe frikës së qeverisë ndaj votës së tyre, por kanë vërshuar nga ajri, nga toka dhe nga deti dhe janë dyndur sot dhe po votojnë në Shqipëri.
Mirënjohja ime është e pakufishme ndaj tyre.
Ata me votën e tyre i gjenden vendit dhe kombit në një moment, në të cilin kanë nevojë shumë të madhe.
Së fundmi, edhe njëherë thirrja ime është për çdo shqiptar: voto, voto, voto për veten tënde, për fëmijët e tu, për vendin tënd, për të ardhmen tënde, të fëmijëve të tu, për biznesin, për rrogat, për pensionet, për fermën.
Pra, është një votim më shumë se kurrë për interesat më të rëndësishme të çdo qytetari.
Sondazh

Barazia gjinore dhe zgjedhjet në Shqipëri!
Që nga viti 2008, legjislacioni shqiptar garanton të paktën 30 për qind përfaqësim të gjinisë më pak të përfaqësuar në pozicione vendimmarrëse politike dhe......

Voton Agron Shehaj: Sot dëgjohet zëri i popullit, votoni për ndryshimin
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ushtroi të drejtën e votës këtë mëngjes, duke përcjellë një mesazh për të gjithë qytetarët. I shoqëruar nga......

Aspektet financiare të fushatës zgjedhore!
Aspektet financiare të fushatës zgjedhore rregullohen me Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Partitë Politike. Ky i fundit rregullon edhe aspekte të përgjithshme......

Celibashi: Deri tani 185.679 zarfe nga diaspora, pritet të arrijnë 200 mijë
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka treguar disa të dhëna në lidhje me procesin e votimit nga diaspora. Ai njoftoi në një......

KQZ: Deri në orën 18:00 kanë votuar 40,94% e qytetarëve - Vijon pjesëmarrja më e lartë në Dibër dhe Tiranë
KQZ: Deri në orën 18:00 kanë votuar 40,94% e qytetarëve -Vijon pjesëmarrja më e lartë në Dibër dhe TiranëKomisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të......

Celibashi raporton për procesin e votimit deri më tani!
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në konferencën e parë për mediat gjatë ditës së zgjedhjeve, informoi mbi ecurinë e procesit......

Doshi pas votimit: Rezultati i PSD-së do të jetë një surprizë, nuk bëj koalicion me Berishën
Disa minuta më parë, kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, ushtroi të drejtën e votës. Lideri socialdemokrat u shpreh se kjo është një datë shumë e......

Pjesëmarrja në zgjedhje, nga 98% në 46%/ Analiza: Çfarë pritet të ndodhë në vitin 2025 dhe cilët janë faktorët që do të ndikojnë?
Shqiptarët kanë shfaqur një rënie të vazhdueshme të interesit për të votuar në zgjedhjet parlamentare gjatë tre dekadave të fundit. Nga entuziazmi i......