Diaspora vendos zgjedhjet? Sa ndikim do të ketë vota e tyre
Zgjedhjet e 11 majit të këtij viti do të zënë një vend të veçantë në historinë e zgjedhjeve të përgjithshme të Shqipërisë. Kjo për arsye se është hera e parë që diaspora shqiptare do të ketë të njëjtin zë si shqiptarët brenda vendit, për të vendosur se kush do ta drejtojë Shqipërinë në 4 vitet e ardhshme.
Çështja nëse duhet të votojë diaspora apo jo, ka qenë prej vitesh në tryezat e diskutimit. Megjithatë, vetëm këtë vit, ata do të kenë për herë të parë të drejtën e votës njëlloj si bashkëatdhetarët e tyre në Shqipëri. Por si nisi procesi i votimit për diasporën shqiptare?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i bëri thirrje të gjithë emigrantëve që të regjistroheshin në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) nga data 11 janar deri në datën 4 mars, me qëllim që të futeshin në listën e zgjedhësve nga jashtë dhe të çrregjistroheshin nga lista e zgjedhësve brenda vendit. Pas disa kërkesave dhe debateve midis partive politike dhe KQZ, afati i regjistrimit do të shtyhej deri në 9 mars për të gjithë ata emigrantë që kishin hapur një llogari në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) dhe kërkesa për të votuar i ishte refuzuar nga sistemi për mungesë dokumentacioni, apo për arsye të tjera.
Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjithsej, 245,935 emigrantë u regjistruan për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Shpërndarja e fletëve të votimit nisi më 14 prill, fillimisht për votuesit e qarkut të Dibrës dhe Beratit që jetojnë jashtë vendit dhe më pas për votuesit e qarqeve të tjera, ndërsa në 17 prill do të mbërrinin në Shqipëri 735 zarfet e para, pasi ishte kusht që votuesi duhet ta dorëzojë brenda 3 ditëve nga marrja e tij, me qëllim që të mbërrijë në Shqipëri.
Të gjitha zarfet janë shpërndarë përmes postës së paguar nga KQZ dhe përfshinte zarfin e postës për kthimin, një udhëzim, si dhe një zarf A që përmbante brenda një zarf B me fletën e votimit.
Shumica e zarfeve me votën e diasporës kanë mbërritur në Shqipëri. Ndërkohë, çdo zarf që do të mbërrijë në territorin e vendit tonë pas orës 19:00, do të konsiderohet i pavlefshëm. Zarfet janë sjellë në Pallatin e Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik, ku do të bëhet edhe numërimi i votave. Pavarësisht se votimi për diasporën ka nisur që përpara datës 11 maj, numërimi i votave të tyre do të bëhet bashkë me votat e dhëna brenda Shqipërisë, pas orës 19:00 në 11 maj.
Por sa zgjedhës janë miratuar sipas qarqeve dhe shteteve?
Duke qenë se shumica e shqiptarëve janë emigrantë në Itali dhe Greqi, edhe shumica e atyre që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit rezultojnë nga Italia dhe Greqia. Konkretisht, rreth 37.1% ose mbi 91 mijë e votuesve të regjistruar janë nga Italia, 27.8% ose mbi 68 mijë regjistrime janë shënuar në Greqi, 10.4% ose mbi 25 mijë në Gjermani, 8.4% ose mbi 28 mijë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 7% ose mbi 17 mijë nga Mbretëria e Bashkuar dhe të tjera.
Ajo që bie në sy nga të dhënat e disponuara prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është se nuk mungojnë as ata emigrantë që janë regjistruar nga vende shumë të largëta. Kështu për shembull, 1 shqiptar që jeton në Madagaskar rezulton të jetë regjistruar për të votuar në këto zgjedhje, gjithashtu 1 shqiptar nga Afganistani, Venezuela, Barbados, Koreja e Jugut, 3 nga Guadalupe, Panama, Kili dhe vende të tjera.
Nga ana tjetër, për sa i përket qarqeve në Shqipëri ku kanë qenë të regjistruar emigrantët, rezulton që emigrantët nga Tirana janë më të shumtë në numër për të votuar, ndërsa qarqe më të vogla si ai i Kukësit, rezultojnë me më pak emigrantë që kanë shfaqur interes për të qenë pjesë e këtyre zgjedhjeve. Konkretisht, rreth 21.3% ose mbi 52 mijë e zgjedhësve të miratuar të diasporës janë nga Tirana, 13.2% ose mbi 32 mijë janë nga Fieri, ndërkohë Elbasani dhe Durrësi kanë 10.2% ose mbi 25 mijë. Dibra, Gjirokastra dhe Kukësi kanë numrin më të vogël të diasporës që do të marrë pjesë në zgjedhje, me përkatësisht 9.6 mijë, 8.4 mijë dhe 3.9 mijë.
Sipas përllogaritjeve të realizuara më herët nga Televizioni SCAN, diaspora me të drejtë vote është rreth 1.5 milionë. Nga regjistrimet mund të themi që nga 1.5 milionë emigrantë me të drejtë vote, pjesëmarrja e diasporës arrin në 18%, pak a shumë njëlloj si në vendet e tjera ku është konsoliduar vota e diasporës.
Sa ndikim do të ketë vota e diasporës në përcaktimin e pragut të votave që do të duhet për të nxjerrë një mandat deputeti? Në Dibër, Korçë dhe Kukës, është më e vështirë për të nxjerrë një mandat deputeti. Pragu për këto qarqe shkon nga 14,200 – 14,700 vota, ndërsa qarqet më të lehta janë Shkodra, Lezha dhe Vlora.
Për sa i përket qarkut Tiranë, pa diasporën, numri minimal i votave që do të duhen për të nxjerrë një mandat deputeti është 12,596. Me diasporën, vështirësohet gara, pasi rritet pragu i votave që do i duhen partive politike për të marrë një mandat deputeti. Në Tiranë, tashmë do të duhen 14,013 vota për të fituar një mandat, nga 12,596 që ishte pa diasporën.
Sondazh

Si ndikojnë zgjedhjet në ekonomi?!
Në zgjedhjet e vitit 2025 në Shqipëri, panorama ekonomike paraqitet në dukje e qetë, me një rritje ekonomike dhe inflacion të qëndrueshëm, si dhe investime......

Zgjedhjet 2025/ Sa shtetas shqiptarë votojnë sot?
Një nga momentet më të rëndësishme të kalendarit demokratik, mbeten zgjedhjet, qoftë ato vendore apo parlamentare. Ky është një proces që përfshin miliona......

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, mesazh qytetarëve, subjekteve politike dhe medieve
Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga çelja e procesit të votimit për zgjedhjet e 11 majit, Kryekomisioneri Ilirian Celibashi i është drejtuar me një mesazh......

Ndryshon ligji i koncesioneve dhe PPP-ve - Ministritë, jo më autoritete kontraktore. S’ka pikë bonus për propozimet e pakërkuara
Ministritë e linjës nuk mund të jenë më autoritete kontraktore në një koncesion apo partenritet publik privat. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe......

Trump, i gatshëm për të taksuar të pasurit - Por, paralajmëron për pasojat politike të këtij vendimi
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se ishte "dakord" me rritjen e taksave për amerikanët më të pasur, ndërsa partia e tij po shqyrton......

Sa kushton kapuçinoja në Ballkan? - Numbeo e rendit Shqipërinë ndër vendet më të lira në Ballkan dhe botë
Sipas të dhënave ndërkombëtare të platformës Numbeo për vitin 2025, Shqipëria dhe Kosova renditen ndër vendet me çmimet më të ulëta të kapuçinos në botë. Në......

Maqedonia e Veriut, ligj për forcimin e sistemit bankar
“Ligji i Zgjidhjes së Problemeve të Bankave”, kjo është nisma më e fundit ligjore që është ndarmarrë në Maqdoninë e Veriut, me të cilin synohet rritja e......

Bitcoin, në nivelet më të larta që nga janari - Kriptomonedha kalon 100,000 dollarë, mes pritshmërive për uljen e tarifave
Bitcoin ka arritur vlerën e më shumë se 100 mijë dollarëve, për herë të parë pas tre muajsh. Siç raporton Bloomberg, kjo rritje u nxit nga pritshmëritë për......