Sa kushtojnë zgjedhjet në Shqipëri?
Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Shqipëri, përveç se një proces i rëndësishëm politik, janë të shoqëruara edhe me një kosto të lartë për buxhetin e shtetit, e cila në këtë proces zgjedhor është në rritje edhe për shkak se përherë të parë, i jepet mundësia e votës edhe qytetarëve shqiptarë në diasporë.
Qeveria i ka akorduar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, një buxhet total prej afro 3.7 miliardë lekësh apo 38 milionë eurosh për organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të të datës 11 maj 2025.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se pjesa më e madhe e buxhetit është përdorur për identifikimin biometrik të votuesve, që përfshin pajisje elektronike për të gjithë qendrat e votimit (mbi 5,200 të tilla). Materialet e votimit, logjistikën e transportit të materialeve zgjedhore në çdo cep të vendit, duke përfshirë zonat e vështira gjeografike. Trajnimin dhe pagesat për mbi 24,000 punonjës, përfshirë komisionerët, vëzhguesit dhe personelin mbështetës. Fushata sensibilizuese për votuesit, e shtrirë në mediat kombëtare dhe lokale.
Sipas Kodit Zgjedhor, një pjesë e buxhetit, i ka shkuar partive politike për të mbuluar kostot e fushatës elektorale. Fondet shpërndahen në bazë të performancës së mëparshme zgjedhore, duke favorizuar partitë kryesore.
Sasia e fondit nga buxheti i shtetit që u është shpërndarë partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet për Kuvend, të datës 11 maj 2025 është afro 1.3 milionë euro.
Konkretisht, socialistët kanë përfituar 65 milionë Lekë, ndërsa PD 44 milionë Lekë. 9 milionë Lekë kanë shkuar për Partinë e Lirisë, Për Partinë Socialdemokrate janë vënë në dispozicion 3 milionë Lekë, ndërsa 2.6 milionë për Partinë Republikane.
Nga ana tjetër, një kosto e konsiderueshme lidhet me votën e diasporës. Në total buxheti i shpenzuar për t’iu dhënë mundësi emigrantëve që për herë të parë të votojnë këto zgjedhje, llogaritet në rreth 15.9 milionë euro.
Në krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, kostoja totale është rritur me rreth 54%, një fakt që KQZ e lidh me ndryshimet ligjore dhe përmirësimet teknologjike, si dhe votën e emigrantëve. Zgjedhjet e Përgjithshme të 25 Prillit 2021, vlerësohet të kenë pasur një kosto totale prej 17.7 milionë euro.
Por, pse janë më të shtrenjta këto zgjedhje?
Rritja e kostos së mbarëvajtjes së procesit zgjedhor është ndikuar nga disa faktorë kryesorë. Së pari lidhet me zbatimi i teknologjisë për identifikimin biometrik të votuesve, i cili kërkon pajisje të avancuara, mirëmbajtje dhe trajnime për komisionerët.
Printimi dhe shpërndarja e materialeve zgjedhore për mbi 3.5 milionë votues të regjistruar.
Kosto logjistike në rritje, përfshirë transportin, qiranë e ambienteve të qendrave të votimit, dhe shpenzimet për energji dhe siguri.
Si dhe fushata sensibilizuese për pjesëmarrjen e qytetarëve, e shtrirë në gjithë territorin, duke synuar pjesëmarrje më të lartë se në proceset e kaluara.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bashkëpunuar me partnerë ndërkombëtarë për të garantuar standarde të larta sigurie dhe transparence. Janë angazhuar rreth 24 mijë punonjës të përkohshëm në të gjithë vendin, përfshirë anëtarë të komisioneve të qendrave të votimit dhe stafin mbështetës teknik.
Për të siguruar integritetin e procesit, janë instaluar sisteme monitorimi digjital në një numër të zgjedhur qendrash votimi, ndërsa do të ketë vëzhgues ndërkombëtarë nga OSBE/ODIHR dhe organizata të tjera.
Megjithëse shumë ekspertë theksojnë rëndësinë e investimit në demokraci, disa zëra kritikë kanë ngritur shqetësime për rritjen e vazhdueshme të kostove.
Zgjedhjet e 2025-ës priten të jenë një test i rëndësishëm jo vetëm për partitë politike, por edhe për institucionet që garantojnë procesin demokratik. Kostoja financiare është e lartë, por konsiderohet nga KQZ si një “investim i domosdoshëm për të garantuar votë të lirë, të barabartë dhe të sigurt”.
Sondazh

2046 kandidatë për 140 vende - Gara parlamentare në Shqipëri
Zgjedhjet e 11 majit 2025 regjistrojnë një tjetër rekord historik: 2046 kandidatë garojnë për vetëm 140 vende në Kuvendin e Shqipërisë. Një mesatare prej 15......

Voton kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali
Kryetarja e Kuvendit, Elisa spiropali votoi në qendrën e votimit te Parku Olimpik, në Tiranë. Pas votimit, Spiropali u bëri thirrje qytetarëve për të......

Basha voton duke i bërë apel rinisë: Sot keni një të drejtë të çmuar
Kreu i Aleancës Euroatlantike, Lulzim Basha, ka ushtruar sot të drejtën e votës, i shoqëruar nga vajza e tij e madhe, Dafina, e cila këtë vit voton për herë......

Diaspora vendos zgjedhjet? Sa ndikim do të ketë vota e tyre
Zgjedhjet e 11 majit të këtij viti do të zënë një vend të veçantë në historinë e zgjedhjeve të përgjithshme të Shqipërisë. Kjo për arsye se është hera e parë......

Si ndikojnë zgjedhjet në ekonomi?!
Në zgjedhjet e vitit 2025 në Shqipëri, panorama ekonomike paraqitet në dukje e qetë, me një rritje ekonomike dhe inflacion të qëndrueshëm, si dhe investime......

Zgjedhjet 2025/ Sa shtetas shqiptarë votojnë sot?
Një nga momentet më të rëndësishme të kalendarit demokratik, mbeten zgjedhjet, qoftë ato vendore apo parlamentare. Ky është një proces që përfshin miliona......

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, mesazh qytetarëve, subjekteve politike dhe medieve
Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga çelja e procesit të votimit për zgjedhjet e 11 majit, Kryekomisioneri Ilirian Celibashi i është drejtuar me një mesazh......

Ndryshon ligji i koncesioneve dhe PPP-ve - Ministritë, jo më autoritete kontraktore. S’ka pikë bonus për propozimet e pakërkuara
Ministritë e linjës nuk mund të jenë më autoritete kontraktore në një koncesion apo partenritet publik privat. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe......