Shqipëria Postuar më 11 Maj 2025, 10:10

Apeli i KQZ: Kandidatët të mos futen në qendrat e njoftimit

Nga SCAN TV

Apeli i KQZ: Kandidatët të mos futen në qendrat e njoftimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit. “Bëjmë me dije se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit.

Kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor. Ata dhe përfaqësuesit e tjerë politik, duhet të jenë të parët që duhet të kontribuojnë për integritetin e procesit zgjedhor” shkruhet në njoftimin e KQZ.

Ndërkohë, përfaqësues të mazhorancës kanë denoncuar në Fier futjen e kandidateëve të PD në qendrat e votimit. Sipas njoftimit, kandidati Luan Baçi është fotografuar pranë shkollës “Petro Sota” në Fier, ku janë vendosur qendrat e votimit numër 3024 dhe 3028, ndërkohë vetë Baçi voton tek qendra e votimit me numër 3033.

Po kështu edhe kandidatja Zana Numani ka qenë në mjediset e qendrës së votimit pranë shkollës “Andon Xoxa”, në lagjen “29 Nëntori”.  Në bashkinë e Lushnjes, kandidati Eduard Sharka është fotografuar në disa qendra votimi. Apeli i KQZ: Kandidatët të mos futen në qendrat e njoftimit Apeli i KQZ: Kandidatët të mos futen në qendrat e njoftimitApeli i KQZ: Kandidatët të mos futen në qendrat e njoftimit Apeli i KQZ: Kandidatët të mos futen në qendrat e njoftimit

Sondazh

Poll
Shqipëria 11 Maj Diamila Leka

Si ndahen garuesit sipas qarqeve?

Zgjedhjet Parlamentare të 11 majit, shënojnë një moment të rëndësishëm për demokracinë shqiptare, jo vetëm për shkak të rëndësisë politike që mbartin, por......

Shqipëria 11 Maj Elisabeta Dosku

Sa kushtojnë zgjedhjet në Shqipëri?

Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Shqipëri, përveç se një proces i rëndësishëm politik, janë të shoqëruara edhe me një kosto të lartë për buxhetin e......

Shqipëria 11 Maj Scan TV

Voton kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit, Elisa spiropali votoi në qendrën e votimit te Parku Olimpik, në Tiranë. Pas votimit, Spiropali u bëri thirrje qytetarëve për të......

Shqipëria 11 Maj Ledina Elezi

Si ndikojnë zgjedhjet në ekonomi?!

Në zgjedhjet e vitit 2025 në Shqipëri, panorama ekonomike paraqitet në dukje e qetë, me një rritje ekonomike dhe inflacion të qëndrueshëm, si dhe investime......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat