Shqipëria Postuar më 11 Maj 2025, 11:48

Celibashi: Deri tani 185.679 zarfe nga diaspora, pritet të arrijnë 200 mijë

Nga SCAN TV

Celibashi: Deri tani 185.679 zarfe nga diaspora, pritet të arrijnë 200

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka treguar disa të dhëna në lidhje me procesin e votimit nga diaspora.

Ai njoftoi në një deklaratë për media se deri tani janë dorëzuar 185.679 zarfe në KQZ, por numri pritet të shkojë në 200 mijë.
Gjithashtu, 2.500 zarfe janë konsideruar të parregullta dhe do të duhet të shqyrtohen.

“185.679 zarfe të mbërritura në KQZ – në fakt, ky numër është pak më i madh.
2.500 zarfe janë administruar në kutinë e posaçme; kur kanë mbërritur në KQZ janë konsideruar si të parregullta nga pikëpamja formale, por do t’i nënshtrohen vlerësimit nga komisionet.
Sot është dita e fundit e dërgesave të zarfeve. Jemi dakorduar me DHL që mbërritja të mos jetë më vonë se ora 17:00, që të gjitha të marrin vulën e hyrjes para orës 19:00.
Parashikoj se numri i zarfeve nga diaspora do të shkojë në 200 mijë,” u shpreh Celibashi.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat