KQZ: Kanë mbërritur 191 912 zarfe me fletëvotimi nga jashtë deri në orën 19:00!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se deri sot në orën 19:00 kanë mbërritur 191 912 zarfe me fletëvotimi nga votuesit nga jashtë.
Sipas KQZ në total janë 245 935 zarfe të dërguara, nga të cilat janë marrë nga zgjedhësit 227 097 zarfe me fletë votimi. 18 326 zarfe me fletë votimi nuk janë tërhequr nga zgjedhësit të cilët ishin regjistruar në Platformën Elektronike të Votimit për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare. Sipas KQZ, 2502 zarfe janë te kutia e posaçme.
Numrin më të lartë të zarfeve të kthyer me fletëvotimi e mban Italia me 72 800, ndjekur më pas nga Greqia 52 942, më pas Gjermania 20 318.
Sipas qarqeve, kryeson Tirana me 41 748 zarfe, Fieri 25 949, Durrësi 19 699.
Sot, më 11 maj 2025, shtetasit shqiptarë votuan për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë, në një proces që pritet të përcaktojë drejtimin politik të vendit për katër vitet e ardhshme.
Për herë të parë në këto zgjedhje parlamentare votuan edhe shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Procesi i votimit jashtë vendit ka nisur rreth një muaj më parë.
Çdo votë që mbërrin në Shqipëri sot pas orës 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.
Vendi i caktuar për administrimin e këtij procesi është Pallati i Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik Tiranë.

Mbyllet orari i votimit/ Deri në 18:00 votuan 41.37% e zgjedhësve
Mbyllet orari i votimit/ Deri në 18:00 votuan 41.37% e zgjedhësve, pjesëmarrja gati 4.2% më e ulët se në 2021!Votimi u mbyll në 19:00. Zgjedhësit që janë në......

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç
Dita e sotme përfaqëson një moment kyç për çdo qytetar shqiptar, pasi vendi po zhvillon zgjedhjet parlamentare, një proces që përcakton drejtimin politik për......

Avioni i fundit me votat e diasporës, sot rreth orës 17:00 - Numri i zarfeve të mbërritura në Shqipëri pritet të arrijë në 200 mijë
Deri në orën 15:30 të ditës së sotme, numri i zarfeve të diasporës të mbërritura në Shqipëri ka arritur në 188,375. Prej datës 14 prill, Komisioni Qendror i......

Nga komanda e përgjithshme, Rama bën thirrje: Votoni, është detyrë qytetare dhe patriotike
Kryeministri Edi Rama u ka bërë edhe një herë thirrje qytetarëve që të votojnë në qendrat e tyre përkatëse. Rama është shprehur se të gjithë personat që kanë......

Zëvendëskryeministrja Balluku voton në Fier: Këto zgjedhje janë për ju, më shumë se për këdo
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka votuar pak minuta më parë në Fier, në qarkun ku është edhe......

Çfarë premtuan partitë në fushatë? - Nga rritja e pagave dhe pensioneve, te ulja e taksave!
Vota e 11 majit do të përcaktojë se cila parti politike do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme, teksa secila prej tyre ka prezantuar programe......

Manja nga Lezha: Vota është respekt për veten dhe atdheun
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka ushtruar të drejtën e votës para pak çastesh. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve për një përfshirje masive nga qyteti i......

Kush janë kandidatët për kryeministër?
Fushata për zgjedhjet e 11 majit ka sjellë një kombinim të figurave të njohura ndër vite, si dhe të aktorëve të rinj që synojnë të ofrojnë alternativa ndaj......