KQZ: Deri në orën 18:00 kanë votuar 40,94% e qytetarëve - Vijon pjesëmarrja më e lartë në Dibër dhe Tiranë
KQZ: Deri në orën 18:00 kanë votuar 40,94% e qytetarëve -Vijon pjesëmarrja më e lartë në Dibër dhe Tiranë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e pjesëmarrjes së votimit brenda vendit. Deri në orën 18:00 pjesëmarrja në votime është 40,94%.
Sipas KQZ-së është raportuar nga 2521 qendra, nga 5225 qendra votimi në total. Deri tani kanë votuar mbi 856776 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara.
Qarku me numrin më të lartë të pjesëmarrjes në votime është Dibra me 48,65%. Pas Dibrës, qarku me numrin më të lartë të pjesëmarrjes në votime është qarku i Tiranës me 46,57%.
Në qarkun e Kukësit deri tani kanë votuar 45,71% e zgjedhësve. Pas Kukësit renditet qarku i Fierit me 40,88%, më pas renditet qarku i Elbasanit me 40,46% të zgjedhësve të cilët kanë marrë pjesë në votime.
Në qarkun e Korçës deri në orën 18:00 kanë votuar 40,17% e votuesve, më pas vjen qarku i Lezhës me 39,66%.
Në qarkun e Beratit kanë votuar deri në orën 18:00, 38,04% e zgjedhësve, më pas renditet qarku i Durrësit me 38,83%.
Tre qarqet me pjesëmarrjen më të ulët të votuesve në zgjedhje janë Gjirokastra me 36,88%, më pas qarku Shkodër me 36,10 si dhe qarku i Vlorës ku pjesëmarrja deri në orën 18:00 ishte 29,47% të zgjedhësve.
KQZ: Deri në orën 14:00 kanë votuar 30.54% e qytetarëve, pjesëmarrja më e lartë në Dibër dhe Tiranë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e pjesëmarrjes së votimit brenda vendit. Deri në orën 14:00 pjesëmarrja në votime është 30.20%.
Sipas KQZ-së është raportuar nga 3350 qendra, nga 5225 Qendra Votimi në total. Deri tani kanë votuar 677 461 zgjedhës në listën e Qendrave të Votimit të raportuara.
Qarku me numrin më të lartë të pjesëmarrjes në votime është Dibra me 34.74%. Pas Dibrës, qarku me numrin më të lartë të pjesëmarrjes në votime është qarku i Tiranës 34.54%.
Në qarkun e Kukësit deri tani kanë votuar 31.80% e zgjedhësve. Pas Kukësit, renditet qarku i Fierit me 31.22%, më pas renditet qarku i Elbasanit me 31. 10% të zgjedhësve të cilët kanë marrë pjesë në votime.
Në qarkun e Lezhës deri në orën 14:00 kanë votuar 30.36% e votuesve, më pas vjen qarku i Korçës, me 29.37%.
Në qarkun e Beratit kanë votuar deri në orën 14:00, 28.90% e zgjedhësve, më pas renditet qarku i Gjirokastrës me 28.34%.
Tre qarqet me pjesëmarrjen më të ulët të votuesve në zgjedhje janë Durrësi me 27.76%, më pas qarku Shkodër me 26.24% si dhe qarku i Vlorës ku pjesëmarrja deri ën orën 14:00 ishte 21.40% të zgjedhësve.
Deri në orën 12:00, pjesëmarrja në votime arrin në 21.95% në rang vendi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat më të fundit lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në orën 12:00. Sipas këtij raportimi, në nivel kombëtar pjesëmarrja ka arritur në 21.95%.
Të dhënat janë mbledhur nga 1,389 qendra votimi, nga gjithsej 5,225 në të gjithë vendin. Deri në këtë orar, nga 930,271 qytetarë të regjistruar në këto qendra, kanë votuar 199,697 persona.
Votimet, pjesëmarrja deri në orën 11:00, 17.22 %
17.22% e qytetarëve shqiptarë kanë votuar deri në orën 11:00 të ditës së dielë.
Raportimi është bërë nga 3048 Qendra Votimi në të gjithë vendin dhe kanë votuar 350.267 qytetarë nga afro 2 milionë zgjedhës në listat e raportuara në këto qendra votimi.
Në zgjedhjet parlamentare të 21 prillit 2021, deri në këtë orë pjesëmarrja regjistrohej në nivelin 20.81%.
Ndërkaq, 13.54 % qind e qytetarëve me të drejte vote u janë drejtuar kutive të votimit deri në orën 10:00 të paradites së dielë.
Të dhënat zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tregojnë se është raportuar nga 1983 Qendra Votimi nga 5225 Qendra në total.
Pra deri në këtë orë kanë votuar 179.346 votues nga rreth 1.3 milionë zgjedhës në listën e Qendrave të Votimit, të raportuara.
Në krahasim me zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare të 25 Prillit 2021, përqindja është në rënie, kjo dhe pse se numri i qendrave që kanë raportuar është më i lartë.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 përqindja e pjesëmarrjes së votuesve deri në orën 10:00 rezultonte në 16.66%
Ndërsa në zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023, pjesëmarrja regjistrohej në 9.14%.
Sondazh

Celibashi raporton për procesin e votimit deri më tani!
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në konferencën e parë për mediat gjatë ditës së zgjedhjeve, informoi mbi ecurinë e procesit......

Doshi pas votimit: Rezultati i PSD-së do të jetë një surprizë, nuk bëj koalicion me Berishën
Disa minuta më parë, kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, ushtroi të drejtën e votës. Lideri socialdemokrat u shpreh se kjo është një datë shumë e......

Pjesëmarrja në zgjedhje, nga 98% në 46%/ Analiza: Çfarë pritet të ndodhë në vitin 2025 dhe cilët janë faktorët që do të ndikojnë?
Shqiptarët kanë shfaqur një rënie të vazhdueshme të interesit për të votuar në zgjedhjet parlamentare gjatë tre dekadave të fundit. Nga entuziazmi i......

Voton Kryeministri Edi Rama: Sot është fjala e popullit!
Kryetari i Partisë Socialiste njëherësh Kryeministri Edi Rama shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama kanë votuar në në shkollën “Ymer Lala” të......

Berisha u bën thirrje qytetarëve: Votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj në këtë vend!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka votuar para pak minutash në qendrën e votimit në shkollën "Kosova". Berisha ishte i shoqëruar nga......

Fier/Kryebashkiaku Armando Subashi voton. Bën thirrje për pjesëmarrje masive dhe proces të qetë!
Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi ka votuar sot së bashku me bashkëshorten e tij duke bërë thirrje gjithashtu për pjesëmarrje masive dhe proces të......

Voton Presidenti Bajram Begaj: Qytetarët të shprehin lirisht vullnetin e tyre!
Presidenti i vendit Bajram Begaj ka ushtruar të drejtën e votës në shkollën 9- vjeçare “ Kongresi i Lushnjës” në Tiranë. Në një deklaratë për mediat Begaj u......

Apeli i KQZ: Kandidatët të mos futen në qendrat e njoftimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit. “Bëjmë me dije se është......