Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, mesazh qytetarëve, subjekteve politike dhe medieve
Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga çelja e procesit të votimit për zgjedhjet e 11 majit, Kryekomisioneri Ilirian Celibashi i është drejtuar me një mesazh qytetarëve, komisionerëve, subjekteve politike dhe medieve.
"Të nderuar zgjedhës
Nesër, më 11 Maj, ju do të ushtroni të drejtën tuaj për të votuar, një nga të drejtat më themelore të demokracisë dhe një mundësi për të përcaktuar të ardhmen e vendit tonë.
Vota juaj është e rëndësishme, dhe çdo votë është një zë që duhet dëgjuar. Ju inkurajoj të merrni pjesë me besim dhe përgjegjësi në këtë proces vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë.
Këto zgjedhje kanë një rëndësi të veçantë, sepse për herë të parë në historinë tonë, vota e diasporës është bërë pjesë e këtij procesi. Rreth 93% e zgjedhësve nga diaspora kanë marrë fletën e votimit, dhe 81% e tyre e kanë plotësuar dhe kthyer në KQZ, duke përfaqësuar 74% të të gjithë votuesve nga diaspora.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes dhe forcimit të lidhjeve me shqiptarët kudo në botë, duke garantuar që zëri i çdo qytetari shqiptar, brenda dhe jashtë kufijve, të dëgjohet dhe të respektohet.
Për komisionerët
Ju falenderoj për angazhimin tuaj në administrimin e këtij procesi të rëndësishëm. Roli juaj është thelbësor për garantimin e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe transparente.
Ju ftoj të veproni me paanshmëri, përkushtim dhe profesionalizëm, duke respektuar të drejtat e çdo votuesi dhe duke siguruar që çdo votë të numërohet drejt dhe me integritet.
Mos harroni se përgjegjësia juaj nuk është vetëm etike, por edhe ligjore. Çdo shkelje e detyrave dhe çdo ndërhyrje në vullnetin e zgjedhësve është e ndëshkueshme sipas ligjit dhe do të trajtohet me seriozitet të plotë.
Ky proces do të monitorohet nga një numër i madh vëzhguesish, për të garantuar që çdo veprim të jetë në përputhje me standardet më të larta të demokracisë dhe transparencës:
2,412 vëzhgues vendas nga 45 organizata vendase
925 vëzhgues të huaj nga 30 organizata dhe institucione ndërkombëtare
2,120 vëzhgues afatgjatë dhe 1,217 vëzhgues afatshkurtër
54 media vendase dhe të huaja, do të jenë në terren për të ndjekur dhe raportuar mbi ecurinë e procesit zgjedhor.
Për 11 subjektet që garojnë
Subjektet politike, dhe sidomos subjektet politike të përfaqësuara me komisionerët e tyre, luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e një klime të qetë në qendrat e votimit. Kujtoj se komisionerët, pavarësisht se janë të propozuar nga partitë politike, janë në shërbim të procesit zgjedhor dhe të qytetarëve.
Krijimi i një mjedisi të qetë dhe bashkëpunues në qendrat e votimit është detyrim dhe përgjegjësi e përbashkët për të gjithë ne.
I ftoj drejtuesit politik që nga sot e deri në përfundim të procesit të numërimit, të përcjellin për votuesit, për komisionerët dhe këdo tjetër të lidhur me procesin zgjedhor, mesazhe të respektimit të ligjit dhe të autoritetit të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve dhe garantimin e integritetit të tyre.
Tani fushata ka përfunduar dhe të gjithëve na duhet të presim me qetësi të shohim verdiktin e votuesve.
Për median dhe gazetarët
Ju që do të raportoni në kohë reale nga terreni, keni një rol kyç në informimin e publikut dhe transparencën e procesit. Ju falenderoj për përkushtimin tuaj dhe ju ftoj të raportoni me saktësi, paanshmëri dhe profesionalizëm, duke respektuar të drejtën e qytetarëve për të marrë informacion të besueshëm dhe të verifikuar.
Në këtë ditë të rëndësishme, fjala juaj është një pjesë thelbësore e procesit demokratik.
Dita e zgjedhjeve është dita e qytetarëve, një ditë ku zëri i çdo qytetari duhet të dëgjohet qartë dhe pa pengesa.
Ju falenderoj për bashkëpunimin dhe uroj të gjithëve një proces zgjedhor të suksesshëm.
KSHZ Ilirjan Celibashi", shkruhet në mesazhin e ndarë në rrjetet sociale.
Sondazh

Ndryshon ligji i koncesioneve dhe PPP-ve - Ministritë, jo më autoritete kontraktore. S’ka pikë bonus për propozimet e pakërkuara
Ministritë e linjës nuk mund të jenë më autoritete kontraktore në një koncesion apo partenritet publik privat. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe......

Trump, i gatshëm për të taksuar të pasurit - Por, paralajmëron për pasojat politike të këtij vendimi
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se ishte "dakord" me rritjen e taksave për amerikanët më të pasur, ndërsa partia e tij po shqyrton......

Sa kushton kapuçinoja në Ballkan? - Numbeo e rendit Shqipërinë ndër vendet më të lira në Ballkan dhe botë
Sipas të dhënave ndërkombëtare të platformës Numbeo për vitin 2025, Shqipëria dhe Kosova renditen ndër vendet me çmimet më të ulëta të kapuçinos në botë. Në......

Maqedonia e Veriut, ligj për forcimin e sistemit bankar
“Ligji i Zgjidhjes së Problemeve të Bankave”, kjo është nisma më e fundit ligjore që është ndarmarrë në Maqdoninë e Veriut, me të cilin synohet rritja e......

Bitcoin, në nivelet më të larta që nga janari - Kriptomonedha kalon 100,000 dollarë, mes pritshmërive për uljen e tarifave
Bitcoin ka arritur vlerën e më shumë se 100 mijë dollarëve, për herë të parë pas tre muajsh. Siç raporton Bloomberg, kjo rritje u nxit nga pritshmëritë për......

“Giro D’Italia”, kerkese per shtyrje votimesh në Vlorë PS, kërkesë KQZ-së: Nuk aksesohen 55 qendra votimi
Partia Socialiste i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një kërkesë për shtyrje të orarit të mbylljes së disa qendrave të votimit në Qarkun e......

“Armëpushimi në Ukrainë, brenda disa ditësh” - Kancelari gjerman Merz deklaron se vendimi final i takon Moskës
Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, deklaroi se një marrëveshje për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë është pranë dhe mund të ndodhë brenda pak......

Konflikti Indi-Pakistan, G7 bën thirrje për dialog - SHBA fillon “bisedimet konstruktive” me palët
Grupi i shtatë ekonomive kryesore (G7) kërkoi që India dhe Pakistani të angazhohen në dialog të drejtpërdrejtë, ndërsa armiqësitë rriten midis fqinjëve të......