Pjesëmarrja në zgjedhje, nga 98% në 46%/ Analiza: Çfarë pritet të ndodhë në vitin 2025 dhe cilët janë faktorët që do të ndikojnë?
Shqiptarët kanë shfaqur një rënie të vazhdueshme të interesit për të votuar në zgjedhjet parlamentare gjatë tre dekadave të fundit. Nga entuziazmi i jashtëzakonshëm i viteve të para të tranzicionit, me pjesëmarrje që i afrohej 99% në vitin 1991, Shqipëria është zhvendosur drejt një klime politike ku më pak se gjysma e qytetarëve të regjistruar marrin pjesë në zgjedhje. "Scan Intel" ka bërë një analizë të detajuar të pjesëmarrjes ndër vite.
Në zgjedhjet e vitit 1991, pjesëmarrja arriti në 98.92%. Një vit më vonë, në 1992, ajo ra në 91.5%, ndërsa në vitin 1996 qëndroi ende në nivele të larta, me 89.08%. Kriza politike dhe ekonomike e vitit 1997 solli një tronditje të madhe, dhe pjesëmarrja ra ndjeshëm në 72.56%. Që prej asaj kohe, trendi ka qenë i pandalshëm në rënie, ku në 2001 ra në 54.95%, në 2005 në 48%, dhe në fund në 2021 preku një tjetër minimum historik, vetëm 46%.
Kjo rënie e qëndrueshme përkon me polarizimin politik, mungesën e reformave të thella dhe sidomos emigrimin, i cili ka krijuar problematika në identifikimin e shtetasve. Në zgjedhjet e fundit të vitit 2021, u vu re një apati e thellë, veçanërisht te votuesit e rinj dhe ata të zhvendosur jashtë vendit. Edhe pse emigrantët përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë në moshë votimi, pjesëmarrja e tyre në proces është minimale për shkak të pengesave ligjore dhe teknike. Megjithatë, përfshirja e diasporës këtë vit në zgjedhje pritet të ndikojë shumë, duke përfshirë këtu edhe ndikimin që do të ketë në pjesëmarrjen në votime.
Pra, me zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, pyetja që shtrohet është: çfarë pritet të ndodhë këtë herë? A do të thyhet rekordi negativ i pjesëmarrjes, apo do të kemi një rritje të lehtë falë rrethanave të reja politike?
Për të bërë një projeksion sa më të afërt me realitetin, duhet marrë parasysh si trendi historik, ashtu edhe dinamika e re që sjellin zgjedhjet e këtij viti. Nëse ndjekim thjesht vijën rënëse që ka karakterizuar ciklet e fundit zgjedhore, pjesëmarrja në 2025 mund të bjerë deri në rreth 44.2%. Megjithatë, disa faktorë mund të ndikojnë pozitivisht për të ndryshuar këtë tendencë.
Së pari, prania e aktorëve të rinj politikë, si koalicione të reja dhe kandidatë të pavarur që kanë marrë vëmendje në rrjete sociale, mund të zgjojnë interesin e votuesve të zhgënjyer. Së dyti, përpjekjet për të përfshirë më shumë votues të rinj dhe emigrantë, nëse shoqërohen me mekanizma realë lehtësues, mund të sjellin një shtesë të lehtë në pjesëmarrje. Së treti, polarizimi gjithnjë e më i madh mes forcave tradicionale mund të çojë në një mobilizim më të madh të bazave elektorale.
Zgjedhjet e këtij viti nuk do të jenë thjesht një garë për mandate, por një test për besimin qytetar ndaj sistemit politik. Pjesëmarrja është barometri më i ndjeshëm për të matur jo vetëm legjitimitetin e përfaqësuesve, por edhe gjendjen e demokracisë në vend. Të dhënat dhe projeksoni i këtij viti pritet të jenë sinjal i qartë për drejtimin që merr vendi: drejt përfshirjes apo apatisë së thellë politike.
Sondazh

Voton Kryeministri Edi Rama: Sot është fjala e popullit!
Kryetari i Partisë Socialiste njëherësh Kryeministri Edi Rama shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama kanë votuar në në shkollën “Ymer Lala” të......

Berisha u bën thirrje qytetarëve: Votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj në këtë vend!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka votuar para pak minutash në qendrën e votimit në shkollën "Kosova". Berisha ishte i shoqëruar nga......

Fier/Kryebashkiaku Armando Subashi voton. Bën thirrje për pjesëmarrje masive dhe proces të qetë!
Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi ka votuar sot së bashku me bashkëshorten e tij duke bërë thirrje gjithashtu për pjesëmarrje masive dhe proces të......

Voton Presidenti Bajram Begaj: Qytetarët të shprehin lirisht vullnetin e tyre!
Presidenti i vendit Bajram Begaj ka ushtruar të drejtën e votës në shkollën 9- vjeçare “ Kongresi i Lushnjës” në Tiranë. Në një deklaratë për mediat Begaj u......

Apeli i KQZ: Kandidatët të mos futen në qendrat e njoftimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit. “Bëjmë me dije se është......

Si ndahen garuesit sipas qarqeve?
Zgjedhjet Parlamentare të 11 majit, shënojnë një moment të rëndësishëm për demokracinë shqiptare, jo vetëm për shkak të rëndësisë politike që mbartin, por......

Sa kushtojnë zgjedhjet në Shqipëri?
Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Shqipëri, përveç se një proces i rëndësishëm politik, janë të shoqëruara edhe me një kosto të lartë për buxhetin e......

2046 kandidatë për 140 vende - Gara parlamentare në Shqipëri
Zgjedhjet e 11 majit 2025 regjistrojnë një tjetër rekord historik: 2046 kandidatë garojnë për vetëm 140 vende në Kuvendin e Shqipërisë. Një mesatare prej 15......