Voton Agron Shehaj: Sot dëgjohet zëri i popullit, votoni për ndryshimin
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ushtroi të drejtën e votës këtë mëngjes, duke përcjellë një mesazh për të gjithë qytetarët.
I shoqëruar nga bashkëshortja, Shehaj u bëri thirrje qytetarëve të votojnë për ndryshimin dhe të ardhmen.
Ai u shpreh se sot është momenti kur qytetarët kanë mundësinë të shprehin vullnetin e tyre, pasi në katër vitet e ardhshme vendimet do të merren nga ata që marrin pushtetin.
“Sot është një ditë e rëndësishme, sepse kemi në dorë të vendosim për të ardhmen. Është dita kur dëgjohet zëri i qytetarëve. Për katër vitet e ardhshme, pushteti nuk do të ketë më nevojë të dëgjojë zërin tonë – prandaj sot ka rëndësi të votojmë. Të votojmë për ndryshimin, të votojmë për të ardhmen,” u shpreh Shehaj.
Sondazh

Aspektet financiare të fushatës zgjedhore!
Aspektet financiare të fushatës zgjedhore rregullohen me Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Partitë Politike. Ky i fundit rregullon edhe aspekte të përgjithshme......

Celibashi: Deri tani 185.679 zarfe nga diaspora, pritet të arrijnë 200 mijë
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka treguar disa të dhëna në lidhje me procesin e votimit nga diaspora. Ai njoftoi në një......

KQZ: Deri në orën 18:00 kanë votuar 40,94% e qytetarëve - Vijon pjesëmarrja më e lartë në Dibër dhe Tiranë
KQZ: Deri në orën 18:00 kanë votuar 40,94% e qytetarëve -Vijon pjesëmarrja më e lartë në Dibër dhe TiranëKomisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të......

Celibashi raporton për procesin e votimit deri më tani!
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në konferencën e parë për mediat gjatë ditës së zgjedhjeve, informoi mbi ecurinë e procesit......

Doshi pas votimit: Rezultati i PSD-së do të jetë një surprizë, nuk bëj koalicion me Berishën
Disa minuta më parë, kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, ushtroi të drejtën e votës. Lideri socialdemokrat u shpreh se kjo është një datë shumë e......

Pjesëmarrja në zgjedhje, nga 98% në 46%/ Analiza: Çfarë pritet të ndodhë në vitin 2025 dhe cilët janë faktorët që do të ndikojnë?
Shqiptarët kanë shfaqur një rënie të vazhdueshme të interesit për të votuar në zgjedhjet parlamentare gjatë tre dekadave të fundit. Nga entuziazmi i......

Voton Kryeministri Edi Rama: Sot është fjala e popullit!
Kryetari i Partisë Socialiste njëherësh Kryeministri Edi Rama shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama kanë votuar në në shkollën “Ymer Lala” të......

Berisha u bën thirrje qytetarëve: Votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj në këtë vend!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka votuar para pak minutash në qendrën e votimit në shkollën "Kosova". Berisha ishte i shoqëruar nga......