Fuqizohet ushtria, më shumë buxhet për pensionet - Cilat ministri marrin më shumë fonde, si mbështeten prioritetet?
Qeveria ka miratuar dokumentin e buxhetit afatmesëm deri në vitin 2028 duke përcaktuar dhe fushat prioritare përmes financimeve të dhëna. Referuar dokumentit, pjesa më e madhe e buxhetit do të shkojë për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale, infrastrukturën dhe energjinë, pensionet dhe programet e punësimit si dhe fuqizimin e ushtrisë.
Konkretisht ministria më e “paguar” është ajo e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku pjesa me e madhe e fondeve shkon për përmirësimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor dytësor dhe parësor si dhe mbulimin e pagave të bluzave të bardha. Buxheti i kësaj ministrie nga 807 milionë euro i programuar për vitin 2025, kapërcen në 820 milionë euro në 2028, me një rritje prej 13 milionë euro.
Pas shëndetësisë, renditet Ministria e Infrastrukturë dhe Energjisë sa i takon buxhetit të akorduar, i cili në vitin 2025 është në nivelin 740 milionë euro, duke u parashikuar në rritje në vitin 2026-2027, por me rënie deri në 2028, me afro 21 milionë euro. Pjesën më të madhe të buxhetit në këtë ministri e marrin investimet në infrastrukturën rrugore.
Vëmendje në buxhet i është kushtuar edhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e cila në 2025-ën ka një buxhet prej 560 milionë eurosh dhe në 2028 kapërcen në 693 milionë euro, me një rritje rekord prej 133 milionë eurosh. Kjo është ndër Ministritë më të mëdha, e cila ka nën varësi pensionet, tregun e punës, bizneset , arsimin profesional, strehimin, inovacionin, trashëgiminë kulturore si dhe artin e kulturën. Pjesën më të madhe të shpenzimeve buxhetore të kësaj ministrie e zënë shpenzimet për pensionet, të cilat kapërcejnë nga 408 milionë euro në 2025 në 549 milionë euro në 2028, me një rritje prej 141 milionë euro.
Po ashtu një rritje të konsiderueshme të buxhetit do të ketë edhe Ministria e Mbrojtjes, e cila nga 483 milionë euro të programuara në 2025, kapërcen në 565 milionë euro në 2028 me një rritje prej 80 milionë eurosh. Vëmendje në shpenzimet për mbrojtjen i kushtohet forcave të luftimit, i cili arrin në 330 milionë euro në 2028, duke përmbushur detyrimet e Shqipërisë ndaj NATO-s për një buxhet mbi nivelin 2 % të PBB-së për ushtrinë.

Situata e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit - MM: Tri vatra aktive nga 18 të raportuara!
Ministria e Mbrojtjes në lidhje me situatën nga zjarret në vend informoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat 3 janë......

Ndërtimet pa leje në Theth/ Policia e Shtetit: Shkarkohen nga detyra të gjithë drejtuesit e Policisë së Shkodrës!
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda njoftoi sot se nisur nga situata e ndërtimeve pa leje në qendër të Thethit janë shkarkuar nga......

Norma e huave me probleme, pranë nivelit 4.12%/ Cilësia e portofolit të kredisë mbetet e mirë pavarësisht rritjes së lehtë
Norma e kredive me probleme mbetet pranë niveleve më të ulëta historike, pavarësisht një luhatjeje të lehtë gjatë muajve të fundit. Sipas të dhënave të......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor? – Dobësohen Paundi e Dollari!
Dollari amerikan nuk e nisur ditën pozitivisht pasi është blerë mëngjesin e sotëm në raport me një ditë më parë me 82.9 lekë dhe është shitur me 83.8 lekë......

Plani i qeverisë: Punësim gjithëpërfshirës e trajnim cilësor - Vendet e reja të punës, mbi 10 mijë punonjës shtesë në vit
Në prioritetet e buxhetit afatmesëm 2026- 2028, punësimi dhe formimi profesional mbeten në fokus. Sipas dokumentit të publikuar në Fletoren Zyrtare, në......

Subvencionet në bujqësi/ Denaj: Bletarët e bashkuar përfitojnë 100% mbështetje financiare!
Përmes skemës së subvencionimit qeveria adreson mbështetje të veçantë për zhvillimin e sektorit të bletarisë. Në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi......

Greqia pezullon kërkesat për azil nga Afrika - Qeveria synon të kufizojë hyrjen e emigrantëve në territorin grek
Greqia do të pezullojë përkohësisht kërkesat për azil të emigrantëve nga Afrika e Veriut. Masa synon të menaxhojë fluksin e të huajve para se të hyjnë në......

Trump vendos tarifa 50% për importet e bakrit - SHBA shpall masa “ndëshkuese” ndaj mallrave braziliane
Presidenti Donald Trump njoftoi vendosjen e një tarife 50% për importet e bakrit në SHBA. Gjithashtu, ai ndërmori masa kundër Brazilit, duke vendosur taksa......